Reagon Balluku: Aeroporti i Kukësit realitet, PD të mos hedh baltë

Bora Basholli

Partia Demokratike hodhi akuza këtë të shtunë për kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e tij, duke thënë se ai vetëm mashtron kuksianët dhe se nuk po ndërtohet as Aeroporti i Kukësit.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku.

Kjo e fundit nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale shprehet se Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit është realitet dhe thotë se opozita hedh baltë për çdo projekt që bëhet në dobi të shqiptarëve.

Statusi i plotë:

Baltë mbi çdo punë të mirë, çdo projekt që gjeneron punësim e mirëqenie për çdo shqiptar.

Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit është realitet. Punimet civile do të zgjasin 12 muaj dhe dorëzimi për operim 24 muaj. Kush e ka të paqartë këtë? Askush, thjeshtë pak baltë edhe për sot.

 

b.b/dita

 

 

Share This Article
2 Comments
  • Po aeroporti i Kuksit eshte ndertuar qe ne vitin 1999.
    Ne vitin 2016, jane gjetur shkelje financiare, se paguheshin punonjes te shumte, ne nje kohe qe aeroporti nuk funksiononte, ashtu si nuk funksionon dhe sit.
    Dhe do re punesoje 12 mije punore ?
    Jeni ne vete ?
    Apo shumezoni nr e puntoreve te nje muaji dhe e shumezoni me 12 ?

  • Mashtrimi i radhes aeroporti i vlores u Bo apo Jo airalbania ku eshte o pallosh mjaft me mashtrime rrit pensionet dhe rrogat ate Bo ti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *