Rebelë të lodhur të kauzave të munguara

redaktor

Më në fund, edhe prokuroria ra në kthetrat e mafias shtetërore. Rezistenca e saj mesa duket nuk zgjati më shumë se 20 muaj. Fakti që organi i akuzës nuk u bind nga versioni i deputetit Doshi për tentativë vrasjeje ndaj tij, të urdhëruar nga kryetari i Kuvendit, por përkundrazi, pas shumë ditësh hetime intensive u bind se kjo ishte një sajesë (për shantazh politik, ka deklaruar mazhoranca), ka mjaftuar që për Partinë Demokratike, prokuroria të quhet e kapur nga “krimi politik”. Sigurisht, nëse procedurat parlamentare për miratimin e kërkesë-arresteve për deputetët Doshi e Frroku vijojnë deri në fund, sërish fjalën e fundit e ka Gjykata e Lartë. Por deri sa drejtësia ta thotë fjalën, opozita nuk ka ndërmend të presë por do vazhdojë protestat për… për çfarë? Për dekriminalizimin e parlamentit dhe institucioneve të tjera shtetërore. Do ishte logjike që në vazhdën e qëndrimeve të veta, PD të kërkojë edhe dekriminalizimin e prokurorisë. Sepse me “rregull treshi”, tani edhe Adriatik Llalla dhe prokurorët e tjerë janë vegla të mafias.

Njeriu i zakonshëm nuk mund të rrijë pa bërë pyetjen: Si ka mundësi që për këtë parti, pavarësisht nëse është në opozitë apo në pushtet, pavarësisht se kryeprokurorët i ka zgjedhur dhe i ka votuar vetë, rregullisht këta të fundit i dalin “armiq të klasës”, dhe për të arritur në këtë konkluzion nuk kalojnë më tepër se dy vjet? Si ka mundësi që kjo parti bën të pamundurën për t’i dështuar dhe diskretituar kauzat e veta, duke e bërë fytyrën rrogoz në kërkim të ndonjë deklarate të nxituar politike nga jashtë, për ta shitur si qëndrim të bashkësisë ndërkombëtare, por që menjëherë i plas si tullumbace?

Është e qartë se basti (deri tani) i gabuar i Berishës, dhe për zgjatim politik edhe i Bashës, ka qenë shfrytëzimi këtij rasti të ditur prej tre e kusur muajsh për të goditur Metën si mbështetje e mazhorancës. Kërkimi i këtyre “shortcut-eve” për të ardhur në pushtet teksa e kanë partinë çorap, është qesharak, aq më tepër kur dosje të qepura keq si çështja “Doshi” çmontohen ende pa nisur. Nga njëra anë, mund të thuhet se ky është një përparim goxha i madh për PD-në. Dikur, rrugën e shkurtra i kërkonte me tanke dhe arkivole brenda kryeministrisë, tani me “revolucione paqësore”. A është ky një evoluim i vullnetshëm, apo i detyruar ngaqë me kalimin e kohës, faktori ndërkombëtar ja ka bërë të qartë Berishës se ç’e pret nëse vazhdon të luajë luftash si dikur, kjo është temë tjetër. Por edhe këtë herë, PD zgjodhi kauzën e gabuar.

Dhe tani ka mbetur pa kauzë. Është thënë dhe më herët, që opozita ka patur potencialisht mjaft arsye për të thërritur njerëzit e saj dhe gjithë të tjerët në protesta. Ironikisht, mbase edhe shumë socialistë të zhgënjyer, që nuk do ua merrte mendja se Edi Rama do t’u thoshte një ditë, “nuk i heq demokratët nga puna, sepse nuk jam si Saliu”. Arsye që variojnë nga pakënaqësitë ekonomike, premtime të pambajtura, deri tek aspekti “represiv” i disa reformave të rëndësishme për vendosjen përfundimtare të zbatimit të ligjit. Por nga njëra anë ta akuzosh Metën se është aq i fuqishëm sa të pengojë hetimet, pastaj të iniciosh një mocion mosbesimi, pastaj të mos e votosh fare iniciativën tënde, pastaj të kërkosh dorëheqjen e tij (duke e ditur se nëse ai është kaq i fuqishëm, a nuk do ndikojë po njësoj mbi drejtësinë?!), pastaj të thërrasësh në ndihmë ndonjë deklaratë të huajsh që qortojnë Metën…

Dashamir Shehi, zëri i kthjellët dhe pa doreza i së djathtës, e tha hapur: Opozita ka arsye të tjera për protesta, jo sherret brenda mazhorancës që precipitojnë në ngjarje të tilla. “Nëse PD nuk ka besim as tek këta prokurorë e gjykatës shumicën e të cilëve i ka zgjedhur vetë…”, nënvizoi ai. Por zëra si i Shehit, më tepër i bëjnë nder opozitës dhe ja “rregullojnë biografinë” në sytë e publikut, sesa dëgjohen dhe merren seriozisht brenda rradhëve. Dhe kështu si po venë punët, tani që edhe prokuroria rezultoi pjesë e mafias për PD-në, vetëm një hap ka mbetur pa hedhur selia blu: Të shpallë Bujar Nishanin horr bulevardi! E paimagjinueshme vërtet, por çfarë s’bën vaki…

Share This Article
12 Comments
  • NAIVE TE NEVERITSHEM DERI NE VDEKJE

    Shume mbajne mend ne femijeri ti kene trembur me gogole e bubazhele, me shtriga e shtrigane, me efektin e desheruar per te qetesuar çapkenet kokeforte apo flokelidhurat me gersheta. Pikerisht me naivitetin e justifikuar nga mosha jane mbajtur nen trysni breza te tere shqiptaresh te se ardhmes dhe simile popujsh te tjere.

    Tu rrefesh sot, çapkeneve dhe gershetlidhurave te djeshme, per Xholin e adhuruar nga nipi i kinezes se natyralizuar amerikane Mary Lu, per Llallen e rritur me kothere te mykura buke misri dhe dy sherbetoret e tyre pa ze, pa sy, pa veshe, te perdorur si gogole, bubazhele, shtriga e shtrigane nga llapaqene me shpirt e qendrim shoqeror mizerabel, ben te qeshin edhe guret e Sokakut te te Marreve te transplantuara ne Surrel, ku me siguri kane marre pagezimin e tyre nga kodoshe antishqiptare sypergjakur nga cmira per pasuri e perçudnim.

    Mbi ç’baze llogjike, jo me ligjore, mund te flitet per çjerrje maskash, apo rrezim siparesh, ne te ashtuquajturen me keqdashje “Komedi Doshiane”? Dikush urdheron vrasje me pagese te dy te votebesuarve popullore, dhe ngrihet nje Kalifat i tere per ta zvenitur nje tragjedi te tille kriminale, me gogolet e bubazhelet e turnit.

    Si mund te quhet sajim deklarata e killerit me pagese Bami, apo “e rregjistruar me dijenine e tij”, kur shihet qarte edhe nga kukuvajkat e Terbufit, qe rregjistrimi eshte teresisht i fshehte, se po te ishte i organizuar, do shikonim nje deklarate te paster e te qarte ne ze e figure me nje webcam peselekeshe te qelbur.

    I mendoni kaq idiote e injorante shqiptaret ju te zbriturit nga kushedi se ku? Mendoni se mund te kalohet edhe kjo karikature surreterish me te njejtin arsyetim te videos se korrupsionit te te akuzuarit nga Doshi, si porosites i vrasjeve me pagese, si “te manipuluar” siç u shpreh ca dite me pare?

    Ka nje tradite tashme te konsoliduar te ketyre zylyfeve te “last minut price”, qe pasi bejne gjemen ne kete vend te ç’njerezuar, gjejne strehim ne token e te posa zbriturit ne Tirone Donald Lu, si Harasanaj pas vjedhjes se miliona dollareve, si gjenerali i Gerdecit i denuar me pse vite heqje lirie, si ish ambasadori Pitarka me spiunumet dhe pervetesimin e dollareve albamerikane sa ishte ne funksion ne OKB-ne e Ramiz qelbesires, apo hajdutet e filialit te Bankes se Shqiperise ne Shkoder, apo Artur Bushi i kokaines hollandeze i trajtuar si mik i ambasades amerikane ne listen e fundit te kryesuar nga nje fare Majko, per te mos harruar albkanadezin Visho Ajazi dhe te tjere pushtetare te larte siç jane Naçua dhe Haxhinato me “green card” amerikane te fituar me kohe, per ta perdorur ne rast rreziku te tsunameve popullore.

    Si mund te heshtet me shkeljen e rende te proçedurave te Kodit Penal, per mosdenoncim dhe hetim privat te gangsterit Tahiri, te heshtjes prej kodoshi te Rames, te dekonspirimit te Llalles, te perfshirjes se Becit, te bashkepunimit ne heshteje te Didit per te mos folur per Cipen e nerenxave te kokedhjereve himarjote?

    Te bazosh hetimet, siç bene Kulluri me Kajanen, te mbeshtetur nga ylli polar i amerikaneve Xholi (me siguri me green card ne xhep edhe ky) vetem ne “deshmi” deshmitaresh te dyshimte, pa prova materiale te pakontestueshme, e ka kthyer joDrejtesine shqiptare ne nje rring boksi me protagoniste rrugaçe te super stervitur ne kampuset sportive te kriminalitetit te organizuar.

    • Goxha hartim na paske bere zoti Xume.Te te rrojne familjaret e te afermit se vete paske shkuar per lesh si Sali Protopapa(Birisha).Hahahaha.

    • Te dogji e verteta shoku bryl stufe, kalues tymi per djegje mbeturina spitalesh, ambalazhe farmacishe e broçkulla letrash higjenike me poezite e Rexhepit nga Çepani? Mos u shqeteso, se ka edhe me keq, kur te te thyhen protezat e dhembeve nga emocioni qe do te perkoje ate vendin ku kerkon te shijosh trangujt e serrave te Lushnjes. Kujdes me dy qimet qe te kane ngelur per te maskuar hyrjen e shpelles jashteqitese, trangujt mund te ti shkulin e gjaku do derdhet rreke. Kaq per tani !

  • Kam qeshe me kete tipin xume trala la zura nje ngjale jo per gje por ai konfirmon ate qe une thashe se roitja asht pjese e turbolences psiqike te renduar nga goditjet nga mbrapa me presh lushnje ne vendet delicate te mbrojtura me ligj. por pederat e pedese nuk ju ban derman as topi I allamanit.TUNG je peshe e lehte e roitur por e pranoj me bere me qesh dhe ndiej keqardhje per te gjithe XUMET

    • “SA TE JEMI BASHKE

      na te dy, do t’na shikjojne me zili, dhe do t’na flasin ne sy, sa duhemi une dhe ti” eshte refreni i kenges qe kendon Jozka nga Kurbini, kur kalon ne kembe e vetmuar, ne rreze te murit ndares te spitalit pese, per te vajtur ne QSUT per viziten e rradhes. I jane shtuar jashte mase “nejet e bukurise”.

      Te njejten rruge beje edhe ti, kur shkoje ne pune me gezim e lumturi, per tu mesuar kadeteve skenderbegas, poezite e Xhepit nga Çepani. Nje gje te kish mesuar Xhepi, ferrat e Çepanit shohin ferrat e Çepanit e rriten, asaj qe ne Kumbull te Korçes, ja thone ndryshe: shikon molla mollen e piqet.

      Heren e pare ngele i lemeritur kur degjove te qeshura te çmendurish pertej murit te larte, te dyten pyete i kureshtur nga vinin ato te qeshura, te thane nga reparti i “te çmendurve qe qeshin”.

      Jo me kot poeti Xhepi nga Çepani te kish permendur historine e ferrave te Çepanit, erdhi nje dite qe fillove te qeshnje edhe ti, ashtu kot, ne ane te rruges se Dibres, poshte murit te larte te spitalit pese, aty ku e qeshura kurihet si semundje !

  • nuk e kuptoj.Ambasada amerikane deklaroi se per te inkriminuarit ka njoftuar organet shteterore shqiptare ndersa kryeministri tha se une nuk kam ditur gje per Doshin.Kush jep informacion jo te sakte per median.Neqoftese eshte e vertete ajo qe thote Rama atehere loja doshi i kalon kufijte e vendit

  • roitja vazhdon me kenge te merhumit per semundjen qe ke 17-ta ne vlore te ben derman dhe pas “analizave” qe te bejne shoket e dhomes kartelen ne elbasan ta cojne,se kur ke me shume se dy semundje ,roitje dhe pederi elbasani te ben te shohesh “endra” me presh dhe detin kos.mos e kruaj shume me fiq deti se asi kerkon dick o poet I pjerdhur ,kur ketu ku une jetoj asht dite te ty asht nate vazhdo dreamim po pa roitje

    • Nje kujtese te vockel fare…

      GREVA E URISE SE ..PALLOSHIT

      Rrefen nje fare Kostreci, nje trushkulur, historine e ”greves se urise” per dashurine e pa mateshme per librat, per dymbedhjete librat qe ja sekuestruan ne Burrelin e tij te paharruar.

      “Mesova italishten per dy muaj – tregon i greveurituri – dhe aty nga fundi i 67-tes ndersa rrija shtrire ne mes te dhomes me njezetetete te burgosur te tjere, oficeret erdhen drejt e tek une dhe me sekuestruan dymbedhjete libra. Njeri quhej “mohametto” (Maometto – sh.im) nje liber gjerman i perkthyer ne italisht dhe me thane qe pas mbylljes se xhamive ishte e ndaluar literatura fetare.

      U futa ne greven e urise per librat (!!) dhe ja hodha oficereve pas dymbedhjete ditesh me ndihmen e Xhemal Mulosmanit opingembajtes, me djegjen e gazetave ne qeli, qe e moren per te vertete se dogja librat !”

      E vazhdon me rrefimin e tij me tej.

      Paçka se une nje dite, ndersa isha vene ne rradhe per te ngarkuar kamionin me zhavor ne bregun e Matit, punoja shofer kamjoni aso kohe, me rastisi te degjoj te njejten histori nga nje tjeter kamionist, nje fare Zenel Bisha: flinte mu prane tij ne dhomen e Burrelit, dhe…… greva e sajuar e urise nuk kish librat si motiv por palloshin e Zenelit, pasi e kishin transferuar ne nje dhome tjeter. Per çdo liber kish nje dhurues Kostreci i Burrelit te greves se urise per palloshin zenelbishian.

      Linde i mutizuar do gjirizohesh i tille, ne Elbasanin tend te ndotur me Fuat mutaxhinjte e Kedhave shkrelaliabiberiane. Rastesia te paska lene akoma pa ngordhur, u shofsh me rrace kalbesire dekadente.

  • Me keta koDosher qe guxojne te luajne theater me hallet qe vet ia krijuan ketij vendi, nuk duhet toleruar me

  • Roitja vazhdon me histori halucionante.ha sheet se nje dit do behesh esell dhe do kuptosh se jo cdo gje do zgjidhet me oshilacionet dhe fixacionet e tua derirante qe tregon ,por nje gja asht positive qe ti e kupton qe kur flitet per elbasanin je ti mbrapa asaj historie,ndryshe nga ty une te them te na I rruash e te te kujtone ata qe te kane ne patronazh dhe te paguajne per sherbimet qe ke bere qe ne burg leximin permbys te librave(fetare per te lare shpirtin e zi dhe erotike per te mesuar se lezimi permbys nje dite do te behet ceshtje e mbare pederve) vazhdo ngarko zhavor por kujdes lopaten ,,,,perdore per ate pune qe din me ba me mire….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *