Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Redi Saraçi: Të rinjtë e Shijakut do e kenë derën e bashkisë të hapur
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Lajme Flash > Redi Saraçi: Të rinjtë e Shijakut do e kenë derën e bashkisë të hapur
Lajme FlashPolitike

Redi Saraçi: Të rinjtë e Shijakut do e kenë derën e bashkisë të hapur

Dita
Published May 26, 2015
Share
SHARE

Kandidati i “Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet” për Bashkinë e Shijakut, Redi Saraçi zhvilloi një takim me të rinjtë. Saraçi premtoi se do të qëndrojë afër problemeve të tyre, duke i inkurajuar ata të marrin iniciativa, pasi do të gjejnë një derë të hapur si pikë mbështetje në mënyrë që idetë dhe projektet e tyre të bëhen realitet.

Saraçi premtoi të ngrejë pranë bashkisë Shijak nën drejtimin e tij një strukturë të dedikuar posaçërisht për orientimin dhe përkrahjen e të rinjve në realizimin e sipërmarrjeve të reja të mundshme.  “Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet konsideron si jetike përfshirjen e të rinjve në jetën ekonomike si dhe ka ndërmend të marri të gjitha masat për rivitalizimin dhe dhënies fund të apatisë që ka pushtuar rininë e Shijakut. Për këtë qëllim, ne në bashki do të ngremë një strukturë ad-hoc për rininë dhe problematikat përkatëse. Në këtë kuadër, Bashkia Shijak do të bëhet gjenerator ekonomik duke marrë një hua bankare rreth 400 mijë Euro për të financuar idetë dhe projektet rinore të biznesit. Kjo kredi do të merret nga Bashkia, e cila do financojë më pas projektet e investimit të të rinjve. Pra përpjekjet e gjykuara interesante, por që nuk kanë mundësi financimi do të kenë mundësi të vihen në jetë edhe pa pasur kolateral, pasi këtë gjë do e mundësojë bashkia Shijak”, tha Saraçi.

Ndër të tjera kandidati i Partisë Demokratike premtoi përfundimin e Pallatit të Sportit, ku projekti është gati, por punimet kanë ndalur që në vitin 2005.

“Në vitin 2005 është investuar pranë stadiumit për një palestër, që do të jetë praktikisht një Pallat Sporti me një infrastrukturë të lehtë. Projekti është i gatshëm dhe ne presim vetëm thjesht ta realizojmë atë. Dhe ajo do të shndërrohet në një qendër graviteti për aktivitet sportive dhe kulturore te munguara prej vitesh ne qytetin e Shijakut”, tha Redi Saraçi

Dita May 26, 2015
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
5 Comments
  • Suela says:
    May 27, 2015 at 10:49 am

    dhe cfare do beni tjeter ju?ju e kishit mundesine por nuk e bete,sepse ishit shume te zene duek fjetur me gerhima.

    Reply
    • erioni says:
      May 27, 2015 at 10:51 am

      madje ju te shqupit do beni kaq shume sa dhe dritat do i ulni.po si mund ti ulit dritat nje kryetar bashkie?ku kryetaret e bashkise nuk kane asnje lidhje me dritat.pse nuk ulin ujin qe e kane kompetenc te veten,por dine vetem sesi te mashtrojne miletin.

      Reply
  • nardi says:
    May 27, 2015 at 10:49 am

    dhe si do e beni kete dhe shume premtime te tjer ju?duke pasur frike te takoheni me kryeministrin?duke mos bashkepunuar me qeverine?

    Reply
  • dea says:
    May 27, 2015 at 10:57 am

    keto jane mashtrime te pastra elektorale pa[si nje kryetar bashkie nuk ka ne dore uljen e dritave dhe faljen e kamatvonesave.me vjen keq per shqupin dhe per kandidatet tijm,sepse dine vetem te shpifin ,dhe dine vetem te jene te paret per skenare baltosje.

    Reply
  • ani says:
    May 27, 2015 at 3:09 pm

    Perdhosja e elektoratit te shijakut qe prej vitit 2013 sa ka ardhur dhe eshte rritur, pasi dyshja Rama- Meta nuk I kane mbajtur premtimet e e dhena dhe vazhdon te njejtin avaz . Shijaku nje per vendeve I cili u prek nga katastrofa e Vangjush Dakos me listat e zgjedhjeve , gjenjeu njerzit me 30 mij lek per te ndryshuar gjendjen civile . Shijaku ka nevoje per me shume punesim dhe dhe projekte reale sic jane ato te kandidatit democrat ! Me pune dhe dinjitet nxiret shijaku nga kriza dhe jo me mashtrim dhe vjedhje sic ben ASHE .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?