Duke marrë shkas nga reagimi i opinionit publik lidhur me mostransmetimin nga RTSH të ndeshjes miqësore Itali-Shqipëri , Radio Televizioni Shqiptar sqaron se që prej përcaktimit të zhvillimit të ndeshjes miqësore midis kombëtares Italiane dhe Shqiptare,Radio Televizioni Shqiptar nisi negociatat për blerjen e të drejtave të transmetimit me Radio Televizionin Italian (RAI).
“Ky institucion, pikërisht në fazën finale të negociatave i deklaroi RTSH-së nuk i zotëron të më të drejtat e transmetimit, por i kishin kaluar në administrim përsëri Federatës Italiane të Futbollit. Federata Italiane e Futbollit më pas ka vendosur që t’ia delegojë këto të drejta Federatës Shqiptare të Futbollit.
Ka qene pikërisht kjo e fundit, pra FSHF, e cila ka marrë vendimin për përcaktimin e të drejtave të transmetimit nga operatorët televiziv në Republikën e Shqipërisë. Radio Televizioni Shqiptar ka treguar përherë angazhimin dhe interesin për t’i ofruar në cilësinë maksimale të gjitha aktivitetet sportive të kombëtares Shqiptare dhe jo vetëm. Këtë fakt e provon më së miri transmetimi i të gjitha përballjeve kualifikuese në grup të Kombëtares Shqiptare në Kampionatin Evropian të futbollit “EURO 2016”, thuhet në sqarimin e RTSH-së.
“Opinioni publik duhet të ketë të qartë që Radio Televizioni Shqiptar nuk merr vendime për transmetimin ose jo të kompeticioneve të Kombëtares Shqiptare apo edhe të të gjithë federatave sportive që operojnë në Republikën e Shqipërisë.
RTSH është zbatues i vendimeve të Federatave, të cilat kanë të drejtat për të vendosur se cili operator televiziv, qoftë ky publik apo privat, më pagesë ose jo, transmeton aktivitetet sportive që përfaqësojnë ndërkombëtarisht Shqipërinë”, vijon më tej shpjegimi.

prape e ka fajin KOKMADHI duka ,SA mori nga digitalbi ???
Kete e bene Duka i federates,kjo dihet edhe nga femijet e kopshtit.Ata njoftuan nje jave perpara se do ta japin.Po ktu hyri mafja per te perfituar ata qe fituan.Kudo ne bote ndeshjet i japin kanalet shterore,pervec Shqiperis qe eshte shtet mafioz.
Ishte nje SKANDAL i vertete .Ne ME TAKSA e paguajme TVSH….Keto i bene …”.DUKA I KRRIMIT”por i kruhet edhe TVSH
po perseri ti o mark uk thua shtet mafioz , kur e di mire se poshtersite i beri babai yt virtual sali berisha qe po vuajne pasojat shqiperia me popull te vuajtur , si ne komunizem si tani nuk po na ndahen diktatoret , pasi i mesoi sala te gjithe si te vjedhin e te shfrytezojne postin tani dilni ju langot dhe thoni shtet mafioz , thuaj njehere te vetme te denohet ai qe e fashiti ndjenjen dhe dashurine traditat shqiptare , sepse te shajme enverin pas 23 vjetesh per ato qe kishin vlera per kohen qe ndodhen hajde de, po te ngreme lart moral hajduti ne demokraci jemi njerez VK .