Reali barazon Barcelonën me trofe

redaktor

Ky është trofeu numër 78 në historinë e klubit madrilen që barazon kështu Barcelonën.

Superkupa e Europës nuk është thjesht një trofe vere për Realin e Madridit pasi nëse hidhen sytë nga statistikat, kupa e fituar në Cardiff ka një vlerë të madhe për ekipin e Ancelottit. Ky është trofeu numër 78 në historinë e klubit madrilen që barazon kështu Barcelonën. Në palmaresin e tij, Reali i Madridit numëron 3 Kupa Interkontinentale, 10 Champions League, 2 Kupa UEFA, po kaq Superkupa të Europës, 32 tituj në La Liga, 19 Kupa Mbreti, 9 Superkupa të Spanjës dhe një Kupë të La Ligës.

Arritje të pabesueshme nga klubi që ka dominuar një pjesë të madhe të futbollit të shekullit të kaluar. Trofeun e parë, ekipi mbretëror e ka marrë në 18 Prill të vitit 1905 pasi mundi 1-0 Athletic Bilbaon në finale e Kupës së Mbretit. Gjithsesi, brenda pak ditësh, Reali i Madridit mund ta parakalojë Barcelonën, pasi do të luajë edhe ndeshjen e Superkupës së Spanjës kundër Atleticos së Madridit. Në rast se “Los Blancos” triumfojnë edhe në këtë përballje, atëherë titujt në muzeun e tyre do të jenë 79 dhe Barcelona mund ta shikojë veten si ndjekëse edhe në këtë garë.

Share This Article
1 Comment
  • Po realin e mbajn albitrat dhe twlevizionet,qe jane bere si klani i sandrit qe flasin gjith diten per Saliun,kurse ne spanje flasin per madritin. Nuk e do njeri Barcelonen se perfaqeson katalunjen. Dhe eshte kufte politile dhe jo vetem sportive.BARCEN E HUREN TERE SPANIA. REALI ESHTE SI JUVIA NE ITALI ASHU I KA GJYSMET E KUPAVE QE KA MARE,DHE ME PAGESA SUPER TE MEDHA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *