Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi shkarkimin e gjyqtares së Apelit për Krime të Rënda, Dhurata Haveri, pas problemeve të konstatuara me pasurinë. Vendimi u shpall të premten nga trupa gjyqësore e drejtuar nga Olsi Komici, me relatore Suela Zhegu dhe anëtare Xhensila Pinen.
Gjyqtarja e Apelit të Krimeve të Rënda, Dhurata Haveri u hetua vetëm për kriterin e pasurisë dhe u përball dy herë me KPK-në, pas vendimit të trupës gjyqësore për riçeljen e hetimeve. Por dokumentet e mbledhura nga një sërë institucionesh nuk e ndryshuan pozitën e saj.
Sipas BIRN që ndjek nga afër seancat e Vettingut, “Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi mungesë dokumentacioni për të justifikuar një hua prej 5 milionë lekësh të deklaruar nga Haveri. Gjithashtu, KPK konstatoi mospërputhje të deklarimeve si dhe mungesën e shlyerjes së një kredie. Në përfundim të hetimit administrative, Komisioni konstatoi se nga viti 1991 deri në vitin 2016, Haveri dhe familja e saj kishin mungesë të burimeve të ligjshme në vlerën 8.8 milionë lekë”.
Përmes avokates së saj, Romina Zano, gjyqtarja Haveri e kundështoi hetimin e KPK-së dhe deklaroi se mungonte metodologjia. Ajo pretendoi se trupa gjyqësore nuk kishte kyer një hetim të plotë dhe nuk mori parasysh të gjitha provat e paraqitura prej saj.
Pas seancës, në redaksinë e Dita, në emailin e kryeredaktorit, ka ardhur një reagim nga bashkëshorti i gjykatëses Haveri.
Botohet më poshtë i plotë:

Reagim
Pershendetje, sot në seancën e vetingut u njoftua shkarkimi i sime shoqeje Dhurata Haveri, gjykatëse e Apelit për Krimet e Rënda.
Po ju dergoj nje reagim te cilin shpresoj se mund te botohet ne gazeten tuaj Dita.
Jo per shkak se është ime shoqe, por sepse, në dijeni, sot dhe në vazhdim, gjykatat shqiptare ranë edhe më poshtë në standartet profesionale.
Gjykatesia Haveri perbente një set kriteresh qe çdo i ri apo e re do të kishte me kë të krahasohej. Por më e rendesishmja gjykatat humbën një nga njerëzit më humanë. E di që ky humanizëm në klimën e mbushur me ndëshkim duket si i sferave jashtëtokesore.
Mënjanimi i gjykatëses Haveri eshte tregues i standartit të ulët e mjeran të modelit të spekulantit që po harbon në shembjen e institucioneve shqiptare. Ishte kandidatura që i la pa gjumë, pa tru, e mend – mjeranët. Ishte e vetmja kandidature për në Gjykatën e Lartë me kritere qe nuk i arrinte asnjë në gjyqësorin shqiptar.
Kjo kandidaturë vuri në levizje të gjitha sistemet e shëmtuara të para dhe pas reformes së spekulantit. Nuk ia dolen. Guri i fundit ishte pacavurja, furrik i mediokritetit dhe ligesive – vettingu.
Nuk u hoq nga vettingu, mori faturen e sistemit më të ndyrë e mjeran qe ka parë historia e së drejtës në këtë tokë.
Pa e zgjatur, kushdo le t’i bashkohet vettingut në çfarë di dhe si më njeh. Sepse unë kam për të shtuar urimin për atë pjese të politikes që pavaresisht kujt force i perkasin, dine të përdorin zarat; i kanë edhe afer nesh, i uroj që nuk ndryshojnë, sepse kjo nuk i maskon.
Kam urimin për cilindo që akoma ka besim tek modelet e ambasadës e të ambasadave, ndaj të cilave kam për të qenë sikur kam qenë – KUNDER, por për ata që besojnë u uroj, u daltë më e mira, që mendojnë ata..!
Me respekt,
Arben Haveri

Hajduti burre mbron gruan hajdute ska me mire vetem se tani kjo hajdute do japin llogari o burre kurve per pasurit qe keni vendosur me gjakun e fukatenjeve qe i sillni verdall nga babezia per te vjedhur dhe e dyta shkalla e dobet e kualifikimit qe u erresoi syte, ik tani se e paske celbur
O lisi po avash o njeri avash
Direkt e fjalen e fundit
E para, perpara se te jene hajdute dhe kurva gjykatesit jane hajdute dhe kurva POLITIKANET, DEPUTETE,MINISTRA, KRYEMINISTRA, PRESIDENTE
Po te ishin keta te fundit te ndershem, asnje gjykates, biznemen, drejtor, etj etj nuk do ishte i tille.
Te pakten ne keto permasa epidemike jo.
Per mua zoti Haveri duhet respektuar kur komentojme se eshte duke shkruar per gruan e tij dhe po shkruan me emer e mbiemer duke e bere publike si identitetin ashtu dhe lidhjen me personin, jo hidh gurin e fshih doren sic bejne shume te tjere, perfshire dhe neve ketu ne forume
Keto gjyqtare nje dite me shpresen e zotit,USA dhe Gjermanise,duhet te japin llogari dhe tu sekuestrohet cdo prone dhe llogari bankare deri tek kusheriri i trete.
Me cekicin tuaj dhe veladonin e zi mbi supe keni marre ne qefe njerez dhe familje.
Prej ketij cekici mijra nena jane me te zeza.
Mos i gezofshi (dhe natyrisht s do ti gezoni) ato para
BURGU JU PRET!!!
Zoti Haveri!
Nuk ju njoh dhe nuk e di cfare arsimimi keni,por nga sa lexova letren tuaj do benit me mire te mos e kishit bere ate!
Ne se bsshkeshortja juaj do t’i kete ato cilesi,qe ju theksoni,atehere ju e keni FYER ate!
Ju jeni treguar i pa afte ta mbroni ate,njelloj sikur do bente edhe nje bashkeshort brigadier kooperative!
Ju nuk e mbroni bashkeshorten lidhur me pasurine,per te cilen u shkarkua,por per vlerat e tjera ,qe nuk. ia vuri njeri ne diskutim!
Fakti,qe ju nuk e mbrojtet ate,pikerisht per te justifikuar pasurine ,verteton se nuk keni argumente apo fakte te tjera ndryshe nga ato te KPK.
Pra ju ia keni vulosur fatin e saj si familjar!
Gjithashtu gjykoj se kjo treshe gjyqtaresh ka patur raste te tjera ,qe ka perdorur 2 standarte ne gjykimin e tyre,ndaj nuk besoj tek drejtesia e tyre!
Zoti Haveri
Me vjen keq per ju jo vetem per shkak te humbjes se pozicionit te gruas tuaj,
por ne rradhe te pare per faktin se nje grua e angazhuar ne nje institucion te kesaj natyre, me kete pregatitje qe thoni ju, patjeter ka edhe emancipimin e nevojshem dhe pergatitjen kulturore qe te mos ju lejonte ju te benit kete dalje publike. Me kete dalje ju tregoni se keni akoma pikpamje maskiliste dhe se bashkeshortja juaj, megjithe formimin e pretenduar nuk e ka aftesine te mbroje veten sepse eshte grua, dhe se mbrojtjen ja ben me mire nje burre, qe ne kete rast eshte burri i saj.
e dyta nuk eshte fatalitet dhe humbje e madhe per nje njeri te afte ne permasat e formimit te pretenduar. Me qindra profesioniste, nga me te miret qe ka Shqiperia, ne moshe fare te re, u hoqen nga Saleh Pleh Berisha me ligjin e 24/1. Me vone kjo praktike u riciklua nga te gjitha forcat politike ne pushtet. Sot kur Rilindja eshte ne pushtet, zyrat e institucioneve jane te mbushura me velina dhe kriminele ne rezerve. Te aftit e perzene me force nga administrata, drejtimi, dhe margjinalizimi e kane gjetur veten ne nje menyre apo ne nje tjeter.
E vetmja gje qe duhet tju beje ju merak sipas mendimit tim dhe qe sduhet tju zere gjumi naten, eshte risjellja ne kujtese e vendimeve qe keni marre. Nese ato vendime kane qene te drejta dhe nese ato vendime nuk ja kane shtuar me shume hallet fukarenjve dhe hallexhinjve qe kane trokitur ne drejtesine tuaj, flini te qete, por nese ju keni rene ne qafe njerezve me vendime te padrejta, atehere padrejtesia ju shoqerofte edhe ju gjithe jeten tuaj.
Vendimi i drejte ska nevoje te blihet me para.
Falenderoj
Stafin e gazetes Dita
Ne vecanti Z Thano
..kushdo le t’i bashkohet vettingut në çfarë di dhe si më njeh…
Sepse unë kam për të shtuar urimin për atë pjese të politikes që pavaresisht kujt force i perkasin, dine të përdorin zarat; i kanë edhe afer nesh, i uroj që nuk ndryshojnë, sepse kjo nuk i maskon.
– A ka mundesi qe te shprehen qarte ne shqip funksionaret e shtetit.
A mund ti besosh interpretimin e drejte te ligjit kesaj klase “intelektualesh” qe shprehet kaq konfuze dhe e paafte ne formimin e nje fjalie? Cdo lloj formimi profesional qe kane eshte i deformuar.
“..atë pjese të politikes që pavaresisht kujt force i perkasin,..”, mbahet numri njejes ne fjali o Havar.
Perdorimi i sakte do ishte “perket”.
Kaq e veshtire eshte ta kuptoj e ta perceptoj menderisht zoti Haveri?
Sa per Vettingun ka te drejte, e dime qe eshte nje farse e shemtuar per ti dhene legjitimitet ketij sistemi te ndyre ne te cilin rrojme.
Kush shpreson eshte qorr, eshte i verber. Shteti eshte perfund, jo funksional dhe ne dore te bandave mafioze.
Aq me keq drejtesia, qe duket qarte cfare cerdheje krimi eshte.
Eshte e kote te mbash keta maskarenj si gjyqtare e prokurore. Krimi i korrupsionit eshte mbrujtur ne DNAne e cdo funksionari ne Shqiperi. Nuk mund te kerkosh dhe te gjesh ndonje te mire e te lare, sidomos kur perzgjedhjen e bejne te njejtet specie te perlyera, qe jane mbrujtur qe ne fillim ne kete brum te helmuar.
Juristet e paafte vetingash kukulla te Rames, kane shnderruar kriteret ligjore duke shkarkuar jo per 2 fish pasuri mbi te ardhurat, por sepse nuk justifikijne 5 ml leke.
Me keto standarte, Rama, Basha, Meta kryemadhi, mediu, gjiknuri, e qidra te tjere, duhet te perjashtohen perjete nga e drejta per te patur funksione publike,
Problemi ketu del jashte familjes Haveri
Familja shkodrane Haveri eshte si cdo familje shqiptare ne keto 30 vjet ne te gjithe kemi bere perpjekje maksimale si shqiptare te arrijme ato standarte jetese qe synojme.
Haverët për mua si t gjithe ka perfoljen e vet, Arbeni qe ka shkrar kete leter ne Dita dikur akuzohej se e mori licensen e noterit nga korruptimi i se shoqes, por nga ana tjeter, kane nje djale te talentuar, furbollist shpresedhenes per vendin qe e ka testuar edhe klubi i Xhenovas.
Pra secili nga ne, ne kushtet e nje sistemi “o mete per vete” ka bere ate qe ka mundur, sigurisht duke ruajtur diaa kufij etik ose moral, nje kufi qe disa e kane kaluar ndoshta, por jo te gjithe.
Sepse shteti nuk ka ndihmuar, shqiptaret jane sfilitur secili individualisht jashte ose brenda vendit.
Politikanet sot jane me te pasurit nga te gjithe, ata jane koka e gjarprit.
Te merresh sot me gjykates e prokurore eshte Ok sepse ka korrupsion, por a eshte kjo menyra e duhur?
Aq me teper qe hajdutet me te medhenj jane ata ne Parlament qe ben ligjin e Vetingut?
Per mua ilaçi po behet me i rrezikshem se vete semundja.
Vendi eshte pa institucione, i gjithe sistemi eshte knock down edhe ata qe jane ne pune nuk punojne me.
Do zgjasi shume kjo, mos mendoni se eshte kaq e thjeshte.
Perfubdimisht cdo Haver ka t drejte te protestoje nese shohim se ujqerit si Gjin Gjoni i salinjve i kane ikur Vetingut me leje barre ndersa t tjere si ai prokurori i edvinve qe mbylli dosjen e pergjimeve te Dibres (nje nga kushtet gjermane) kalon vetingun me sukses dhe do behet edhe pjese e Spak.
Shikoni si sillet Arta Marku me skandalet e qeverise qe nuk kane te sosur sado hidhur te na vij ne te majteve.
Nje Llall me fustan.
Nese keshtu do jete drejtesia e re, nuk jemi kerrkund vazhdojme ecim ne te njejten rruge rrenimi.
Jam shume dakort me ty, por megjithate nuk me vjen keq as per rasatin e Haverit, sepse nese ndyhen moralisht nuk mund te bejne drejtesi me njerezit.
Nga ana tjeter duhet qe populli vete ti japi zgjidhje ngercit qe Ramuti e ka krijiuar me shume dinakeri duke vene Arta Markun ne te njejtin pozicion me Llallen.
Populli duhet te kerkoje denim te politikaneve. Ramuti ka shume mekate dhe krime korrupsioni te hapura, qe nga koncesionet dhe PPPte qe jane hapur kunder interesave popullore, por ne perfitim te privateve.
Ky duhet te jete vetem fillimi.
Ka ardhur koha e nje revolucioni teresor ne gjithe sistemin shteteror.
Politikanet jane plerat e pare qe kane ndikuar dhe mbi gjyqesorin.
Shteti ka rene. Ne fuqi jane bandat mafioze
Jane hequr, shkarkuar dhe pushuar nga puna me dhjetra mijera veta qe nga viti 1991. E filloi i pari Sali Bisha qe hoqi nga puna te gjithe njerezit me eksperience dhe e mbushi administraten, policine dhe sistemin e drejtesise me militante te dale nga shkolla e plepave. Prandaj nuk ka asnje arsye te mallengjehet dikush se tu hoq ty gruaja nga puna! Vertet qe ke humbur nje “miniere floriri”, por jeta i ka keto. Boll keni shire keto 30 vjet. Sidomos ju te sistemit te “drejtesise”. Pra asnje keqardhje. Biznes as usual. Mire qe keni gjetur tani gazeten “Dita” qe boll te shahet qeveria, pa t’i hap faqet e gazetes 4 kanatesh. Apo jo Aladini me eskorte?!
Po ato te komisionit e kane kaluar vetingun?
Ju te dy jini maskarenj,se jo vetem kini vjedhr,por i kini sherbyer me devotshemeri kryehajdutit dhe kryekrimineli Sali Berisha.Me keq e gjeçi.Mire kene bere qe e kane shkarkuar gruan tende.
Keta Prokurore e gjyqtare qe po u dalin ne shesh ato qe kane bere , po na paraqiten si viktima te “vetingut” Kjo tregon se vetingu ka goditur ne shenje!