Drejtori i Teatrit Kombëtar Hervin Çuli shprehet i bindur se nuk do të dorëhiqet nga detyra, sikurse u kërkua nga përfaqësues të opozitës dhe nga televizioni ABC, pas incidentit me gazetarin Eni Shehu.
“Deri tani në sezonin artistik 2015-2016, Teatri Kombetar me dy premierat e tij “Tartufi” dhe “Tri Motrat”, i ka shitur qind për qind biletat.
Cudi, se unë mirë që s’punoj fare sepse jam një i degjeneruar, por ndërkohë (siç flasin dhe vetë faktet) e kam shkatërruar dhe rrënuar plotësisht institucionin me politikat e reja që kam aplikuar.
Nejse, Molieri dhe Cehovi na nderuan. Së shpejti është radha e Shekspirit me “Zbutja e Kryeneçes” nga Elma Dorezi, që të vazhdoj stafetën e shkatërrimit të Teatrit”, shkruan në Facebook Çuli.

KOMKLUZION.
Z. Culi qe kur mundesoi ne teater SOKRATIN, pushtetaret paranojake filluan ti hapin gropat ta zevendesojne me mercenatrin e tyre.
Sokrati ne Shqiperi ka qene dhe eshte aktual, me te vertetat e politkes anakronike 70 vjecare.Me Sokratin politikaneve tane ju kercenua froni.
Vazhdo punen!Qente le te lehin,karvani shkon perpara.