“Grabitja e bujshme e një ditë më parë në pistën e Rinasit, është përgjegjësi e aeroportit“, – sipas sekretarit të përgjithshëm të Shoqatës së Bankave Spiro Brumbulli.
Sulmi me armë dhe grabitja e 10 milionë Euro sipas tij rrit kostot.
“Pasojat e kësaj ngjarjeje do të rëndojnë edhe mbi bankat, pasi transfertat me avion drejt Vjenës mund të ndërpriten, çka do të rrisë kostot.
Në emër të shoqatës së bankave, Brumbulli u bëri apel policisë dhe prokurorisë të hetojnë me shpejtësi grabitjen, për të çuar para drejtësisë të gjithë personat përgjegjës”, u shpreh Brumbulli.
b.b/dita

Domethene brumbulli eshte perfaqesuesi i shoqerise bankare. Emer me te gjetur per kete rast nuk mund te kete
Pse ankohen bankat kur vete ato nuk zbatuan kerkesat ligjore te pajisjes se thaseve me GPS locator dhe me “bomba” ngjyrosese??? Problemi eshte se jane bashkeautore ne vjedhje pasi me parate e humbura ata bejne pastrim parash (humb 200,000 dhe deklaro miliona te humbura) te cilat i marrrin nga kompanite ri-siguruese dhe ne kete menyre fusin ne sistemin bankar parate e krimit te organizuar te cilat pastaj ri-nxirren jashte sistemit si te pastra kur merren parate nga siguruesit. Banka mban differencen milioneshe, krimi pastron parate e veta, “hajdutet” marrin parate ne thes $200,000 dhe politikanet financimet ne fushatat e tyre nga krimi i organizuar dhe bankat.
Naser’po shqiptaret e thjesht prape paguajne se sigurimi i pareve kthehet me paret qe paguajme te gjithe per siguracionet tona