Reagon gazetari nga Kosova pas përplasjeve me Berishën: Të vërtetat janë të dhimbshme, të hidhura, por prapëseprapë janë të vërteta!

Amelda Amelda

Gazetari Imer Mushkolaj, i cili u përplas në një debat të ashpër me deputetin Sali Berisha gjatë një interviste në një media në Kosovë, ka reaguar sërish duke hedhur akuza gjerë e gjatë për Berishën:

‘Do të duhej të mjaftonte vetëm një rast i vetëm, si ai i zhdukjes së Remzi Hoxhës, që Sali Berisha të zinte vend në mesin e njerëzve më mizorë të politikës. Do të duhej që vetëm ky rast të mjaftonte, që ai të jepte përgjegjësi, morale e politike, së pari para familjes Hoxha, e më pas para gjithë Shqipërisë. Por, jo. Berisha nuk e bëri këtë asnjëherë, përkundrazi, u përpoq të shfajësohej e t’ua mvesh përgjegjësinë të tjerëve, ndërkohë që vetë ishte në krye të shtetit, me gjithë aparatin e dhunës në duar. Dhe bëmat e tij, si rasti i tmerrshëm Hoxha, nuk janë të pakta. Zënë fill qysh herët në vitet ’90, atëherë kur erdhi në pushtet. Atëherë kur vodhi zgjedhjet, për t’u bërë me çdo kusht president, atëherë kur në Shqipëri burgoseshin njerëz të celulave të para të UÇK’së, atëherë kur thyente embargon ndërkombëtare për ta furnizuar me naftë regjimin e Slobodan Milosheviqit, atëherë kur Shqipëria u dogj e mijëra njerëz u vranë në luftë civile për shkak se lejoi firmat piramidale. Dhe vazhdojnë me të vërtetat e përbotshme të vdekjes së njerëzve në Gërdec e vrasjes së protestuesve në bulevard. Ka të tjera bëma, sa të duash, që lidhen me afera korruptive, keqpërdorime e keqqeverisje. Përkundër të gjitha këtyre, shqiptarët ia dhanë shansin që t’i qeveris sërish, për tetë vjet me radhë, periudhë kjo gjatë të cilës bëri edhe punë të mira. Dhe tash, kur ShBA’të e kanë vënë në listë të zezë, e kanë shpallur peron të padëshirueshëm, armik, ai ka zgjedhur të shkatërrojë Partinë Demokratike. Fatin e tij personal ai po provon ta shesë si fat të demokratëve, madje edhe fat të Shqipërisë dhe të të gjithë shqiptarëve. Ai e ka hallin e vet dhe të familjes së tij, nuk ka hall tjetër. Këtë e dinë të gjithë, pavarësisht se nuk duan ta pranojnë. Të vërtetat dinë të jenë të dhimbshme, të hidhura, por prapëseprapë janë të vërteta dhe duhet të thuhen publikisht, pavarësisht se me kë kanë të bëjnë. Ashtu siç duhet thënë edhe Sali Berishës”, shkruan gazetari.

“Përtej ekzaltimit që mund të ngjall ende tek masat e militantëve e përkrahësve, ai e ka për obligim që të paktën tash, në fund të karrierës së tij politike, të marrë përgjegjësinë për njollat e zeza që ka në biografi. Por jo që duke u përpjekur t’i arsyetojë veprimet e veta të dëmshme, kriminale, ta fyejë një popull të tërë. Kështu ndodhi së fundi, kur në një intervistë ai pranoi se e kishte shkelur embargon ndaj Slobodan Milosheviqit dhe e kishte furnizuar me naftë, por këtë e kishte bërë për hir të Kosovës. Sipas tij, tokat e kosovarëve kishin ngelur pa punuar për mungesë nafte, andaj ai e kishte bërë këtë shërbim. Përveç se është një rrenë që madhe, kjo deklaratë është edhe një fyerje e madhe për qytetarët e Kosovës. Në atë kohë, kur i ndihmonte me naftë, Milosheviqi në Kosovë mbillte frikë, dhunë e represion, ndërkaq arat e Bosnjës dhe Hercegovinës i “mbillte” me kufoma civilësh të pafajshëm. Është e kotë të provosh të arsyetosh diçka që nuk mund të arsyetohet. Vetëm bëhesh përallë më shumë dhe zhytesh edhe më thellë në fajësinë tënde. Ashtu siç po vepron Berisha. Sali Berishën e njohin të gjithë – jo veç për bëmat, por edhe për akuza e sulme monstruoze ndaj të gjithë atyre që ia thonë të vërtetat në sy. “Gogoli” me të cilin ai përpiqet t’i frikësojë e t’i diskreditojë kundërshtarët dhe kritikët është Serbia. Serbia, e cila tash udhëhiqet nga ish-ministri i Milosheviqit, të cilin ky e furnizoi me naftë në kohën e luftës në Bosnjë. Serbia, me të cilën Berisha ka madje edhe lidhje familjare.Duhet të jesh i krisur që të akuzosh të tjerët, për atë çfarë je vetë. Por, Berisha nuk e ka dert. Ai vepron me maksimën “rrej sa të mundesh, se diçka mbetet” ose “fëlliq sa të mundesh, se diçka mbetet”. Tash, kur zyrtarisht është shpallur antiamerikan, ai e ka humbur arsyen e shëndoshë, e ka humbur edhe atë pak racionalitet që ka pasur. I është kthyer sërish logjikës “le të digjet gjithçka, vetëm të shpëtoj unë”. Dhe, përnjëmend, nëse nuk kanë ndodhur rastet e Remzi Hoxhës, thyerjes së embargos, ‘97’ta, Gërdeci e 21 janari në kohën e Sali Berishës në pushtet, kritikët e tij do të duhej të tërhiqen nga jeta publike. Ndërkohë që ai do të duhej të ishte tërhequr me kohë dhe do të duhej dhënë përgjegjësi”, shkruan Mushkolaj.

Një ditë më parë, Berisha ishte i ftuar në një emision në një media në Kosovë dhe u përplas ashpër me gazetarin Imer Mushkolaj.

Gazetari i tha se ai është personi i fundit që duhet të flasë për dhunën, pasi ai është përgjegjës për vrasjen e 4 protestuesve të pafajshëm në mes të Tiranës më 21 janar. Por Berisha është kundërpërgjigjur, duke e cilësuar gazetarin si provokator të Novi Sadit dhe të Vuçiç.

a.m/dita

Share This Article
7 Comments
  • Me lejimin e Firmave Piramidale, Sali Shpellari tregoi se ishte injorant, ndersa me moszgjidhjen e mencur duke marre persiper shlyerjen e kolateraleve te njerezve per nje periudhe deri 30 vjet, tregoi se ishte zemerlig dhe katil. Aman o Zot kur sdo ta marresh ne Ferr?!

