Real Madrid nis mbrojtjen e titullit në La Coruna

Gazeta Dita

Pasi ka fituar dy Superkupa në muajin gusht, vëmendja e Real Madrid është kthyer te mbrojtja e kurorës në La Liga. Gjigantë spanjollë do ta luajnë ndeshjen e parë të “fushatës”, ndërsa Deportivo La Coruna. Të besuarit e Zinedine Zidane janë stërvitur për herë të fundit, të shtunën në mëngjes dhe më pas janë nisur drejt La Coruna. “Skuadra ime është më e mira e planetit dhe tani jam i vetëdijshëm për këtë,” – tha francezi.

Zidane: “Asensio po e bën në mënyrë fenomenale punën e tij, sa herë që futet në fushën e lojës”

Gjithsesi, Real Madrid nuk do të ketë në dispozicion portugezin Cristiano Ronaldo, i cili do të jetë i skualifikuar për katër ndeshjet e para në La Liga, pas kartonit të kuq të marrë kundër Barcelonës në ndeshjen e parë të Superkupës.

Në vend të tij do të luajë Marco Asensio, i cili shkëlqeu kundër Barcelonës, por në përgjithësi, “Los Blancos” nuk do të bëjnë shumë ndryshime dhe dy talentet Theo Hernandez dhe Dani Ceballos do ta nisin ndeshjen nga stoli edhe pse e ardhmja e tyre në “Santiago Bernabeu” duket se shndritshme.

I pyetur për 21-vjeçarin Asensio, Zidane deklaroi: “Ai po e bën në mënyrë fenomenale punën e tij, sa herë që futet në fushën e lojës.” Gjithashtu, trajneri i Real Madrid pret shumë edhe nga Gareth Bale. “Ai po stërvitet me rregullsi dhe kjo është kryesorja. Pas katër muajve vuajtjesh ai është fizikisht i gatshëm dhe do të jetë një vit i rëndësishëm për të,” – përfundoi Zidane.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *