Nga muaj shtator do të fillojë të aplikohet receta elektronike shëndetësore edhe në Tiranë. Pas projektit pilot në Durrës kjo recetë do të përdoret në të gjithë vendin.
Drejtori i IT pranë Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, Arjan Qoku, është ndalur në avantazhet që ka ky projekt. Por si çdo projekt tjetër dhe ky i recetës elektronike ka disavantazhet e veta, raporton Scan.
Një nga këto ka të bëjë me moshën e madhe të mjekëve, gjë që vështirëson procesin e trajnimit të tyre. Receta elektronike është një projekt i iniciuar nga Ministria e Shëndetësisë por që ndiqet dhe do të zbatohet nga Fondi. Ndërkohë që shpenzimet e tij mbulohen nga buxheti i shtetit.
