Real apo Liverpool? Dua Lipa zgjedh “fituesin”

DITA Online

 

Këngëtarja me origjinë nga Prishtina, Dua Lipa ka dhënë verdiktin e saj lidhur me ndeshjen finale të Champions League, që do të luhet mbrëmjen e nesërme mes Real Madrid dhe Liverpool.

22-vjeçarja do të performojë në ceremoninë e hapjes së garës finale që do të luhet nesër në stadiumin e Kievit. Ajo do të këndojë disa nga hitet e saj si: “New Rules”, “New Love” dhe IDGAF”.

Në profilin zyrtar të UEFA Champions League në Instagram, ajo ka bërë parashikimin e saj lidhur me sfidën që zhvillohet mes 12 herë kampionëve në fuqi dhe të gjigantëve anglezë.

Duke qenë se është rritur në Londër, 23-vjeçarja ka preferuar të zgjedhë si triumfues ekipin e Premier Leagues, Liverpool që drejtohet nga Jurgen Klopp.

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *