Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar për herë të parë që pas deklaratës së Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardh John Bolton, lidhur me debatin për korrigjimin e kufjeve mes Kosovës dhe Serbisë. I pyetur nga Vizion Plus nëse duhet të ketë ose jo ndryshim kufijsh zëdhënësi i DASH nuk e përjashtoi një opsion të tillë duke thënë se SHBA mbështet zgjidhjen që arrihet nga dy palët.
” Administrata vijon ta mbështes plotësisht procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Thelbi i një marrëveshje që do të çojë në normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, do duhet të vijë nga vetë palët. Ne jemi të gatshëm të dëgjojmë dhe të ndihmojmë në çdo mënyrë, të dyja palët dhe BE-në si ndërmjetësuese në gjetjen e zgjidhjes të përbashkët”.
Por Shtetet e Bashkuara këmbëngulin se cilado që të jetë zgjidhja ajo duhet të garantoje stabilitetin e gjithë rajonit.
“Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë një marrëveshje që është e implementueshme, e qëndrueshme dhe që nuk krijon destabilitet në vendet e tyre, por edhe në rajon. Kjo do të kërkojë vizion dhe fleksibilitet nga të dy krahët. Në inkurajojmë palët që të marrin pronësinë e plotë të procesit, të reduktojnë retorikat negative dhe të punojnë bashkë në mënyrë konstruktive”.
Prej me shume se një muaji Presidenti Hashim Thaçi ka hedhur tezen e korrigjimit të kufijve mes Serbisë dhe Kosovës, si e vetmja mundësi, sipas tij që Beogradi të njoh Kosovën si shtet. Tezë kjo e cila vijon të prodhoje shumë debat, jo vetëm në Kosovë. Por edhe pse zërat pro e kundër kanë qenë të shumtë, të pakta kane qenë reagimet e Uashingtonit zyrtar. Pas qëndrimit të ambasadorit John Bolton, tashmë reagon zyrtarisht dhe Departamenti Amerikan i Shtetit.
Marrë nga Vizion Plus
V.L/ Dita
