Dy nga mediat që operojnë në tregun shqiptar por të akuzuara si të financuara nga një fond sekret i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë, kanë reaguar duke u shprehur se nuk kanë punë me financime të tilla.
Spyros Sideris, botues i Albanian Free Press thotë se: “Kushdo që kërkon shtriga dhe dragonj në përrallën që përpiqen të krijojnë, fatkeqësisht për ta, nuk do të mundin të gjejnë diçka, sado që të kërkojnë. Jo sepse janë sekrete të fshehura mirë, por sepse nuk ka sekrete dhe nuk ka as fonde sekrete”.
Ndërsa në deklaratë e themeluesit dhe administratorit të Agjencisë Kombëtare të Lajmeve NOA.al, Edison Kurani thuhet: “Me përgjegjësi të plotë ligjore dhe morale, deklaroj se NOA.al nuk ka marrë kurrë financime të tilla. Burimi i vetëm i të ardhurave të NOA janë reklamat”.
v.l/ Dita
