FIFA pezulloi vendimin e saj të mëparshëm për të ndaluar merkaton e Realit dhe Atletikos së Madridit.
Ky vendim i Komisionit të Apelit pengon momentalisht zbatimin e atij të Disiplinës deri në monentin e gjetjes së provave.
Sanksioni ishte marrë pas dyshimeve për parregullsi në transferimin e lojtarëve të huaj në moshë të mitur. Vendimi përfundimtar ende nuk është marrë, por deri në përcaktimin e tij të dy klubet spanjollë do të kenë mundësi të afrojnë futbollistë.
Si Reali dhe Atletiko kanë njoftuar vetëm vendimin pa bërë komente.
