Reali nuk humb kohë, kontakton pasardhësin e Zidanes

DITA Online

 

Florentino Perez dhe drejtorët e tij të Real Madrid nuk kanë harxhuar kohë teksa kanë filluar kërkimin e trajnerit të ri pas largimit të Zinedine Zidane, me klubin që ka nisur kontaktet me Mauricio Pochettino.

Ai është kandidati i parë që ata kanë kontaktuar, teksa është i pari në listë.

Los Blancos kërkon të dijë sa më shpejtë nëse argjentinasi do të ishte interesuar të ulej në stolin e Santiago Bernabeu.

Por ai sapo ka nënshkruar një kontratë të re me Tottenham, por nuk ka asnjë klauzolë specifike që e mban të lidhur me klubin.

Gjithsesi, ai ka një marrëveshje me pronarin Levy që nëse Real Madrid troket te dera, ai mund të largohet.

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *