Pas nisjes së procedurave të Kuvendit për shkarkimin e dy anëtarëve të KLD-së të zgjedhur me propozim të Kuvendit, ka reaguar edhe nënkryetari i KLD-së Elvis Cefa i cili shprehet se javën që vjen do të përgjigjet zyrtarisht.
“Respektoj vizitën e Papës, s’dua të tërheq vëmendjen. Do shprehem zyrtarisht javën e ardhshme”, shprehet Cefa në një prononcim për News 24.
Elvis Cefa u zgjodh nga Kuvendi në prill 2012 pas shkarkimit që mazhoranca e asaj kohe i bëri ish-nënkryetarit Kreshnik Spahiu. Në atë kohë, Partia Socialiste bojkotoi votimin.
Zgjedhja e tij u bë vetëm me votat e shumicës, 71 pro, me votim elektronik /E.K