Jo krejt papritmas, 5 deputetë socialistë, në një të enjte parlamentare, u rebeluan. Zanafillën e dhanë diskutimet e nxehta të deputetit Tomë Doshi në komisionet parlamentare. Mllefi i beftë ishte ndaj veprimeve të policisë, sidomos ndaj ministrit Tahiri, dhe, duhet pranuar se, për disa gjëra kishte të drejtë, sidomos për rastin tragjik, Santo!
Replikat dhanë sinjalin se diçka po lëvizte. Megjithëse një dialog konfuz, ku më shumë ndihej zemërimi se arsyeja, ai ishte një shkak për të menduar se brenda shumicës së re parlamentare gjërat nuk ishin të qeta. I lançuar shumë herë, para zgjedhjeve të 23 qershorit e menjëherë pas tyre, si ministri i Punëve të Brendshme, shumë , mund ta lidhin këtë “shpërthim” të Tomë Doshit me befasinë e emërimit të Tahirit, por, si duket, asgjë nuk kishte lidhje me këtë.
Si duket, zemërimi i akumuluar prej disa muajve, me shfaqje që nuk kanë lidhje me një emërim qeveritar, priti ditën e tij për të shpërthyer në formën e një ditëlindje imagjinare, që mund të ketë edhe të “rifestohet”. Zgjedhja e ditës së enjte më shumë se gjithçka ishte një provokim i hapur për qeverinë, që kishte pritur këtë ditë për të kaluar disa nga ligjet më të debatuara. Nëse do të ketë ” të enjte të tjera të zemëruara”, atëherë nuk mbetet gjithçka mes sinorit të një provokimi, por gjërat bëhen më serioze duke krijuar konfliktin e parë. Problemi është në përgjigjen e dy-pyetjeve: ishte rastësi apo diçka e përzgjedhur për një ditë të tillë? Kush qëndron pas rebelimit, nëse mund të pranojmë se ka një pasvijë politike?
Në të majtën politike ka pasur shpesh herë rebelime të kësaj prerje, të cilat jo rrallë kanë prekur trungun e saj, e kanë shpërqëndruar atë dhe i kanë lënë hapësirë forcave të tjera politike. E majta, ndryshe nga PD-ja, ka qenë tolerante ndaj këtyre ” rebelimeve”, ka qenë tolerante deri në humbjen e kujtesës politike, dhe kjo, në shumicën e rasteve, e ka dëmtuar seriozisht atë! Nën petkun e “mendimit ndryshe” liderët e së majtës kanë ecur në të njëjtën rrugë, por kundër njëri-tjetrit, dhe nuk ka gjë më të vështirë sesa hasmëria brenda familjes.
Tani, e majta, ndodhet para një rebelimi të ri, i cili ndryshon nga të mëhershmit, pasi nuk ka asnjë platformë politike, asnjë mendim ndryshe, asnjë paraqitje mediale intelektuale, nuk ka as teza e as diskurse; por është më e pranishme, sepse është “pronë” e njerëzve të fuqishëm brenda mazhorancës. Ky, ndryshe nga grupi pranë Ben Blushit (LMN) para disa kohëve, që mund të quhej “grupi i mërmërimave”, ky i tashmi, nëse do të vazhdojë riformatimin, do të mund të quhej “grupi i të fortëve”.
Zgjedhja e ditës së enjte parlamentare nuk ishte rastësi e zakonshme. Ajo nuk ka lindur spontanisht, dhe nuk duhet trajtuar si spontane. “Kërcënimi” se, një të enjte tjetër mund të ketë një ditëlindje tjetër, ku përsëri të rebeluarit do të jenë jashtë sallës së parlamentit, është kumbimi i një këmbane politike, që mund të kthehet në një disfatë legjislative dhe që mund të ketë ndërrim numrash në partitë parlamentare.
Të pesë të “rebeluarit” janë emra të njohur, jo vetëm në politikë,si shumë kolegë të tjerë, por kanë edhe veçantinë e tyre. Është ndër ato rastet e rralla kur deputeti nuk ia ka nevojën partisë së tij, por shpesh herë partia e ndjen nevojën e tyre. Kjo i bën ata edhe më të pavarur, por edhe më inatçor, i bën ta shohin veten jashtë saj, por edhe fuqi brenda saj; ata e ndjejnë veten se janë të domosdoshmit, sidomos në një fushatë zgjedhore, por edhe e ndjejnë se bjerr fuqinë e tyre mes fushatave.
Asnjëri prej tyre nuk i është lutur strukturave të partisë nga vijnë për të qenë pjesë e tyre, në të kundërtën , strukturat kanë rendur drejt atyre. Ata, krejt befas, e kanë ndjerë veten mbi këto struktura, të cilat , më pas, të asfiksuara, janë njësuar me kandidaturat e njerëzve të fortë brenda partisë, ç’ka mishërohet pikërisht në këto figura politike, që më së shumti kanë ardhur nga biznesi. Dhe, normalisht, e kanë trajtuar partinë si kanë trajtuar edhe bizneset e tyre, me dorë të fortë; shpesh herë sipas parimit të njohur: më jep, të të jap. Krijimi i një politike biznesmene në parlament është dështimi i parë i madh i tij, megjithëse ata që e sjellin këtë përvojë nuk janë njerëz të dështuar. Përkundrazi, ata kanë pasur vizionin dhe guximin për të synuar pasurinë, dhe ia kanë arritur. Këtë synim ata e kanë shtrirë edhe në politikë, dhe nuk ka asgjë të keqe, nëse më pas nuk e ngatërrojnë politikën dhe ligjet që do të miratojnë e kontrollojnë me defiçitet dhe sufiçitet në biznes. E keqja është se kjo është bërë lëmsh! Në parlament më shpesh flet arsyseja e të fortit se mendja e të mënçurit, dhe kjo e keqe e ardhur nga lëvizja e “të fortëve” ka gjasa të shndërrohet në një veti grupore brenda shumicës.
Nëse e pranojmë me sinqeritet, opozita e djeshme dhe mazhoranca e sotme i fitoi zgjedhjet në qarkun e Shkodrës,dhe jo vetëm aty, jo sepse kishin ndryshuar shumë gjëra, por sepse u paraqitën përmes figurave të njohura intelektuale, si Mimoza Hafizi apo Namik Kopliku, e për më tepër, sepse së bashku me to, duke marrë rolin e primarit, do të ishin edhe Tomë Doshi, Agron Çela, Paulin Sterkaj. Zgjedhjet në qarkun e Shkodrës nuk mund të fitoheshin vetëm nga mendimi intelektual, por edhe nga një fushatë e ashpër, sidomos ndaj zullumeve që kishin ndodhur në qeverisjen e pëdëistëve, në një përballje të vazhdueshme, po ashtu të ashpër, me klanin e Topallit, që mendonte se ishte plotfuqishmëria e Shkodrës; por edhe me ruajtjen e çdo vote, e cila ishte dhënë edhe më parë për të majtën progresive, por ishte numëruar për të djathtën reaksionare.
E njëjta gjë ndodhi edhe në zonat e tjera, ku mjaft figura të njohura më shumë si biznesmenë të suksesshëm, papritmas u shndërruan në njerëz të politikës, dhe sidomos në veriun e Shqipërisë, të cilat ishin trajtuar si bastione të padiskutueshme pëdëiste dhe , pas 23 qershorit të vitit të kaluar, krijuan një tabllo tjetër politike. Nëse figura të tilla, të njerëzve të fortë, praktikë apo të ashpër, do të kishte pasur edhe në një qark tjetër, si në Kukës, dallimi do të ishte shumë ndryshe. Pra, me mendësinë e njeriut të dorës së fortë, shumë deputetë u futën në Parlament. Ata kishin pas vetes euforinë e fitores apo rëndesën e humbjes, por njëkohësisht, për fituesit , qëndronin pas tyre edhe një shumësi njerëzore, e cila kishte qenë e përkushtuar deri në thelbin e saj për fitores e së majtës, të cilën e kishin parë më shumë sipas syrit të njerëzve të fortë: një kështjellë që duhet të merret, me hir apo me pahir. E morën me hir, pasi vullneti dhe forca e tyre ishte e njëmendshme me dëshirën e njerëzve.
Mirëpo parlamenti është diçka tjetër! Shumë prej tyre e dinë. Shumë të tjerë po e mësojnë rrugës, mirëpo nuk ka kohë për t’i mësuar të gjitha njëherësh. Secili prej njerëzve, që mund të quhet sot i rebeluar, nuk është nevojtar ndaj qeverisë, mirëpo , mendoj se ky është dëmi. Ata përfytyrojnë se qeveria është nevojtare ndaj tyre. Dhe qeveria, e zënë me hallet e saj, por edhe me euforinë e numërimit të qindësheve të para të qeverisjes, duke lënë pas vetes hapësirat e pakënaqësisë, nuk e vëren se krijohet edhe një ngushticë e padukshme deri sa jep zërat e saj, mes njerëzve që ndikuan për ardhjen në pushtet dhe vetë pushtetit. Nga ana tjetër, ” të fortët”, sidomos të shumicës socialiste, vërejnë se ende nuk e kanë atë pushtet që kanë kolegët e tyre të LSI-së, të cilët, megjithëse më të paktë në numër, bëhen befas zotëruesit e hapësirës së pushtetit. Në Shkodër, krejt normalisht, por që nuk është normale, LSI-ja bëhet qendra e punësimit, dhe kjo ishte moto e saj; nga zyrat e saj vendoset për emërimet, që nga Prefekti e deri tek nënpunësit e zakonshëm. Ajo bën festa për përvjetorin e 23 qershorit, organizon takime festive, merr pranë vetes grupime të rinj, të cilët e dinë se porta e kësaj force politike është edhe porta drejt punësimit. E njëjta gjë në Elbasan apo në Kukës, dhe krejt befas, forca e parë politike në qeverisje, brenda mazhorancës, e ndjen veten në minorancë. Dhe është për t’u besuar ajo që më thoshte një njeri i afërt, se, edhe Gramoz Ruçi, kur kërkon të punësojë njeri, troket në dyert e LSI-së. Mund të mos jetë e vërtetë, por është e ndërtuar bukur.
Nuk besoj se “rebelimi” i disa deputetëve ka të bëjë me probleme të dorës së tretë, por as të dorës së parë. E vërteta qëndron në mes. Ndonjëri e ndjen se terreni i tij po bëhet i rrëshqitshëm, dikush e ka ende zemërimin me fjalën që ka dhënë dhe që nuk mund të mbahet; mes dikujt dhe qeverisë qëndron hendeku që sapo është hapur pasi tashmë e ndjen veten në skalionin e dytë, diku tjetër hallet e zonës së tij elektorale nuk do të mund të zgjidhen ndryshe, veçse me rebelim.
Më treguan një histori zemërimi, mes njërit nga të “rebeluarit” dhe shefit të qeverisë. Deputeti i kërkon kryeministrit të dërgojë në një ambasadë fqinje një njeri të besuar, i cili prej shumëkohësh ka qenë aktiv, i formuar, me ndikim dhe serioz. Shefi i qeverisë nuk pranon, duke sjellë si argument se i propozuari ka një prejardhje jo shqiptare, por shefi nuk e di se prej dhjetra e dhjetra viteve, ajo vërtet është një familje me prejardhje të huaj, por është më shqiptare se sa shumë shqiptarë. Është një nga ato familje që i kanë bërë nder qytetit verior. Kur shefi nuk pranon përsëri, deputeti troket në portën e LSI-së. Çështja zgjidhet, pas saj mbetet vetëm zemërim!
Si do e zgjidhë Edi Rama këtë “rebelim” , si një kronikë të paralajmëruar në ditët e fundit? Ky është edhe halli sot, por dua të besoj se ende nuk është bërë hendeku aq i thellë, sa që të mos kapërcehet. Joshja e tyre me pushtet do të ishte një gabim i ndjeshëm, megjithëse nuk besoj se ata janë të dhënë ndaj pushtetit deri në asgjësim. Po ashtu, joshja përmes lëshimeve në biznes, do të ishte vrasëse për shtetin, jo vetëm të sotëm, por edhe të nesërmen.
“Festimi” i ditëlindjeve mund të vazhdojë, ashtu si mund të ndodhë edhe kalimi i tyre në një tjetër kamp politik, gjithnjë brenda së njëjtës klimë politike. Kur një mik i imi, analist i njohur, (i lidhur ngushtë me qarqet e pushtetit, sidomos në LSI) në qershor të këtij viti, më tha se thuajse 6 deputetë të mazhorancës e jashtë saj, janë të gatshëm të kalojnë në LSI. Nuk mu duk e habitshme, pasi “kalimet” e nëndheshme janë bërë të zakonshme dhe nuk habisin më njeri. Por nuk dua të besoj se e ka pasur fjalën për këto të “rebeluar”, pasi do të ishte një kalim i përkohshëm.
Në fakt problemi më i madh i parlamentit shqiptar qëndron në thelbin e tij: sundon forca mbi mendjen. Sundojnë biznesmenët mbi intelektualët. Sundon zhurma mbi heshtjen. Parlamenti nuk është foltorja e disave, kushdo qofshin, nuk është tribuna ku mund të përplasen disa, përmes një zhargoni që nuk i bën nder as grindjeve e sharjeve në lagje; por vendi ku duhet dëgjuar fjala e mënçur dhe e qetë.
Mes një “rebelimi” dhe përplasjes qëndrojnë ditët e qartësimit. Nëse qeveria bën sikur nuk dëgjon dhe “të rebeluarit” sikur po festojnë ditëlindjet, kjo nuk sjell mbarësi. Shqipërisë i duhen urgjentisht ligje që kërkojnë 84 vota dhe njerëzit i kanë deleguar deputetët në këtë masë, jo rastësisht, për të miratuar pikërisht ato ligje që lëvizin gjërat nga vendi. Një shumicë inatçore dhe një qeveri që nuk dëgjon do i ngjajnë dialogut mes shurdhit e memecit.
Kam ëndërruar gjithnjë për një trupë parlamentare të mësuar me kulturë elitare, të frymëzuar nga besimi, mbi të cilët oborri kryeministror dhe garda e tij pretoriane e politikës të mos kishin asnjë ndikim, njerëz që nuk donin pozita, që nuk do të influencoheshin as nga joshjet e sirenave të parasë, as nga frikësimet e Gardës, që të ushtronin me kryelartësi privilegjin për të hartuar ligje të pavaruara nga dëshira e një njeriu dhe, pas një seance parlamentare, ku kishin thënë gjithçka e kishin quajtur të drejtë për shtetin, shtetarët e zullumet e tyre, ktheheshin pa frikë, në këmbë, drejt njerëzve të tyre. Mjerisht nuk e kishim dhe, si duket, nuk do ta kemi.
“Deputeti i kërkon kryeministrit të dërgojë në një ambasadë fqinje një njeri të besuar, i cili prej shumëkohësh ka qenë aktiv, i formuar, me ndikim dhe serioz. Shefi i qeverisë nuk pranon, duke sjellë si argument se i propozuari ka një prejardhje jo shqiptare, por shefi nuk e di se prej dhjetra e dhjetra viteve, ajo vërtet është një familje me prejardhje të huaj, por është më shqiptare se sa shumë shqiptarë. ”
Kush eshte ky me prejardhje te huaj?
KETO JANE 5 MOLDAVET E SALIUT
Mua me duket se problemi qendron te Rama. Ai eshte shkeputur nga partia socialiste. AI do te beje shtet, do te vendose rregull, i dhimbset vendi si eshte katandisur, por vepron i shkeputur nga elita e PS-se. Rama vazhdon dhe sillet si nje kryetar bashkie, por tashme i nje territori prej 28 mije kilometrash katrore. Ai vuri ministra disa njerez te dale nga hiçi, qe vetem ai i njihte dhe nuk kishin asnje reputacion ne publik. Jane figura te pasterta dhe te perkushtuara, por nuk mjafton. “Ujqerit” e PS-se mbeten te pakenaqur se as nuk i pyeti kush. Une mendoj se Rama eshte shume i mire si kryeminister, por nuk ka haber fare nga punet e partise. Kam frike se o do thyeje ai koken, ose do te thyhet PS-ja ne dysh.
kush jane keta .populli ju ka zgjedhur e populli nuk kerkon ndarje.
ose beni politiken e saliut ose po ju dalin lakrat e po siteni .
kush jeni ju te ndani popullin .shqiperia eshte shqiperi nuk eshte very e jug.
Nji mal me dallavere rendon mbi kta horra e bagabonda
nji mal me hajni e tradhti nji mal me vrasje e kurveri rendon mbi
kta delenxhilere
mjer Kombi e mjer Albania si eshte mbush Parlamenti me njerez te hunit e litarit
Turp i pa pame bejne komando Kreminelat e Tom katunarit turpi e ka mbulu Ed Ramen me ket tufe zagarresh qe mendojne vetem per portat e tyne
e bene Shqipnine tym e flake kta mizerrabla
Turp Gjysme e PARLAMENTIT DUHET TE IKI NE SHPI
JANE TE GJITHE ME PISLLIQE E POSHTERSIRA NE ATO KARRIGE
TURP TURP DHE VETEM TURP SI NGA SALIU DHE NGA EDI E META .
Ky shkrim eshte edhe nje aresye me shume per tu bindur qe Shqipëria nuk do te behet kurr!Ne nje shkrim tjeter lexojme se nje Mirditor(malsuer)do te krijoje nje grup me deputetet e veriut(iniciative qe e ka marre Berisha ketu e 23 vjete,por qe nuk u zbatua) dhe nuk jam ne gjendje akoma per te kuptuar nese kjo levizje eshte ne kuadrin e “Alences kuq e zi”,te krijuar nga ata qe i kane dashur te miren gjithmone Shqipetareve e Shqiperise!A do ta bejne edhe kete trimosh malesueri “qytetar nderi “ne ndonje qytet pertej Atlantikut?Le t’ia leme kohes,ndonese edhe kryeministri sikur ketej e tutje thone qe do merret me “zahon”,por ka gjetur belane se ne ke parti duhet te aderoje pasi vete eshte nga Veriu,gruan e ka Tironce e Zahua thote qe jam nga jugu!Mendimi im eshte qe Shqipëria te bjere rehate te ndahet ne principata ,ku kjo do te ishte zgjidhja me e mire per kete kodosh milet.
“Kam ëndërruar gjithnjë për një trupë parlamentare të mësuar me kulturë elitare, të frymëzuar nga besimi, mbi të cilët oborri kryeministror dhe garda e tij pretoriane e politikës të mos kishin asnjë ndikim, njerëz që nuk donin pozita, që nuk do të influencoheshin as nga joshjet e sirenave të parasë, as nga frikësimet e Gardës, që të ushtronin me kryelartësi privilegjin për të hartuar ligje të pavaruara nga dëshira e një njeriu dhe, pas një seance parlamentare, ku kishin thënë gjithçka e kishin quajtur të drejtë për shtetin, shtetarët e zullumet e tyre, ktheheshin pa frikë, në këmbë, drejt njerëzve të tyre. Mjerisht nuk e kishim dhe, si duket, nuk do ta kemi.”
Po zoti Islami kete kulture politike presim nga deputetet ,na jane vrare syte dhe shpresa kur shohim qe ne ate parlament ulen akoma zuzare te politikes apo te “fortet” siç i quani ju .
Deri kurre do shohim akoma vendin tone te merret peng nga kjo biçim klase politike ?
Analize e shkelqyer zoti Islami ,sa do desha te kishte ai parlament nje si ju !
Kam ëndërruar gjithnjë për një trupë parlamentare të mësuar me kulturë elitare, të frymëzuar nga besimi, mbi të cilët oborri kryeministror dhe garda e tij pretoriane e politikës të mos kishin asnjë ndikim, njerëz që nuk donin pozita, që nuk do të influencoheshin as nga joshjet e sirenave të parasë, as nga frikësimet e Gardës, që të ushtronin me kryelartësi privilegjin për të hartuar ligje të pavaruara nga dëshira e një njeriu dhe, pas një seance parlamentare, ku kishin thënë gjithçka e kishin quajtur të drejtë për shtetin, shtetarët e zullumet e tyre, ktheheshin pa frikë, në këmbë, drejt njerëzve të tyre. Mjerisht nuk e kishim dhe, si duket, nuk do ta kemi.(B.I)
Ky eshte thelbi i shkrimit. Por nje enderr qe nuk mund te realizohet.
Z.BEDRI ISLAMI,bene analize te sakt 100%.Dhe nuk eshte e para-here.Kto mendime ai duhet ti shtronte ne Kuvend,por siç duket nuk ka EURO te mjaftueshme dhe,nuk besoj qe ai te kompromentohet lehte.Qe nga vitet e para te plurarizmit,e majta eshte marr me shume me vehten e saj,duke u çare disa here dhe NANO nuk ka ditur ti afroi te paknaqurit,Saliu e beri kete,por nuk pyeti asnje ne PD,veproi vet “ME SHPAT NE DORE”.Rama nuk e ben dot kete.Blushi-karieristi me shok bene tentativen e pare,por u terhoq dhe tashme merret me libra.Ky e deshi nje post,prandaj hedh shqelma.5 “REBELET” do shkojne me Blushin,Malajn,etj,ose do shkojne me LSI.Dhe perspektiva:META-Kryeminister.Nuk e ka thene kote NAÇO ne Berat.Kjo do ndodhe,pasi Rama nuk ben dot reformen ne drejtesi pa marre pelqimin e METES?????
