Reagon Policia: Protesta e paligjshme, u plagosën efektivë

DITA Online

Nisin hetimet për protestën e opozitës. Në një deklaratë për mediat, Policia e Shtetit thotë se protesta ishte e paligjshme dhe në kundërshtim me kërkesën e organizatorëve për vendin.

Sipas policisë gjatë përplasjes me protestuesit u plagosën 3 punonjës policie, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

 

Deklarata e plotë

Partia Demokratike e aleatët e saj, organizuan sot një tubim në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, i cili, në kundërshtim të plotë me ligjin, në mënyrë të papritur dhe të pa lajmëruar, por edhe në kundërshtim me vetë kërkesën e organizatorëve për vendin e protestës, u zhvendos në sheshin para Kuvendit të Shqipërisë.

Gjatë tubimit të paligjshëm përpara Kuvendit, protestuesit krijuan incidente me Policinë dhe më pas e goditën, gjatë përpjekjes për të çarë kordonin e forcave të rendit. Mbi punonjësit e Policisë së Shtetit u hodhën gurë dhe mjete të tjera të forta. Për pasojë u lënduan dhe po mbahen në mbikëqyrje mjekësore 3 punonjës policie, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Edhe mes tubuesve pati të lënduar, si pasojë e efekteve të gazit lotsjellës, të përdorur nga Policia për të prapsur turmat e dhunshme. Menjëherë pas mbylljes së tubimit, në vendin ku pati akte dhune mbi forca e rendit dhe ndaj institucionit të rëndësisë së veçantë, u ngrit një grup i posaçëm hetimor.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve të përfshirë si dhe dokumentimin e plotë të çdo episodi dhune.

Punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët u angazhuan në menaxhimin e tubimit vepruan me përgjegjësi të lartë dhe profesionalizëm, në përputhje me ligjin, duke garantuar ruajtjen e rendit e sigurisë publike si dhe respektimin e të drejtave të qytetarëve. Policia e Shtetit mbetet e angazhuar të sigurojë zhvillimin e çdo tubimi paqësor, duke garantuar në çdo rast, sigurinë e jetës së qytetarëve dhe rendin publik, në respekt e zbatim të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit.

v.l/ Dita

Share This Article
8 Comments
  • kush mban pergjegjesi per shkeljen e ligjit?Ligji eshte I shejte e detyrimisht I zbatushem per kedo qofte.Shkelsit para ligjit.

  • O bukurosh po ti nuk e pe qe menjehere pas paralajmerimit te policise Lulaqi e shtrengoi by…. dhe terhoq turmen tek selia pordhaceve.

  • gjeni fajtoret,por sipas ligjit,pergjegjesi mbajne organizatoret:-per dhunen,per goditjet,per plagosjet e policeve,per cvendsjen .sic kerkoni individet e blere per dhune,kerkoni ata qe nuk mbajne asnjehere pergjegjesi,organizatoret.ata shqetesojne me shume.

    • Pergjegjesi mbajne fajtoret, policet qe u dolen para protestuesve, pa “protestuesit” nuk kane mbajtur ndonje pergjegjesi as per Gerdecin e as per 21 Janarin

  • Këto demonstrata çdo të shtunde janë kopjim i atyre në Serbi ku muaj të tërë protestohet çdo të shtunde me moton 1 në 5 milionë kjo shtrirje proteste edhe në Podgoricë nga serbët lokalë dhe në Tiranë nga PD LSI deri sa në Begrad nuk ndodhin kurfar incidentesh dhe protestohet qetësisht edhe me fëmijë në duar këtu në Tiranë protestojnë si derra të egër

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *