Real Madrid kërkon me çdo kusht të blejë uellasianin Gareth Bale nga Totenham, dhe është gati të ofrojë 70 milionë euro për ta mbyllur transferimin brenda 15 qershorit, sipas gazetës angleze “Daily Star”. “Gareth Bale është më i mirë se Neimar dhe sigurisht që kushton më shumë se braziliani”, deklaroi agjenti i uellsianit. “Nëse Florentino Perez është i interesuar për të, ne do të ishim të nderuar dhe do ta dëgjonim me kënaqësi ofertën e tij. Por për momentin nuk jemi duke folur me asnjë”. Prej disa muajsh, drejtori sportiv i Realit, Zinedine Zidane, kërkon afrimin e Bale te skuadra “merengues”. E në fakt thirrjet e tij bëhen jo më kot. Uellsiani u shpall futbollisti i vitit në Premier League si dhe futbollisti i ri më i mirë. “Shpresoj që çdo skuadër që kërkon atë të mos e shikojë si zgjedhje e dytë, pas humbjes së Neimar. Ai duhet të jetë zgjedhja e parë e klubeve të interesuara sepse është shumë më i mirë se sa Neimar, ndaj edhe vlen më shumë”.

Per mua ky tipi eshte nje idiot dhe asgje me shume .eshte nje version si i ROONEY por pak me masiv.