Receta elektronike, e cila ka nisur të përdoret në shërbimin shëndetësor parësor, nuk po funksionon siç duhet.
Auditi i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka konstatuar një sërë problemesh, ku më shqetësuesja është mos implementimi i nënshkrimit elektronik nga ana e farmacistit.
Kreu i KLSH-së, Bujar Leskaj ka thënë për Top Channel se receta elektronike parashikonte që të kishte nënshkrim elektronik jo vetëm nga mjekët që lëshojnë medikamentet, por edhe nga farmacistët që i tregtojnë ato, pasi kështu do të kontrollohej abuzimi me barnat.
Burime nga QSUT thonë se receta elektronike ka nisur të funksionojë në mesin e muajit korrik vetëm në ato shërbime ku lëshohen barna të shtrenjta me rimbursim.
Ato deklarojnë se janë 100 mjekë specialistë që lëshojnë receta elektronike, të cilët tanimë janë në monitorimin e FSDKS-së për recetat që lëshojnë.
Një tjetër pengesë që ka hasur funksionimi i recetës elektronike është ngadalësia e internetit.
s.a/dita
