Real Madridi do t’ia rrisë pagën Ronaldos në 30 milionë euro në sezon

DITA Online

 

Sipas gazetës “ABC”, në numrin e saj të së shtunës, Real Madridi do ta rrisë pagën e Cristiano Ronaldos në fund të këtij sezoni.

Portugezi, i cili aktualisht merr rreth 21 milionë euro në vit (me shpërblime të ndryshme arrin 25 milionë euro), do të ketë një pagë rekord prej 30 milionësh në vit, sa kulmi i Neymar te PSG.

Rritja do të ishte 9 milionë euro në sezon dhe pritet që këtë verë, marrëveshja e rishikuar në termat financiarë, të nënshkruhet.

CR7, sipas “ABC”, i ka thënë klubit të bardhë se dëshira e tij është të vazhdojë në “Bernabeu”, pa marrë parasysh se çfarë ndodh dhe, gjithashtu, e kupton se tani nuk është koha ideale për të modifikuar kontratën e tij.

Nga ana tjetër, rritja e pagës së portugezit do të ishte një shenjë se Real Madridi ka besim absolut tek ky lojtar.

Të dyja palët e duan njëri-tjetrin dhe duan të mbeten të lidhura edhe në të ardhmen.

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *