Kjo recetë që po ju rekomandojmë sot do t’ju ndihmojë të shmangni të gjithë llojet e ilaçeve, sepse është jashtëzakonisht shumë e fuqishme.
Forcon sistemin tuaj imunitar dhe ju ndihmon të luftoni gripin e zakonshëm. Mënyra e përgatitjes është shumë e thjeshtë:
Përbërësit:
1 rrënjë xhenxhefili mesatar
2 limona
500 gr mjaltë
Përgatitja
Lajini limonët dhe copëtojini. Më pas qëroni xhenxhefilin dhe prijeni në feta.
Vendosini limonët dhe xhenxhefilin në një kavanoz xhami 1 l dhe shtoni dhe mjaltin, por lini pak hapësirë në majë.
Mbylleni mirë kavanozin dhe lëreni mënjanë për një ditë, në mënyrë që përbërësit të lëshojnë lëngun e tyre.
Mund t’a mbani kavanozin në frigorifer 1-2 muaj dhe do të shihni që do të bëhet si masë xhelatinoze.
Përdorimi:
Për të rritur rekomandohet 2 lugë gjelle në ditë dhe 1-2 lugë çaji në ditë për fëmijët.
Përdoreni këtë përgatitje fantastike për të forcuar shëndetin dhe shmangur çdo lloj sëmundjeje

“Vendosini limonët dhe xhenxhefilin në një kavanoz xhami 1 l dhe shtoni dhe mjaltin, por lini pak hapësirë në majë.”
kjo hapsira e lënë duhet të jetë sekreti i këtij lëngu çudi bërës!!
unë do të shtroja një pyetje!!ju keni dhënë dozat që duhet të përdorin tërriturit dhe fëmijët!!
keni harruar të shkruani se a mund ta përdorin gratë shtatzana,dhe diabetikët!!po personat me tension të lartë të gjakut??
a mund të përdoret si pomadë për djegjet e lëkurës??
po si dizinfektues për plagët??
çdo ditë e më shumë po shtohen dituritë mesjetare në shqipëri!!sigurisht që duam ta ngrëmë jetgjatësinë në nivelet e mbretërisë së lavdishme të zogut!!në atë kohë kur njerzit skisin ilaçe por shumë mjalt dhe xenxefill,limonat importoheshin!!
Ende pa komente?
S’ka mundesi, se “Gojet e Liga” sapo me njoftuan, se nje BUCE FORUMESH qe fshihet si SKUTH prapa kompiuterit me nofken AntiQenZure ka postuar nje goxha budallallek.
O KURRIZTHYER !
Shtrengoje pak ate sumatricen e shkatarrume dhe dil nga anonimiteti qe ta shohin te gjithe se sa te vlen gariplleku.