  • Berisha mbetet politikani me kontravers , qe ka prodhuar periudha post moniste , ne te tere lindjen , perfshire dhe ish BS . Shtypi post monist na i ka analizuar te tere ish politikanet , qe nga Gorbacovi , Gomulka , Ten Sjao Pin , Havel , Xhinxhic , politikanet hungareze , ceke , croate , azerbaxhanas , pa mbarim . Askush nuk mund te krahasohet me gjemat dhe bemat e Sali Berishes . Po qe es gjeni nje ngjashem , per persevitet dhe natyre kriminale , shkruajeni ne shtyp . . Pati guximin , qe te mos beje as nje pune te hairit , ne qeverrisjen postmoniste . . Krijoi nje bicim qeverrisje , me fryme perandorake . Nje nder reformat ishte futja e drejtesise , nen pelerinen jo te qeverrise , por te tij . Krijoi universitetin plepist , qe nuk e ka bere njeri . Askush nuk ka mbrojtur piramidat financiare dhe terrorin post piramidal . E nxorri Shqipewrine ne ankad , sikur tja kishte lene Baba . E fameshme parrulla tregetare , “Shqiperia nje Euro .U dha mundesi vjedhje Fazlliceve . Stimuloi levizjen anarshiste te popullsise , nga ku lindi aforizmi financiar “toke e zanun “. Zhdukja e Remzi Hoxhes dhe vrasjet ne Tropoje , jane skena mafioze te krimit , tipike te sigurimit enverist . Shpiku shprehjen me efekt financiar , “ish pronare ” . Drejtonte edhe Keshillin Ministror te shokut te tij , Leka Meksi . Mund te vidhje , sa te doje , edhe nen kamera , po te mos donte Saliu , nuk denoheshe . E dha detin te greku ,me sy mbyllur . Sec beri nje raport Kontrolli i shtetit , per nje afere disa milion dollare , as u be e gjalle gjykata .Falangat e shtetit nuk funksiononin dhe kur nuk fonksionojne , vjedhin me te dy duart Mjafton te permendim aferat ARMO dhe Albpetrol Cez . Ju te dashur gazetare , i dinit te gjitha keto , , si ma merrnit neper studjo , kete kriminel poliedrik dhe nuk i thate qofte dhe nje fjale te vetme , per keto krime .Patet frike? . Po tani , qe ja theu dhembet Nongrata , pse qurrallepseni perpara tij . U desh ta thyente keta akull perandorak Ymer Mushkoli . Me intervisten e tij beri histori . Ka pasur disa gazeta , qe nuk i jane pertuar kritikave te drejtperdrejta . Keto gazeta , jane : Shqiptaria . Com ,, Tema dhe Drita . .Une nuk di tjeter . Shtypin e ndjek rregullisht Shume gazeta , qe mbahen te pa anshme , sikurse duhet te jene . kane bere te kunderten e natyres se tyre profesionale. Demagogjia e Saliut , ka arritur te futi ne kthetrat berishiste edhe gazeten e pare atdhetare . ” Dielli ” te Nolit . Perandorise berishiste po i vjen findi , por pa kontributin e shumices se shtypit pluralist shqiptar . .. Zgalem

  • I lumtë këtij gazetari të guximshëm që ja përplasi të vërteta në sy pa iu dridhur qerpiku. Atë që nuk e kanë bërë gazetarët dhe opinionistët në shqipëri e bëri një shqiptar nga dardania. Gazetarët dhe opinionistët shqiptarë janë treguar servilë, frikacakë dhe një pjesë e mirë e tyre bashkëpunuesë sepse nga fela e madhe që ka përfituar për vete Saliu u ka hedhur ndonjë kockë, që u ka zënë grykën dhe u ka mpirë gjuhën, turp për ta. kishte të drejtë një bashkëfshatari i tij Viçidolas kur tha: Nëse i ati i Saliut dogji fshatin Saliu do djegi Shqipërinë. Ai nuk e meriton ti drejtohesh me “Zoti” por kriminel që ka marrë më qafë dhjetra e dhjetra njerëz dhe së fundi po shkatërron dhe Partin Demokratike. Mblidhni mendjen o demokratë se po të shkoni pas tij po dëmtoni je vetëm veten tuaj por dhe shqipërinë!

  • Bravo Imer. Ja ke shtuar vlerat Kosoves ne arenen nderkombetare dhe kombetare me heqjen e maskes se Vucidolit. Qenke djale trim . Do jesh gjithmone i nderuar nga mbare kombi per ate perballje heroike qe bere me antiamerikanin me te madh te Ballkanit. Sic e sheh dhe levizja dumbabiste, cartiste, marksiste, staliniste, enveriste, haxhiqamiliste, kastriste mori fund bashke me shpuren qe e shoqeronte, Muli horrin, Strazon me allti , Vokshi gerdallen pa imazh, dhe gabelin Belind kerrici

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *