Në Shqipëri javën e parë të shkurtit u përkeqësua situata e pandemisë Covid-19. Vdekjet dhe infektimet e reja u rritën ndjeshëm, ndërsa vaksinat anti-covid ende nuk po mbërrijnë masivisht.
Një gjendje e nderë frike dhe pasigurie shihet në afërsi të spitaleve Covid në Tiranë, ku mbërrijnë gjithë të infektuarit nga qytetet e tjera dhe ku niveli i vdekjeve dhe shtrimeve ka njohur rritje nga fundi i janarit.
Auto-ambulancat e urgjencës hyjnë e dalin me të sëmurë, ndërsa familjarët rendin poshtë e lart me pako ushqimesh dhe pajisje të tjera, që u nevojiten familjarëve të tyre brenda pavioneve.
Të dhënat e 24 orëshit të fundit flasin për 14 vdekje të reja dhe 1 mijë e 124 infektime të reja në gjithë territorin e vendit, të shtruar në spitale 437 vetë.
Java e fundit e janarit shënoi një rritje të konsiderueshme të vdekjeve dhe infektimeve, ndërsa java e parë e shkurtit solli 5-15 vdekje në ditë si dhe 800 – 1 mijë e 100 infektime të reja të përditshme, ose një rritje prej 25 për qind.
Edhe të shtruarit në spitale kanë shënuar rritje të fortë, teksa janë shtuar dukshëm edhe infektimet në moshat e reja.
Ekspertët janë të shqetësuar se nga fillimi i muajit shifrat çdo ditë kanë shënuar rritje, rekord pas rekordi.
Ata pohojnë se realiteti i pandemisë Covid në Shqipëri është më i përkeqësuar se sa shifrat 25 për qind, që deklarojnë autoritetet shëndetësore.
Ndërsa zbulohen mbi 1 mijë infektime të reja në ditë, sipas tyre, gjendja është vërtet shqetësuese dhe nevojitet një shtim masiv i testimeve, për të zbuluar dhe ndihmuar shumë më tepër qytetarë të prekur se kaq.
Opozita publikoi sot shqetësimin e mësuesve për rritjen e infektimeve në shkolla, dhe ku, sipas saj, nuk janë marrë masa të sigurisë shëndetësore në shkolla; mësuesve nuk u bëhet testet, në shkolla nuk ka maska, alkoole apo dezinfektante as termometra.
Një tjetër pasiguri e konsiderueshme, krahas zgjerimit të hartës dhe numrave të infektimit, është edhe mungesa e vaksinave.
Deri tani në Shqipëri kanë hyrë vetëm 2 mijë e 140 vaksina, që u përdorën për mjekët dhe punonjës të shëndetësisë.
Ato janë një pikë ujë në hapësirën e nevojave dhe kërkesave të shumta që ka popullata, ku minimalisht presin radhën 600 mijë pensionistë dhe mijëra mësues e policë, pa përmendur grupmoshat e tjera.
Shqipëria ka vetëm në sistemin shëndetësor afro 4 mijë e 700 mjekë dhe mbi 12 mijë infermirerë. Për këtta 17 mijë punonjës shëndetësie nevojitet pjesa dërrmuese e vaksinave, që pritet të vijnë gjatë shkurtit.
Qeveria ka premtuar një vaksinim të popullatës brenda 14 muajve, bazuar në kontratat e furnizimit me vaksina, por ende ato nuk po mbërrijnë masivisht.
Zyrtarët pohuan se vonesa dhe pakësimi i dozave u shkaktua nga vështirësitë e furnizimeve në Europë.
Ndërsa, situata e pandemisë sa po vjen e po përkeqësohet dy javët e fundit. Në spitalet Covid humbën jetën 69 persona javën e fundit të janarit, dhe 80 të tjerë javën e parë të shkurtit.
Në 11 muaj humbën jetën mbi 1 mijë e 400 persona prej COVID dhe u infektuan mbi 84 mijë të tjerë./ VOA
h.b/dita

Zeri Amnerikes dika numrat e sakte sa vdesin ne shqiperi ,
vetem se vrasesit e Kriminelat e Lalzit nuk i njeh fare !!!!!!
Yyyyyyt shkerdhata .Ngelet duke destabilizuar Shqiperine
ZERI I AMERIKES ESHTE KAZAN.
UNE ERDHA VETE NE AMERIKE DHE TAKOVA PRIFTIN GREK PIKERISHT PER VAKSINAT.
Kete zerin e e Biberikes kam te pakten 13 vjet qe nuk e lexoj fare..
.
Dikur njerzit ne Shqiperi para 1991 kane sakrifikuar dhe burgun per te degjua kete stacjon atehere shprese qe sot eshte kthyer ne hipkrizi te pabesueshme ( flasim per lajmet shqip te biberishizuara).
.
Shikoni sa me “gezim” i thone Biberiket keto lajme funebre,,pra bejne politike me kufoma..
Ndiqni keto rrjeshta me poshte dhe reflektoni:
..
Gary Kokalari ne nje artikull te tij dikur qe tregon se Gerdec-gate nqs gjykohet me me sinqeritet dhe ne amerike do ishte me trondites se WATERGATE ne vitet 70′
KONGRESMENI FRANK WOLF
Fatmir Mediut i pëlqen që të mburret me miqësinë e tij me kongresmeniin Frank Wolf, që përfaqëson shtetin e Virxhinias në Uashington. Unë do të doja të dija nëse ka pasur ndonjë komunikim mes Mediut dhe Wolf pasi Mediu u ekspozua në gazetën “Times”? A ka pasur komunikim mes Mediut dhe Wolf pasi Kosta Trebicka vdiq në një aksident misterioz me makinë? Ishte një rastësi që eksperti amerikan që u soll me aq shpejtësi të hetonte çështjen ishte nga policia shtetërore e Virxhinias? Apo mund të jetë diçka më e rëndësishme, siç më ka thënë një ish- agjent i FBI që hetoi çështjen? Dhe përse pikërisht pasi Fatmiri doli në gazetën “Times”, ai nxitoi të takonte Shkëlzen Berishën? Çfarë ishte kaq e rëndësishme që ata duhej të flisnin në mes të krizës? Dhe siç e di mirë Fatmiri, Nicholas Wood, gazetari i “Times”, që e intervistoi, solli me vete një kameraman shqiptar për të regjistruar intervistën. Pse një ditë pas intervistës, disa truproja të tij shkuan në studion e kameramanit dhe i konfiskuan pajisjet?
VOA
Sa i përket Zërit të Amerikës, ata që janë përgjegjës për intervistën e Mediut duhet t’u vijë turp që kanë lejuar këtë person- që sipas meje është një gjarpër- të vjellë helmin e tij në një forum mediatik të kontrolluar nga qeveria amerikane. Dikur, Zëri i Amerikës i shërbente qëllimit që të shpërndante demokracinë përtej Perdes së Hekurt… tani është bërë pjesë e një hipokrizie të madhe, duke u dhënë mundësi atyre që po shkatërrojnë atë pak demokraci që ka mbetur në Shqipëri për t’i bërë gjërat më keq,
Ne vend te mbylljes:
.
Pas fitores kriminale se bashkise Tiranes ne 2011 nga nga dyshja famekeqe Arvizu- Basha te ndihmuar dhe nga monstrat Meta & Millosh ..ne VOA-n e Biberishes u prit me madheshti Xhaferr Deva Junior..dhe qe nga ajo kohe nuk e kam shiluar kete Seksion te PD ne Washington qe drejtohet nga Elez Biberisha -antishqiptari me i madh i te gjitha kohrave
.
Nuk dua te mbroj mostren Edi Rama por nese Biberishet e Voa-s bejne keto artikuj qe sherbejne per te bere pis Ramen qe te vije ne pushtet Deviluli i Arvizuse..mos pyesni me pse shqiptaret kane kthyer koken mbrapa dhe thone Na Fal Enver se po can trapin per 30 vjet nje Eleserbiber..
.
Vaksina po gjunjezon superfuqine dhe Maverick Elezi paska bere zbulime leshi…turp