Reali “tremb” Milanin, futet në garë për Ibrahimovic

Dita

Lajme interesante vijnë nga Spanja. Reali i Madridit ka hyrë në garë për Zlatan Ibrahimovic. Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja katalanase “Sport”, sipas së cilës presidenti i klubit madrilen Florentino Perez ka planifikuar një strategji për të rrëmbyer Zlatan nga Paris Saint Germain.

Suedezi është njëkohësisht ëndrra e madhe e kësaj merkatoje vere për Milanin që dëshiron të kthehet te fitoret.

Silvio Berlusconi nuk e ka fshehur këtë synim edhe gjatë konferencës së prezantimit të trajnerit të ri Sinisa Mihajlovic dhe Administratori i Deleguar i kuqezinjve, Adriano Galliani do të provojë të marrë Ibrën deri në ditën e fundit të merkatos edhe pse vështirësitë janë të shumta.

E sigurt është se nëse vërtet Florentinio Perez ka nisur sulmin për Ibrahimovic atëherë Reali do të ishte një konkurent vërtet shumë i fortë për Milanin. Gjithmonë duke ju referuar katalanases “Sport”, Reali i Madridit është gati ti bëjë Paris Saint Germain një ofertë prej 6 milionë Eurosh për kartonin e Ibrahimovic, të cilit është gati ti propozojë një kontratë 3-vjecare prej 12 milionë Eurosh neto në sezon.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *