Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka reaguar në lidhje komunikimin me presidentin e Republikës Ilir Meta gjatë protestës së 8 Janarit.
Ky reagim vjen pas bërjes publike të mesazheve nga ana e presidentit ditën e sotme në një konferencë shtypi. Deputeti theksoi në Radarin Informativ në ABC, se ka pasur një thirrje në celular nga presidenti gjatë kohës që ka qenë në mbledhje. Në pamundësi për t’iu përgjigjur shtoi ai, i ka dërguar një mesazh.
“Një komunikim që është bërë publik edhe për media. Kam pasur një telefonatë nga presidenti mëngjesin e 8 janarit që nuk kam pasur mundësi t’I përgjigjem. Unë komunikoj çdo ditë në çdo orë të ditës të natës me demokratë të thjeshtë apo jo.
Çdokujt i kthej përgjigje dhe jo më presidentit. I kam çuar një mesazh mbrapsht kur kam parë thirrjen që president kam qenë në takim. Ai kishte pasur një shqetësim në lidhje me makinat e parkuara”, u shpreh Këlliçi.
Ai deklaroi se ditën e protestës demokratët janë goditur dhe janë gjakosur ndërsa 12 prej tyre kanë përfunduar në spitalin e Traumës për shkak të dëmtimeve që kanë pësuar.
“Janë thyer disa xhama sepse demokratët janë goditur janë gjakosur. 12 prej tyre janë dërguar në spitalin e Traumës. Në gjendjen ku është sot PD do doja të dija ndonjë forcë politike në botë që blindon selinë dhe helmon anëtarët e saj me gaz”, tha ai.
a.m.dita

Yxhum mamluk! Perdorimi varreve,,hekurave,gureve,tullave linte per te deshiruar..
Rethuasit demtuan njeri tjetrin.
Me vjen keq,por koka Azem Hajdarit i shpertheu dyert e kryeministrise ne 98.
Provoje me koke or Belind.
Sali Berisha kerkon kurban dhe kurban me te bukur se ti nuk ka ku gjen.
Belindi do te jete pasardhesi Berishes ne PD kushdo oarti te jete. Pra Berisha do mobilizoje mbeshtetesit dhe ne krye te partise do vere perfundimisht Belindin, me shprese qe kandidaturen e tij do ta njohi e pranoje dhe amerika. Ndersa sa te jte gjalle, Belindi kryetar partije , do konsultohet me Berishen per cdo hap e vendim, se ndryshe perfundon si Basha.Kot mprehin dhembet ca Kadile, Harxhile apo Shelere.
Dhe Belindi besoj se e justifikon besimin e Berishes. Prisni dhe shikoni.