Real Madrid ka ndryshuar mendim për Zhoze Murinnon dhe tani do të përpiqet ta mbajë atë në krye të skuadrës edhe për sezonin e ardhshëm. Gazeta spanjolle “Sport” shkruan se do të jetë fillimi i muajit të ardhshëm koha kur portugezi do t’u japë përgjigje të gjitha pyetjeve rreth të ardhmes së tij. Marrëdhëniet e Murinjos me tifozët dhe median madrilene u acaruan shumë pas vendimit për të lënë në stol portierin Kasijas, por duket se ai është rehabilituar pas rezultateve të fundit. Në harkun kohor të një jave, Reali fitoi dy herë kundër Barcelonës, në “Camp Nou” për Kupën e Mbretit e në “Bernabeu” për kampionatin, dhe më pas kundër Manchester United në “Old Trafford”, duke siguruar kualifikimin në Champions League.
Ndërkaq, nga fronti i merkatos vjen edhe lajmi i interesimit të “Shtëpisë së Bardhë” për uellsianin Gareth Bale. “Daily Star” shkruan se Reali është gati t’i ofrojë 30 milionë sterlina Totenhamit, plus kartonin e Luka Modriç, për të marrë uellsianin. Kroati nuk ka bindur plotësisht, ndonëse në “Old Trafford” shënoi një gol të shkëlqyer, i cili solli kthesën e ndeshjes për skuadrën e Murinjos.
The most destructive coach in Europe football !