Reciprociteti me targat, Vuçiç: Kërkojmë tërheqjen e të gjithë trupave nga Kosova dhe Metohia

J L

Në fillim të fjalimit të tij para publikut, Vuçiç foli për situatën në ushtrinë serbe, si dhe në Ministrinë e Brendshme. Kreu serb tha se ndër tjerash u analizua armatimi i ushtrisë dhe policisë.

“Zgjidhja e vetme është tërheqja e të gjithë trupave nga Kosova dhe Metohia, kthimi në situatën e mëparshme”, tha presidenti serb.

Vuçiç e quajti aksion kriminal, pozicionimin e forcave speciale policore në pikat kufitare në Jarinje e Bërnjak për ta mbikqyrur zbatimin e vendimit të fundit të Qeverisë për reciprocitetin në çështjen e targave të automjeteve.

 “Diskutuam për situatën në Kosovë, veçanërisht pas aksionit kriminal të Prishtinës dhe inkursionit të gjashtë në veri të Kosovës dhe Metohisë, me përdorimin e automjeteve të blinduara, armëve të gjata dhe ngacmime të qytetarëve”, tha Vuçiç.

“Ne kemi arritur në përfundime, Serbia do të vazhdojë të këmbëngulë në ruajtjen e paqes dhe sigurisë së plotë për serbët në Kosovë dhe Metohi. Ne i konsiderojmë të papërshtatshme deklaratat në të cilat Beogradi dhe Prishtina barazohen. Serbia dëshiron ta vazhdojë dialogun, por nuk dëshiron të pranojë marrëveshje nga veprimet kriminale”, tha deklaroi Vuçiç.

Ai shtoi se këtë mëngjes bisedoi me ambasadorët e vendeve më të fuqishme perëndimore, ambasadorët e Quintit se si duhet të duket një “zgjidhje kompromisi” për këtë çështje, duke theksuar se mori një propozim “të papranueshëm”.

“Unë e refuzova atë zgjidhje sepse nuk është kompromis, por një zgjidhje që do ta poshtëronte Serbinë. Është një zgjidhje me të cilën 70% e asaj që shqiptarët kishin ndërmend të bënin në vijën administrative, ata do ta harronin, por do të prezantonin 20/30 përqind të masave. Kam marrë pëlqimin e Këshillit për refuzim. Unë e refuzova sepse jam lodhur nga politika e aktit të përfunduar dhe ju nuk mund të flisni kështu me Serbinë”, tha Vuçiç.

Ai po tha se Këshilli i Sigurisë Kombëtare në Serbi u pajtua që të kërkohet një përgjigje urgjente nga BE-ja, për t’iu kërkuar, ndër tjerash, edhe formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Serbi morën pjesë ministrat Nebojsha Stefanoviq, Aleksandar Vulin, si dhe shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë serbe, Milan Mojsiloviq dhe kretori i BIA-s, Bratislav Gasiç.

j.l./ dita

Share This Article
5 Comments
  • Marveshja e firmosur qe ne vitin 2012 , pa tjeter qe duhet te zbatohet nga te dy palet.
    Serbia nuk ka asnje arsye te denigrohet perse ajo zbaton vendimin e vete qe e ka marre.
    Ketu nuk ka lojra fjalesh , pore ka zbatim rigoroz te marveshjeve qe jen firmosur nga te dy palet.!

  • Kur flet për situatën e ushtrisë dhe ministrisë të brëndshme Vuçiçi ka hequr kustumin europian të diplomatit dhe ka dal para popullit me uniformën e përgjakur të arkanëve serb që mban posht kostumit dhe nuk pranon ta heq që kur ishte gebelsi i Millosheviçit dhe

    me “bam bam kallashnikovin” në dorë po qëndron gati te dritjarja sërbe në anën e shqipëtarëve duke folur me gjuhën e vjetër sërbe kur quan republikën e Kosovës , Kosovë Metohi sikurse quhej kur ishte e pushtuar nga Sërbia dhe

    bëni një pyetje liderit global shokut Rama , këto deklarata, veprime që bjen era luftë janë në kuadër të Open Ballkan dhe janë e ardhmja e Ballkanit apo e shpjen Ballkanin para 100 vjetësh dhe

    mos janë këto deklarata për të ngritur gadishmërinë e ushtrisë dhe policisë për mbrojtjen e sërbëve deportuar nga Rankoviçët e Jugosllavisë në Kosovë,

    si deklaratat e Hitlerit në prag të luftës së dytë botërore për mbrojteje e gjermanëve të Sudeteve që solli pushtimin e Çekosllavakisë?

    More alarmojeni një çik liderin global që të flas një çik në UNO edhe për këto veprime e deklarata lufte kundër shqipëtarëve në qoftë se do të thoj ndonjë gjë për shqipëtarët në asamble

    apo është kryeministër vetëm për të vjedhur shqipëtarët.

  • Ndoshta s’kuptoj dhe gaboj po te them ate qe mendoj.Se banoret brenda territorit te Kosoves kushdo qofshin serb apo shqiptare makinat e tyre duhet te kene targat e Kosoves.Dhe ata qe hyjne ne territorin e Kosoves per sherbime private ,biznesi e tj.perse duhet te nderrojne targat?? N.se ai s’edhte banor i Kosoves dhe kalon kufirin perkohesisht pse duhet te nderroje targen e makines ? Si kudo ne europe kalon tranzit dhe kaq.Ne se banoret ne veri te Kosoves (,pakicat apo shumicat serbe pak rendesi ka se kufiri eshte caktuar ,) kane mbajtur targa serbe kuptohet gjithcka.Se ai minorjetet serb nuk e njeh shtetin e kosoves.Dhe ketu del ne pah dhe deshtimi i BE
    si dhe i Amerikes.Bejne loje dipllomatike e luajne si macja me miun e asnje s’del e t’ja mbylle oreksin Serbise .Qe ka per synim aneksimin e veriut ,te Mitrovices.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *