LUFTA E DYTË E KOSOVËS

Dita

Naiviteti i politikës miratoi një ndryshim kushtetues nga droja se mund të miratohej diku tjetër, ku as që e kishin në plan dhe as që mund ta bënin. Alibia e OKB-së i trembi deputetët e qeveritarët dhe tani ato do të përballohen me një betejë tjetër. Ndryshimi është se në luftën e parë ata ishin të gjithë bashkë; në këtë të dytën do të jenë larg njëri tjetrit e, ku ta dish, edhe kundër njëri tjetrit.

Parlamenti i Kosovës, nën ndikimin e një bote të tërë diplomatike, më në fund, para disa ditësh, miratoi ndryshimet kushtetuese që i hapin rrugë krijimit të Gjykatës Speciale, e cila, as më pak e as më shumë, do të hetojë, gjykojë, dhe, në gjetjen fajtorë, do të dënojë disa nga figurat më themeltare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Këmbëngulja e një grupimi parlamentar, rreth opozitës apo edhe brenda shumicës, për një përfshirje më të gjerë të hetimit të krimeve, të ndodhura apo të supozuara, pra, duke përfshirë edhe qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë dhe kanë qenë pjesë e makinerisë ushtarake serbe, nuk u miratua. Raporti i Dik Marty-t, i cili solli fragmente që më parë i kishte sjellë edhe media serbe, apo që i tha pas largimit të saj nga detyra e kryeprokurores në Hagë, zonja del Ponte, më në fund kanë një pasues: Gjykata do të krijohet, dhe kjo, edhe pse do të zgjidhë disa nga çështjet më kruciale të luftës në Kosovë, përsëri do të jetë një gjykatë e mangët, pasi jashtë saj dhe kompetencave të saj, do të lihen një shumësi nga ata që ishin vërtet vrasës, që u bënë pjesë e një makinerie vrasëse, duke besuar se pas kësaj lufte, në Kosovë nuk do të kishte më shqiptarë.

 

Tani, ajo që ka kaluar, ka kaluar. Kosova ndodhet para një sfide të re, e cila, megjithëse është paraqitur deri më tani si individuale, do të jetë  përgjithësuese, në mos kolektive. Kosova dhe lufta e saj, e cilësuar deri më tani nga të gjitha strukturat e njohura të politikës, është në tehun e thikës: Do të jetë lufta e saj nën damkën e turpërimit, pra do të shfaqen bartësit e saj si njerëz të lidhur me krimin dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës si një strukturë e drejtuar nga njerëz të kriminalizuar; apo lufta do të përcaktohet si një domosdoshmëri historike, në të cilën shqiptarët, me humbjet e pazakonta, ishin viktimat.

Sado që përpiqen të japin një tabllo ndryshe, e vërteta mbetet vetëm një: Në tehun e kësaj thike të politikës dhe të drejtësisë është vënë rezistenca e një popullit të tërë, pjesë e rëndësishme e kombit shqiptar, dhe mendimi i institucioneve ndërkombëtare, ose më saktë, paraqitja e tyre sikur e kanë vetëm me njerëz të caktuar, jashtë hierarkisë dhe strukturave, është një alibi që nuk ia mbush mendjen askujt.

 

Jo e zakonshme në të gjitha këtë proçes është se ata që e miratuan, pra, forca politike që e miratoi dhe deputetët e saj, janë në shumicë deri më tani, objekt i hetimit dhe nesër, në një ditë të ardhshme, mund të jenë objekt i gjykimit dhe i dënimit. Historia e deritanishme e gjykimeve të liderëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka dëshmuar se, megjithëse gjyqtarët kanë qenë ndërkombëtarë, pra edhe të paanshëm, ata në fakt kanë qenë pjesë e një loje politike, të cilën, ose e kanë bërë me vetëdije, ose si mundësi për të pasur ngjitje në rrugën e jurispendencës; ose, dhe kjo nuk mund të përjashtohet, nën ndikimin e një faktori të tretë. Një ish-prokuror në Kosovë, i caktuar pikërisht për të hetuar krimet e luftës, pas përfundimit të mandatit gjeti strehë pikërisht në zyrën e prokurorit të përgjithshëm serb. Salustro është shembulli i ditur, por se çfarë ujrash kanë rrjedhur me gjyqtarët e tjerë, koha nuk e ka të vështirë të vërtetojë. Dënimi i Grupit të Drenicës, nga strukturat më të larta komanduese të zonës Operative të Drenicës, mes të tjerave u dënuan pasi “kanë vrarë vrarë një njeri, i cili nuk dihet se kush është dhe, po ashtu nuk dihet as se ku është varrosur”, mbi bazën e dëshmive të dëshmitarëve anonimë që sot gjenden disa mijëra kilometra larg Kosovës, nuk të jep shumë shpresë për një drejtësi të saktë, por për një deformim të fakteve dhe të së vërtetës historike. Idriz Balaj, i njohur si “Togeri”, për të njëjtat akuza, në Kosovë, po nga gjyqtarë ndërkombëtarë, dënohet ashpër, me shumë vite në burg, ndërsa në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, shpallet i pafajshëm. Në mos asgjë tjetër, dyshimi mbetet.

 

Por, duam apo nuk duam, e gjithë kjo është një gjë e së shkuarës, që patjetër do të ketë rihapjet e saj. Përse kjo është lufta e dytë e Kosovës?

Nga ajo që ka bërë të njohur media në Kosovë dhe të cilën askush nuk e ka demantuar, megjithëse ka pasaktësi të ndjeshme, në tehun e akuzës dhe që një ditë mund të arrestohen, janë të gjithë drejtuesit kryesorë të  luftës; që nga Drejtoria Politike e saj e deri tek Shtabi i Përgjithshëm. Sipas një liste të bërë të njohur nga mediat, që nuk do të thotë se është krejt e saktë, një ditë të ardhshme, mund të arrestohen figura të tilla politike si Hashim Thaçi, ish kryeministër dhe tani zv.kryeministër, në fakt njeriu i cili, ndoshta pa dëshirë, bëri të mundur miratimin e ndryshimeve kushtetuese dhe krijimin e Gjykatës Speciale. Në mediat shqiptare në Kosovë janë bërë të njohur emra si Kadri Veseli, kryetari aktual i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, njëra nga figurat fillestare të krijimit të UÇK-së, aktualisht nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, Agim Çeku, ish kryeministër, ish shefi i shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Azem Syla, ish komandant i përgjithshëm i UÇK-së, Rexhep Selimi, ish anëtar i Shtabit të Përgjithshëm, Bislim Zyrapi, për disa kohë shef i shtabit të përgjithshëm të UÇK-së,  Blerim Kuqi, drejtues i një formacioni, Fatmir Limaj, Daut Haradinaj, etj etj. Duke pasur parasysh se më parë janë dënuar nga gjykatat ndërkombëtare në Kosovë, janë hetuar apo edhe dërguar për gjykim në Hagë, thuajse të gjithë drejtuesit e zonave operative, ATËHERË KUSH MBETI PA U GJYKUAR?

 

Gjetja juridike se secili do të dënohet për “faj individual”, pra , për krime vetjake, është një gjetje e bukur juridike, por nuk të thotë asgjë politikisht. Dënimi i krejt strukturës lideriste, politike e ushtarake, në fakt është dënimi i krejt UÇK-së, i njerëzve në Kosovë që luftuan nën drejtimin e tyre, është në një farë mënyre, amnistim i krimit të ndodhur nga falangat serbe.

Termi “faj individual”, dënim personal e jo hierarkik, është thjeshtë e vetëm një kurth politik, që secili të mendojë për kokën e tij, për fatin e tij, të lëshohet pas vetes dhe të lërë të përgjithshmen, të vërtetën që ka ndodhur. Një “fëmijizim” i tillë i proçesit, nuk bën asgjë tjetër, veçse i rëndon më shumë secilin prej tyre, e bënë fragmentare luftën që kanë bërë.

Ka disa kohë që loja me Gjykatën Speciale e rëndon situatën politike në Kosovë. Tani e bën krejt të rëndë. Në 15 vitet e fundit, nga shumë krahë, janë hedhur plot akuza mbi lutën e UÇK-së, dhe në fakt, nuk është sjellë asnjë provë për akuzat që janë hedhur. Por edhe sikur e gjithë ngrehina e tanishme e akuzës të shembet, si është e drejtë të shembet, asgjë nuk do të mund të heqë akuzat e përbindshme, pa asnjë provë serioze, për të ashtuquajturat trafikim të organeve, vrasje të personave civilë, burgjet në Kosovë e jashtë saj, financimin e luftës nga veprimtari ilegale, sidomos nga droga e trafikimi i armëve. Këto, me gjithë pafajësinë që mund të marrë Hashim Thaçi apo Agim Çeku, apo edhe me mosthirrjen e tyre në këtë Gjykatë, (dhe në fakt nuk kanë pse të thirren), janë njollat që luftës së një populli, ia ngjitën mjeshtërisht struktura të specializuara në Serbi e jashtë saj, në kohën kur liderët e luftës kishin fjetur politikisht, harruan luftën që ishte bërë, shokët e tyre që u vranë në luftë dhe rendën pas pasurisë vetjake. Të rebeluarit e djeshëm kundër padrejtësisë, u bënë vetë të padrejtë, por kjo është një temë tjetër, dhe, nëse ndonjë ditë do të ngrihej një gjykatë e tillë, speciale apo jo, kjo do të kishte ngritur në brohoritje popullin në Kosovë, ashtu si mund ta ngrejë edhe në Shqipëri, nëse do të ndodhte kjo mrekulli.

 

Politika në Kosovë u vendos nën një trysni të pazakontë: Të gjithë vrapuan duke bërë një presion që mund të kishte hallakatur edhe njerëz më të aftë e më të pjekur politikisht. Çështja e Gjykatës Speciale u bë guri i provës, u shfaq si mjeti që do e shpëtonte Kosovën nga krimi, kurse në fakt asgjë e tillë nuk është. Naiviteti i politikës në Kosovë miratoi një ndryshim kushtetues nga droja se mund të miratohej diku tjetër, ku as që e kishin në plan dhe as që mund ta bënin. Alibia e OKB-së i trembi deputetët e qeveritarët dhe tani ato do të përballohen me një betejë tjetër.

Ndryshimi është se në luftën e parë ata ishin të gjithë bashkë; në këtë të dytën do të jenë larg njëri tjetrit e, ku ta dish, edhe kundër njëri tjetrit.

Share This Article
11 Comments
    • Jo mor jo ua futi serbia me agjentin e tyre ne qeveri Isa Mustafen qe ka qene minister i brendshem ne kohen e protestave ne sherbim te regjimit te Milloshevicit. Duke zhdukur grupin e luftes politika kosovare pastrohet nga grupimi anti Serb dhe me pas fillon periudha e dashurise mes Klases politike Te Kosoves dhe Serbise.

    • Ndoshta kjo eshte menyra e vetme per te ‘hequr qafe’ liderat e perjetshem te tipit Hashim Thaci & co, e per te krijuar rotacion politik.

  • Mbi Gjykatën Speciale dhe muhabete alla Ballkan!
    3 Gusht 2015 – 23:39
    Ndërkohë që ne ishim të zënë ti qanim hallin lekëve të grekut dhe luftës kundra imperalizmit Europian nga antari me model i Eurozones, në Kosovën rioshe po rri si hije ndërtimin i një Gjykate Speciale.

    Sipar burimeve të tërthorta në media, Gjykata Speciale do jetë një institucion i ngritur në territorin e Kosovës, me gjykatës dhe personel të huaj i cili do merret me gjykim dhe rigjykim të luftëtareve te UCK që nuk kaluan nga Gjykata e Hagës.

    Ideja për këtë Gjykatë, sipas medias, paska ardhur nga disa politikan Kosovar, të cilët për tu shfajësuar nga akuzat dhe zërat per inkriminin e luftës se UCK, kanë ngritur cështjen e hapjes së një gjykate. Në fakt duke parë antagonizmin e lartë politik hedhja e kësaj ideje mendohet të këtë qënë për të intimiduar kundërshtar politik që kanë qëne ish-komandat të luftës. Pra pak a shumë një cështje rivalesh politik, e cila mund të kthehet në njollosje të luftës clirimtarë e vetmbrojtëse shqiptare. Them shqiptare sepse gjykata ka tagër të gjykoj vetëm luftëtar shqiptar të luftës dhe të asnjë etnije tjeter. Pra një gjykatë me baza tërsisht etnike, por më gjyqëtar të huaj.

    Pas një marrëvshje nën-rrogoz midis BE dhe Qeverisë Kosovare, ka filluar epopeja e faresoj kërcënimesh haptazi dhe fshehtazi nga miqtë tanë europian dhe amerikan për ndërtimin e kësaj Gjykate. Gjykatë e cila pasi u soll për votim në Kuvendin e Kosovës u hodh poshtë nga përfaqësuesit e popullit sovran, por për shkak të ‚kercenimeve të njepasnjëshme u ri-kthye për diskutim duke u bërë temë debati në Kovosën e një mije halleve.

    Nga ana tjetër, kjo lloj Gjykate është e paprecedent dhe e para në historine e saj. Nuk është lexuar gjëkundi që pas Luftës së Dytë Botërore, të hapeshin Gjykata në Mbretërine e Bashkuar, Francë apo ShBA, për krimet e forcave Aleate ndaj vendeve të Aksit. Madje kam bindjen se po të kishte ndodhur kjo paqja e domosdoshme europiane vështirë se arrihej aq shpejt. Ndërkohë ky model aq i suksesshem i pas LIIB nuk po implementohet ne Ballkan. Përkundrazi po përpiqen të ndërtojnë një tjëter model në Ballkan atë të: shpërndarjes së fajit. Domethëne për shkak të presionit të jashtëm por dhe mjeshtëri e lobimeve serbe, sot nga Europa konfliktet e Ballkanit përceptohen sikur s’kane autor konkret, por sikur të gjithë ishin fajtor. Pra nuk ishtë vetëm Serbia fajtore për pastrimin etnik të shqiptarëve në Kosovë, por dhe shqiptarët që reaguan. E kështu me rradhë rast pas rasti e vend pas vendi. Ajo që sot është më e cuditshme është që shumica e kriminelve të Luftes në Serbi, përvec se nuk kanë marr denimin e merituar, jetojne dhe punojnë të lirë në pozicione të mira në shtetin serb, i cili është para Shqipërisë në rrugëtimin e saj për BE.

    Ndërkohe Kosova i ka punët si mos më keq si nga të brendshmit dhe nga të jashtmit, e izoluar komplet për shkak të mos-liberalizimit te vizave, me një papunësi të frikshme dhe me fijen e pashkëptur por të paqëndrueshme të ekonomisë së remitancave, sot Kosovarët ( shqiptar, rome, serb e boshnjak) marrin rrugët e emigrimit si e vetmja mundësi mbijetese.

    Përse shërben Gjykata?

    Përvec asaj që mund të konsiderohet qëllimi primar, pra pastrimin e akuzave të luftës vetmbrojtëse të shqiptareve, gjykata shërben dhe si katarsis për ndëryhjen e NATO dhe partnerve Amerikane në konfliktet në Ballkan. Duke ngritur një gjykatë të tillë „te huajt“ japin mesazhe elektoratit të tyre, se në fakt ata nuk kanë favorizuar vetëm shqiptarët por kanë qenë deri diku të pa anshem.

    Nga ana tjetër ngritja e një Gjykate të tillë, faktorizon zërat në ngritje të lobimeve serbe se në fakt në Kosovë janë bërë krime kundra serbeve, duke i dhënë idenë që ata nuk ishin fajtor për pastrimin në Kosovë. Pra Gjykata përpos të qënit një institucion drejtësivënës është një akt simbolik për shfajsimin e ndërgjegjes serbe dhe vendeve europiane mbi tmerret që ndodhën në Kosovë.

    Sesa do dënohen fajtorët, kjo është për t’u parë. Ekzistenca e një Gjykate të ngritur në mënyrë kaq shantazhuese sigurisht ka dhënien e mesazheve dhe aspak vënien e drejtësisë, por kjo që sot po i ndodh në Kosovë është një shembull konkret i mbivendosje së interesave të vendeve të mëdha në kurriz të vendeve të vogla dhe pa mbeshtjetje.

    * nje si bicim analize.

  • Do të denohet UÇK-ja, sepse e futi botën perendimore në një luftë që nuk kishte dëshirë ta bënte. Mjafton të shikojmë si sillet UNMIKu i Serbisë dhe Euleshi i Evropës. As që ua ndjente për shqiptarët dhe të drejtat e njeriut. Sa mijëra apo miliona jetë po gjakatosen dhe askush nuk kujtohet! Bota përndimore ishte mësuar me lojra luftrash në Ballkan. Ata u futen për qellimet e tyre. Tani për qellime përfitimi duan ta mbajnë mirë me Serbinë, pa e denuar, pavarësisht krimeve që ka kryer. Pasuritë e shqiptarëve po i zhvasin nën emërtimin e miqëve që na çliruan. Kush po e gëzon floririn e Trepçes?
    Përse duhej që shqiptarët të merrnin arratinë e të kërkonin azil në vendet perendimore në 2015-n?! Shikoni shkresat e fundit sesi kanë ndryshuar mendim shtetarët perendimorë. Ajo që bie në sy është ndryshimi rrenjësorë në pak kohë. Kush na siguron së për qellime përfitimi nuk do ta bëjnë këtë gjë edhe në të ardhmen?!

  • Krunde te tilla si Isa Mustafa dhe Bledi Mane gjithmone te prishin majane per buke te mire.
    Tani do hame gjelle serbe per ca kohe sa te iki dhe ky telash

  • Europa po ngre gjykaten speciale ne Kosove,sikur ne perfundim te luftes dyte boterore,gjyqi i Nyrenbergut te ngrihej ne Warshave,ne Londer ose ne Minsk.Te merreshin nen hetim cifutet per krimet ndaj nazisteve.Europa qe sajoi Serbine e madhe me toka shqiptare dhe bosnjake,nuk di si te hakmerret kunder shqiptareve,qe ju prishen tavolinen e kongresit te Berlinit,te konf.se Londres, te Versajes,te Jaltes,..Nuk ka ci ben Amerikes se madhe dhe u bie shqiptareve.Po ngrini dhe nje gjykate speciale ne Srebrenice,te hetoje krimet e 8 mije viktimave civile kunder ushtrise serbe te Mlladicit.!!!!

  • Mos u frigoni se nuk e denon kush as Gjavit Halitin, as Hashim Thaqin e Kadri Veselen pasi jane axhente te Frances, por dun me hjek cafe do ish komandante qe e rivalizojne Hashimin dhe ata rreth tij. kjo asht marreveshje e Hashimit me perendimin, hic mos u haje gajle. Ketu jemi e do ta shohim. Hajnat mrojne hajnat. Hajnat e perendimit i sollen ne pushtet keta hajne ndaj dhe keta tanet do bejne si u thone ata qe i sollen ne pushtet. Hic mos kini gajle. Mjere ata te ndershmit qe do denohen kot si koti.

  • keto politikane te kosoves dhe te shqiperise duhet te vriten me buke ne goje ;;;; u c k eshte heroike dhe duhet te nderohet te marrin medalje dhe leke per trimerine dhe guximin e tyre ;;;; ndersa disa spordhjake te politikes duen te denojne trimat ;;;ha ha ha ha ;;;kjo eshte barcaleta me e madhe ne bote ;; dhe kosova e degjon poliktiken europiane te qelbet ;;;qe e bejne ne breke nga putini dhe serbia ;;;; e ken trup nuk jane shqiptare ;;; JANE TRADHETARE .TE GJITHE QE NUK I DALIN NE KRAH .. RROFTE U C K DHE BURRAT RIMA .. VDEKSHIN TRADHETARET DHE FRIKACAKET …TE KORRUPTUARIT …

  • Gjykata speciale duhej miratuar per te gjykuar kryesisht krimet serbe ne kosove ,Por do te ndodhe e kunderta , Me dirigjimin e serbise me njerez te cmendur e te paguar si Dik Marti e me prokuror te nxitur e te paguar nga serbia si Karla del Ponte ,kjo gjykate ne vend qe te hetoje e denoje kriminelet e ballkanit si vrasesit e urdheruesit e masakrave te Racakut e te vrasjeve te Jasharajve do te merret me denimin e viktimave te verteta ;LUFTETAREVE te UCK, te cilet kishin detyre te mbronin me cdo cmim e cdo mjet popullin e pambrojtur te kosoves nga militaret serbe , Lavdi HEROJVE TE UCK QE LUFTUAN DHE VDIQEN PER MBROJTJEN E E POPULLIT E TROJEVE SHQIPTARE NE KOSOVE ,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *