Kandidati i Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet, Redi Saraçi, shprehet i bindur se në 21 qershor do të arrijë që të marrë drejtimin e bashkisë së këtij qyteti. Saraçi garanton se nuk do të hezitojë që të kërkojë bashkëpunimin edhe të qeverisë, me qëllim realizimin e të gjitha projekteve për bashkëqytetarët.
Sipas tij, një fokus i veçantë do të jetë me fondet e bashkisë, por do të kërkoj donatorë të huaj dhe vendas, për të realizuar së pari gjërat më emergjente dhe më pas për të bërë një Shijak të banueshëm dhe jo të braktisur.
Kandidati i djathtë ka dhe një mesazh për qytetarët. Ai u kërkon të gjithë bashkëqytetarëve të tij që të mos shesin votën. “Shitja e votës. Ajo votë që do të blihet për 10, 20, 50 apo edhe 100 mijë lekë, do të konvertohet në 0 shërbime”, thekson Saraçi.
Saraçi ju jeni zgjedhur nga Partia Demokratike për të qenë kandidat i së djathtës në Shijak. Keni qenë në politikë apo jo?
Para se unë të kandidoja për Bashkinë e Shijakut kam pasur postin e sekretarit në Partinë Demokratike, dega Shijak. E pranova me shumë kënaqësi përfshirjen time në listën e kandidatëve për bashkinë e Shijakut dhe pranova. Sot jam kandidat për bashkinë e madhe të Shijakut, që shpresoj se do e marrin.
Si ju duket situata politike dhe zgjedhore?
Më duket mirë, njerëzit më mirëpresin. Por, asnjëherë nuk mund të shfaqet siguri për një gjë që nuk e kam unë në dorë, por qytetarët e Shijakut. Ndaj shpresojmë që në 21 qershor, unë, qytetarët dhe Partia Demokratike të fitojë.
Cili është slogani juaj?
Punë me dinjitet. Ndihem mirë këtu në këtë slogan, edhe a e dini pse? Sepse nuk ka më mirë se të punosh me dinjitet, duke i shërbyer çdo qytetari që vjen e troket te dera e bashkisë.
Me ndryshimet qe solli reforma administrativo-territoriale, edhe Shijaku është më i madh si në numër banorësh, ashtu edhe në kilometra. Gjatë takimeve që keni pasur me banorë të njësisë suaj, cilat keni evidentuar si nevoja prioritare?
Më emergjente, sidomos në Shijak edhe në dy komuna të tjera, është ai i furnizimit me ujë të pijshëm. Po ashtu edhe sistemimi i kanalit Ndroq-Ardhishtë. Sistemimi i kanalit Marikaj-Rezervuar Rrubjekë. Është emergjente ngritja e një departamenti për bujqësinë, ku do të përfshihet bordi i vaditjes dhe kullimit. Ka nevojë të ndërtohen dhe rindërtohen disa shkolla si në: Maminas, Gjepalaj dhe Xhafzotaj. Po ashtu, edhe në Shijak duhet të vendoset dorë emergjente në shkolla e kopshte.
Çfarë parashikon platforma juaj politike për Shijakun?
Janë shumë, sepse në 13 vjet në Bashkinë e Shijakut janë bërë vetëm 2 apo 3 rrugë, që së bashku nuk bëjnë as 1 km. Sigurisht që është nevoja emergjente për të sjellë në Shijak dhe në disa fshatra ujin e pijshëm. Është shumë e rëndësishme që burimi i Fushë-Kuqes kalon në Shijak dhe ne nuk e marrim. Gjëja e parë që do të bëj, nëse banorët e bashkisë së madhe do të më mbështesin, është çuarja e ujit të pijshëm në çdo shtëpi, për të mos i detyruar banorët ta blejnë ujin e pijshëm. Shijaku brenda ka nevojë për rrugë dhe kryesisht ato që lidhin shkollat. Një zonjë më tha që fëmijët më vinë me baltë në shtëpi, sikur të jenë në minierë. Është e pafalshme. Këtu bashkia s’ka vënë dorë, përveç atyre që janë bërë nga qeveria kur ka qeverisur Partia Demokratike. Është shumë i rëndësishëm rikonstruksioni dhe ndërtimi nga e para e disa shkollave, që për hir së të vërtetës nuk kanë as tualet brenda, s’kanë as terrene sportive dhe as kushte normale për zhvillimin e mësimit. Për zonën në tërësi problem janë edhe kanalizimet. Pastrimi i kanaleve të para dhe të dyta kulluese, sistemimi i kanalit Ndroq-Ardhisht, sistemimi i kanalit Marikaj-Rezervuar-Rrubjek. Këto luajnë një rol kryesor në vaditje dhe kullim. Zona jonë njihet si zonë bujqësore dhe për fermerët kjo është emergjente. Shijaku është një qytet që e do shumë sportin, ndaj edhe një pikë e programit tim që e radhis te të rëndësishmet është ndërtimi i Pallatit të Sportit, që ka nisur punimet që në 2005-ën, kur ka qenë Agron Duka ministër. Sigurisht, në të gjithë zonën do të kemi terrene sportive, ku të rinjtë do të argëtohen. Është shumë e veçantë për mua, por edhe me ndihmën e mikut tim që drejton komunën Xhafzotaj, z. Agim Hoxha, të kthejmë liqenin te “Bahçja e Korçarit”, në një qendër argëtuese për fëmijët dhe pensionistët. Do të jetë një vend shumë i paqtë për këto grup mosha. Doja të lija në fund pjesën e punësimit, që në Shijak e vuajnë, sepse papunësia arrin shifra të larta. Dihet që administrata nuk ka vende pune për t’i kënaqur të gjithë, por ne do t’i mundësojmë me thithjen e bizneseve dhe investitorëve. Është një zonë ku ka vend për investime të mëdha, ku bashkia do të ketë një kontratë në bazë të së cilës do të punësohen vetëm persona që jetojnë në Shijak. Kjo do të zbusë nivelin e papunësisë.

Si mendoni ju t’i realizoni të gjitha këto premtime në Shijak, duke pasur parasysh se qeveria qendrore është e majtë dhe nga përvoja, kjo gjë gjithmonë ka sjellë përplasje dhe si rrjedhojë, mungesë investimesh nëpër zona?
E kam thënë edhe më herët, që për të qenë në shërbim të komunitetit, do të fle te dera e zyrës së Edi Ramës. Unë do të punoj me fondet e bashkisë, por do të kërkoj donatorë të huaj dhe vendës për të realizuar së pari gjërat më emergjente dhe më pas për të bërë një Shijak të banueshëm dhe jo të braktisur. Shpresoj që kryeministri të ndërrojë mendje, apo të bëhet pishman për atë që tha se: ‘Mos votoni kandidatët e djathtë, se nuk gjejnë mbështetjen e qeverisë’. Populli është para qeverisë, nuk ka të majtë e të djathtë.
A mund të konfirmoni sa projekte ka mbështetur me financim qeveria “Berisha” në Shijak dhe sa projekte ka mbështetur qeveria “Rama”?
Investimet e qeverisë së Partisë Demokratike me kryeministër z.Berisha, në 8 vite kanë qenë të mëdha dhe kanë prekur çdo njësi vendore në të gjithë territorin të vendit. Edhe Shijaku ka përfituar mjaft financime projektesh, të cilat janë në interes të zhvillimit të zonës dhe kanë ndikuar në rritjen e mirëqenies së qytetarëve. Janë 6 shkolla të reja, është ura e re në Gjepalaj, disa qindra kilometra rrugë të shtruara dhe ujësjellësi që ka shkuar në shumicën e shtëpive. Kemi një numër qendrash shëndetësore të rikonstruktuara, si dhe shkollat në qytet e shkollat e reja në Xhafzotaj, Pjezë, Rreth, Sukth, vëllazërim etj. Ndërkohë që në këto dy vite qeverisje nga “Rama” në Shijak nuk ka asgjë për t’u shënuar. Kjo madje rrëzon dhe atë që thotë Rama në takimet e prezantimeve të kandidatëve të së majtës: “Votoni kandidatët tanë që do punojnë me qeverinë”. Shijaku është qyteti që aktualisht drejtohet nga e majta dhe e hedh poshtë atë që deklaron kryeministri dhe si në qytetin tonë, kjo ka ndodhur në çdo njësi administrative. Investimet e qeverisë në financimin e projekteve që japin impakt te qytetarëve kanë qenë thuajse zero, përjashto makijazhin që po bën në disa qendra qytetesh, ku për mua më shumë po i prish duke iu humbur identitetin sesa po i rregullon. Zgjedhjet janë shumë afër, pothuaj edhe 2 javë.
Por nëse ato do të zhvilloheshin sot, çfarë do t’u thonit votuesve tuaj?
Shitja e votës. Ajo votë që do të blihet për 10, 20, 50 apo edhe 100 mijë lekë do të konvertohet në 0 shërbime. Sepse edhe vetë qytetarët nuk do të kenë ballin hapur për të kërkuar nga bashkia investime dhe shërbime, sepse ata e kanë marrë investimin. Investimin që është vetëm sa për një javë bukë.
Kush është Redi Saraçi?
Unë kam lindur në Shijak, ku kam përfunduar edhe gjimnazin. Më pas kam vazhduar studimet në Tiranë në Fakultetin e Mjekësisë, dega Farmaci. Pas përfundimit të studimeve 5-vjeçare në Tiranë, kam bërë masterin në Universitetin “Camerino”, në Romë, ku kam mbrojtur diplomën me temë “Menaxhim departamentesh farmaceutike dhe spitalore”. Sa i përket familjes, babai është mësues ndërsa nëna farmaciste. Motra ime po ashtu ka mbaruar për Farmaci. Bashkëshortja është farmaciste. Vetë kam disa farmaci, kryesisht në Durrës./E.H/DITA

A po kërkoni liri financiare? jeni në borxh, keni nevojë për një hua për të filluar një biznes të ri? ose ju kolapsi financiarisht, keni nevojë për një hua për të blerë një makinë apo një shtëpi? A e refuzoni financimin nga banka juaj përgjithmonë? Ju dëshironi të përmirësoni financat tuaja? Keni nevojë për një kredi që faturat tuaja po paguajnë? Mos kërkoni më shumë, ne ju mirëpresim për një mundësi për të gjitha llojet e kredive që ju merrni me një normë interesi shumë të volitshme prej 3% për më shumë informacion, na kontaktoni tani përmes emailit: [email protected]
We are project funder as well as financial lender,We have BG/SBLC, specifically for BUY/LEASE at a leasing price value Issuance by HSBC London and other 25 top AA rated Bank in Europe, Middle East or USA. We also secure funding.
Our BG/SBLC Financing can help you get your project funded, loan financing, please let me know if you are interested in any of our services, by providing you with yearly renewable leased bank instruments. We work directly with issuing bank lease providers, this Instrument can be monetized on your behalf for 100% funding.
FOR LEASING OF BG/SBLC
MINIMUM FACE VALUE OF BG/SBLC = EUR/USD 1M
LEASING FEE = 4%+1%
FOR PURCHASE OF FRESH CUT BG/SBLC
PRICE = 32%+1%
MINIMUM FACE VALUE OF BG/SBLC = EUR/USD 1M
Intermediaries/Consultants/Brokers are welcome to bring their clients and are 100% protected. In complete confidence, we will work together for the benefits of all parties involved.
Contact : Mr. Raymond Doison
Contact Email: [email protected]
skype:[email protected]
kam nevojë për një hua urgjente në [email protected]
Këtu ne jemi gati të përpunojmë huanë tuaj
Diten e mire,
Jeni burrë apo grua biznesi? Koha për të përmbushur ëndrrën tuaj ka ardhur, ne jemi kompani kredie e çertifikuar, ne ofrojmë kredi me një normë interesi të ulët prej 3%, për individët dhe kompanitë në të gjithë globin, në çdo monedhë që dëshironi, paund, dollar, euro etj.
Mbështetuni tek ne sot për një hua të shpejtë dhe të garantuar
na kontaktoni përmes
Email: ([email protected]) ose ([email protected])
Numri i Whatsapp: +2347061892843
Numri i Whatsapp: +967737371424
Ejani tani dhe merrni një hua urgjente në [email protected]
Këtu ne jemi gati të përpunojmë huanë tuaj
Diten e mire,
Jeni burrë apo grua biznesi? Koha për të përmbushur ëndrrën tuaj ka ardhur, ne jemi kompani kredie e çertifikuar, ne ofrojmë kredi me një normë interesi të ulët prej 3%, për individët dhe kompanitë në të gjithë globin, në çdo monedhë që dëshironi, paund, dollar, euro etj.
Mbështetuni tek ne sot për një hua të shpejtë dhe të garantuar
na kontaktoni përmes
Email: ([email protected]) ose ([email protected])
Numri i Whatsapp: +2347061892843
Numri i Whatsapp: +967737371424