Reali Madridit u ndal në një barazim 1 – 1 në fushën e Malagas, duke e parë më larg Barcelonën kryesuese.
Kristiano Ronaldo ishte protagonist në këtë sfidë, pasi shënoi golin, por gaboi në goditjen e 11 – metërshit më vonë.
Kreu tani është 9 pikë larg. Barazim edhe për ekipin tjetër të Madridit, Atletikon që e mbylli 0 – 0 takimin me Vijarealin.
Edhe ky rezultat favorizon Barcelonën, që mban 8 pikë larg Atletikon. Sfida e ardhshme do të jetë derbi i Madridit. Reali do të presë të shtunën Atletikon në “Santiago Bernabeu”.
