SMS në DITA
Në 0689073730
Po, kjo ishte loja. Mirë se ju gjeta si përherë. E kujtoni fjalën “recension”? Një fjalë akademike e korridoreve ekonomike që u përfol për gati 8 e më shumë vite radhazi. U kthye në një mit përrallash, si gogol që po i vinte vërdallë vendit tonë, në kushte kur po bënte kërdinë tek fqinjët tanë kufitarë. Por ish-at tanë te peshave të rënda të ekonomisë e mbanin larg me heroizëm të paparë. Por kur i dolën petat lakrorit thanë: “Po, kjo ishte loja!” Këtë lojë po e vuan populli. Me respekt për të gjithë. Mirë u takofshim unë me të tjerë rreth meje lexues të pa durueshëm të Ditës.