Ndërrimi i stinëve shoqërohet shpesh me probleme të shumta shëndetësore. Dhimbja e fytit dhe kolla janë edhe më të zakonshme në këtë pëeriudhë.
Dietologia Blerina Bombaj sugjeron një recetë pije e cila përdoret shumë në Greqi.
Rakomelo është recetë tradicionale e Kretës, e cila ndihmon rrugët e frymëmarrjes nga ftohjet në dimër. Është mëse e thjeshtë për t’u përgatitur:
Përbërësit:
5 filxhanë raki
1 filxhan mjaltë
5 karafila
1 shkop kanelle
Përgatitja:
Vendosni në zjarr të ulët rakinë, mjaltin dhe erëzat. I përzieni dhe pak para se rakia të vlojë, hiqeni nga zjarri. Mund ta shoqëroni me gështenja të pjekura.
Konsumojeni me mase, gjithësesi më shumë se një teke nuk mund të quhet në dobi të shëndetit.

Po në Shqipëri kemi Ponçin , përse do përdorim rakomelo greke ???
Përgatitja e Ponçit
1 filxhan kafeje raki
2- gjysmë lugë kafeje sheqer
3- pak piper të zi
Nxehim pak rakinë (pak para se të zjejë) , e nxjerrim nga zjarri hedhim sheqerin dhe piperin duke e trazuar deri sa të tretët sheqeri dhe e pijmë të nxehtë si’ç është , më pas flini gjumë duke u mbuluar mirë, NË MËNGJES S’DO KENI AS KOLLË AS TË FTOHTË.
Faleminderit për informacionin