Ministria e Punëve të Brendshme sqaron opinionin publik lidhur me lajmet e publikuara në disa media me titujt “Shqipëria, shteti më i rrezikshëm në Ballkan”, se raporti të cilit i referohen këto lajme përmbledh të dhëna për periudhën 2000-2012 dhe nuk ka asnjë lidhje me situatën reale të rendit dhe sigurisë publike në vend.
Ministria e Punëve të Brendshme vlerëson se reformat e ndërmarra gjatë vitit të fundit në radhët e Policisë së Shtetit kanë ndryshuar rrënjësisht mentalitetin dhe mënyrën e reagimit e kundërpërgjigjes së uniformave blu ndaj krimit dhe kriminelëve të çdo lloji, pavarësisht se shumë punë mbetet ende për tu bërë.
Policia e Shtetit është në krye të detyrës duke goditur pa asnjë kompromis krimin e rrugës dhe atë të organizuar, trafikun e drogës apo atë të qënieve njerëzore. Sot Policia e Shtetit nuk njeh më të paprekshëm duke dhënë shembuj të qartë se askush nuk është e nuk mund të jetë mbi ligjin.

Po e tregon ikja masive e shqiptarve nga vendi.Apo zbulimi i 15 biznesmeve dhe Santos te vrare autort ne drejtim te pa ditur.Ne fakt kjo dihet se qeveria mafioze i heq vete.