Borussia Dortmund është finalist i parë i Champions League, pasi që në gjysmëfinale ka eliminuar ekipin spanjoll të Real Madridit, edhe pse ka pësuar humbje me rezultat 2:0. Megjithëse të dyja ekipet kishin raste për shënim, rrjetat u tundën vetëm në minutat e fundit të ndeshjes.
Ishte sulmuesi i Realit, Karim Benzema, i cili shënoi golin e parë në ndeshje në minutën e 83-të pas një pasimi të saktë të Mesut Ozil. Për “mbretërit” golin e shpresës e realizoi mbrojtësi spanjoll, Sergio Ramos, në minutën e 88-të të ndeshjes. Por, në vazhdim të ndeshjes nuk kishte gola dhe ky rezultat (2:0) ishte i mjaftueshëm për ish kampionin e Bundesligas, të siguronte një biletë për në finale, pasi kishte triumfuar në ballafaqimin e parë me rezultat të thellë prej 4:1.