Realiteti virtual, pohues i vetvetes si një formë arti

Dita

Ndërkohë  që realiteti virtual po e ndan botën e artit në të gjitha nivelet e tij, një mori pyetjesh ende po shqyrtohen përsa i përket kurimit, ruajtjes dhe vlerës komerciale të artit.

“Ka një hapësirë ​​të re atje, ku shumë njerëz do të kenë qasje në përvojën artistike”, kështu do të shprehej artisti me bazë në Berlin, Olafur Eliasson.

Në një panel diskutimi në Rrjetin e Udhëheqësve të Artit të organizuar nga “The New York Times”,  ai shtoi se përgjatë tre viteve, ku ai ka eksperimentuar me realitetin virtual, “cilësia e syzeve po bëhet shumë herë më e mirë”.

Artisti Olafur Eliasson tha se cilësia e syzeve të realitetit virtual po përparon goxha, por media është ende në një “periudhë prehistorike”.

E prezantuar gjatë Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar të Kopenhagës, Eliasson do ta përshkruante kështu punën e tij, “Rainbow”:

“Ju mund të vendosni dorën tuaj në shi dhe të zhdukni pikat rreth e rrotull,” tha ai. “Ka qenë një sfidë për t’i dhënë asaj një cilësi të përkohshme, por jam shumë i ngazëllyer për rezultatin”.

Eliasson parashikon një të ardhme në të cilën njerëzit do të arrijnë një art që do të paraqitet sikurse “një platformë Netflix”, sapo pajisjet e nevojshme të jenë më të përhapura dhe modeli i biznesit më i zhvilluar.

“Rainbow” ndryshon pozicionin e saj bazuar në afërsinë e shikuesit me shiun në rënie të lehtë dhe aftësinë e tij për të përthyer dritën.

Qëllimi, sipas Eliasson, është krijimi i një ambjenti ku të mblidhet një copëz komuniteti, në të cilën të jetë e mundur të bashkëveprohet dhe të përjetohen ndjesi në hapësirën e përcaktuar, sëbashku.

Ekspozita të këtij lloji kanë si synim të eksplorojnë largimin e shoqërisë moderne nga natyra, dhe demonstrimi i realitetit nëpërmjet rrugës virtuale po shikohet si një metodë mjaft e mirë për të tërhequr nga pas edhe vizitorët e rinj.

s.a/dita


Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *