Real Madrid ka piketuar sulmuesin e Bayern Munich, Robert Lewandowski, nëse francezi Karim Benzema largohet nga “Santiago Bernabeu” këtë merkato vere.
29-vjeçari ka qenë i lidhur me një largim nga kryeqyteti spanjoll këtë verë me Arsenal-in që kuptohet se është i interesuar për ta çuar atë në Emirates.
Pavarësisht se ka edhe dy vite në kontratën e tij, portali “Don Balon” kupton se ai mund të jetë gati të përjetojë një aventurë të re dhe Anglia me siguri mund të jetë destinacioni i tij.
Real Madrid megjithatë, nuk janë duke fjetur mbi dafina dhe besohet se tashmë kanë rreshtuar alternativat.
Ylli i Juventus-it, Paulo Dybala është në krye të listës, siç është talenti i Monaco-s, Kylian Mbappe dhe Pierre Emerick-Aubameyang i Dortmund-it.
Tani sulmuesi i madh polak bashkohet me këtë klub të veçantë me presidentin e klubit Florentino Perez që kuptohet se është një tifoz i madh i lojtarit.
Raportet sugjerojnë se gjithmonë ka qenë ëndrra e tij për të lidhur Lewandowski-n me Cristiano Ronaldon dhe me superyllin portugez që vjen në muzg të karrierës së tij.
Isco pranë rinovimit
Por Reali nuk mendon vetëm për blerjet, por edhe për rinovimet e yjeve që ka në ekip.
Ylli i Realit, Isco, ka zbuluar se është afër nënshkrimit të një kontrate të re me klubin, duke iu dhënë fund shpresave të sugjeruesve të mundshëm nga Premier League. Manchester City dhe Pep Guardiola kanë qenë prej kohësh i lidhur me mesfushorin spanjoll, të cilit i ka mbetur një vit në kontratën e tij të tanishme në “Bernabeu”.
Por Isco, i cili krijoi një ndihmesë mbresëlënëse në fitoren 2-1 të Spanjës ndaj Maqedonisë në Shkup, të dielën, këmbëngul se ai dëshiron të qëndrojë te “Los Blancos” dhe bisedimet mbi një marrëveshje të re po avancojnë. “Unë e kam thënë tashmë se jemi afër një rinovimi, – tha Isco për “Teledeporte”. – Jam shumë i lumtur në Madrid dhe shpresoj që të jem atje për shumë vite. Tani është koha për të pushuar, pasi sezoni ka qenë shumë i gjatë”.