EDHE KESAJ RADHE “NON HAI AZZECCATO UN TUBO”
Ne kete peseshe pistoleresh “te forte” ne kuptimin e vertete te fjales, shume syresh kane nje te kaluar te vrazhde te rregjistruar ne analet e kronikes se zeze te ketij vendi e jo.
Ka edhe te prostitu’uar politike mes tyre, me nderrim barakash sa ne nje krah aq edhe ne krahun tjeter. Me i qendrueshmi duket te jete pikerisht Tom Doshi, per vete prejardhjen e tij tipike te malesorit shkodran, me karakterin e forte e te pa lekundur.
Momenti pothuajse i pare publik i acarimit te tij jane sjelljet rrugaçore te Fatmir Xhafajt te ligjeve, nje biçim i ardhur (nuk i dihet ku ka lindur) nga asgjeja, nga hiçi, qe me arrogance e megallomani batutoi me Doshin. Nuk ngeli pas edhe nje tjeter “e favorizuar” e Rames, Felaj, me mendjemadhesine e zakoneshme qe e trumbeton sa here qe i vjen rasti, sikur t’ja kemi borxh qe “ka humbur kohe per te pergatitur ligjin per policine, lexojeni te pakten, dhe shton, mund ta heqim sekuestrimin e motove te qumeshtshitesve e ta zevendesojme me shoqerim ne polici”.
Kjo eshte llogjika pa vlere, false dhe injorante qe karakterizon vip-et e Edi Rames.
Ç ‘te thuash per Gramoz Ruçet, qe jane te ndaluar per te hyre ne token amerikane, qe i quajti paftyresisht diskutimet e kuvendoreve “hartime”?
Po dy kampionet e injorances e te servilizmit fitimprures te tollombaces nga Çeprani, Vasili e Braho, me fshirjen databazes se tatimeve dhe ligjet e profasoneve si ato flluskat e sapunit qe mbijetojne pak çaste e zhuken ne hapesire, pa lene gjurme, po vetem te pa pune e mjerim.
Natyrisht Tom Doshi nuk do gjuaje me domate e veze te prishura keta biçimçuke, ai perdor me thjeshtesine e atyre qe pranojne te dialogojne ne pozitat e te barabarteve, Kuvendin, komisionet, takimet publike, radunimet ediramore.
Momenti i dyte, i acarimit te tij ishte nderhyrja ne Kuvend. Aty ai foli per “biznesmene (me emer) qe mbahen te izoluar 24 ore ne rajonet e policise, per ti bere qejfin Saimir Tahirit”. Ne te njejten kohe Prokuroria e Llalles, akuzonte policine e Didi-Tahirit, tepelenas DOC (me origjine te kontrolluar) per largimin e qellimte apo jo te drejtuesit te qendres se koordinimit, te larguar pikerisht ne diten e vrasjes se “çunit te tirones” Artan Santos, qe ngelet edhe sot e kesaj dite pa vrases e urdherues vrasjesh, po vetem me te vrare.
Ketu eshte burimi i shperthimit te Tom Doshit, pa dorashka e tha qarte e prere, qe si ai vete, biznesmeni i ndaluar per qejfllekun e Tahirit e sa te tjere parashumte te ndaluar, nuk duan te bejne fundin e nje tjetri parashumte, te bankierit Artan Santo.
Eshte frika per jeten e “te forteve” qe i vuri ne levizje.
Dhe se fundmi, kukumjaçkat e Edi Rames, kur permenden ne te keq ne forume e gazeta, behen me nje here te gjalle ne mbrojtje te “dinjitetit” te tyre skars, duke treguar pa dashur ( trushplaresi klasike e tyre) qe kane njohuri te thella per çdo skandal, vrasje apo beme te ndyre qe ndodh ne kete vend te drejtuar nga gangstere si Tahiri me shoke.
Pikerisht nga komentet online te kesaj faqe interneti (DITA-s), Taulant Balla nen nick name-in “T.B.” vuri pikat mbi “i” per nje perafrim te emrit te tij me banden e vrasesve te Azem Hajdarit: nuk quhej Taulant Balla, po Taulant Dedja”.