Reagon avokati i “Babales”: Albert Veliut i rrezikohet jeta

DITA Online

Pas arrestimit të Albert Veliut në Kosovë, avokati i tij, Tom Gashi, ka reaguar duke thënë se një ekstradim drejt Shqipërisë do t’i rrezikonte jetën klientit të tij.

Ai  shprehet se duke qëndruar në këto pohime, shpreson që Gjykata e Kosovës nuk do të lejojë një ekstradimin, duke kujtuar edhe njëherë të drejtat dhe parashikimet e konventave ndërkombëtare.

Siç shkruan avokati,  familjarët e Veliut i kanë komunikuar se Veliu bashkë me djalin u është pranuar azili politik në Kosovë deri në nëntor 2018.

Me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Renda ne Tirane sot në Prishtinë është arrestuar klienti im Z. Albert Veliu i njohur si BABALJA shtetas i Shqipërisë. Sipas familjareve të Albert Veliut ati dhe djalit të tij i është lejuar kërkesa për azil në Kosovë deri me 29.11.2018. Klienti im pretendon se jeta e tij është e rrezikuar nëse ekstradohet në Shqipëri për shkak të implikimit të tij në aferën që ndërlidhet me Z. Agron Xhafa vllaun e Ministrit të Punëve të Brendshme të Shqipërisë. Sido që të jete besoj që Gjykatat ne Kosove do t’i respektojë të drejtat e personave që kërkojnë azil politik të garantuara me ligje të Kosovës dhe me konventa ndërkombëtare dhe nuk do ta ekstradoj Z. Albert Veliun të cilit i është pranuar azili në Kosovë”, thuhet në postimin e tij.

 

v.l/ Dita

Share This Article
5 Comments
  • O Tom Cari me ate cfare ka bere Babalja dhe Babolet e tjere nuk eshte rrezikuar vetem jeta e nje a po dy personeve, por eshte rrezikuar Demokracia ne Shqiperi, Babalja eshte pjese e Grushtit te Shetit me seli ne SHQUP.
    Avokat Tom Cari, qenke me Babole se babalja.

  • Zo tëri avukatt me qënë se keni një merak kaq të madhe, duhet të na thuash edhe nga kush i rrezikohet jeta? Sipas meje ai nuk ka rrezik jete, sepse u bë figurë e dhjerë sipas deklarimeve mediatike dhe po u ekstradua do jetë nën mbikëqyrje të plotë të mbrojtjes shtetërore. Nëse ju këmbëngulni për sa mendoni, kjo nënkupton shqetësimin e drejtë që keni sepse ai vërtet është një vegël e kurdisur nga Shkupi dhe po foli në gjyq të vërtetat, atëherë Shkupi do përpiqet për ta eliminuar. Prandaj na thuaj cilit i intereson vrasja ose zhdukja e tij? Zotni avokat? . Mirë do ishte të kishte një ligj që dhe avokatët që mësojnë klientët për të mashtruar të vërtetat, të përgjigjen para ligjit.
    Sarah salehu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *