Real Madrid, ikën Zidane vjen Valverde?!

Dita

Periudha e Zinedine Zidane në stolin e Realit të Madridit mund të jetë shumë më e shkurtër nga sa parashikohej. Barazimi me Malagan dhe sidomos humbja e fundit në derbin e Madridit ndaj Atleticos nuk janë kapërdirë aspak mirë nga  presidenti i Los Blancos Florentino Perez, dhe sipas asaj që raporton gazeta katalanse Sport, numri 1 i Realit po mendon seriozisht shkarkimin francezit për të emëruar në krye të skuadrës që nga vera e ardhshme trajnerin aktual të Atletic Bilbaos, Ernesto Valverde.

Edhe pse vetëm pak javë më parë Zidane firmosi një kontratë që e lidh me Realin deri në vitin 2018-të, në shtëpinë e klubit merengues nuk janë aspak të kënaqur nga puna e francezit dhe kjo është një nga arsyet kryesore që mund të sjellë largimin e ish mesfushorit nga drejtimi i skuadrës. Në momentin që ul në stolin e Realit, francezi solli një entuziasëm të madh në skuadër pasi për më tepër Los Blancos i fituan me rezultate të thella 5-0 dhe 5-1 dy ndeshjet e para me Zidane në stol, respektivisht ndaj Deportivo La Corunas dhe Sporting Gijon.

Gjtihsesi gjërat morën një tjetër rrjedhë me kalimin e javës dhe tashmë Reali i Madridit e sheh veten plot 12 pikë pas Barcelonës kryesuese. Për titullin kampion nuk mund të flitet më dhe kjo gjë e penalizon jashtëzakonisht francezin Zidane i cili edhe pse është një legjendë e klubit me shumë gjasa do të ketë fatin e Ancelottit dhe Benitez, pasi janë rezultatet që e dënojnë. Perez edhe pse ishte ai që e emëroi francezin në krye nuk beson më te aftësitë e Zidanit si trajner.

Përsa i përket Ernesto Valverdes, drejtuesit e Realit vlerësojnë jashtëzakonisht punën që ka bërë tekniku spanjoll në krye të një klubi si Athletic Bilbao gjatë këtyre viteve. Valverde ka një kontratë me skuadrën baske deri në përfundim të këtij sezoni dhe nëse në drejtim të tij do të vinte një ofertë nga Reali, vështirë se ai do ta refuzonte.

Share This Article
1 Comment
  • Me algjerianin Zidan Reali nuk ka te sigurte as vendin e trete ne kampionat. Ne 5 ndeshje Zizu kacurrelsi ka lene 7 pike, fitoi 2 ndeshjet e para dhe u mburr, tani i ka mbushur breket dhe qelbet ere.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *