Reduktim i TVSH për inputet bujqësore

anazapta

Programi ekonomik i qeverisë së re për fushën e bujqësisë përfshin një sërë ndërhyrjesh, duke filluar nga reduktimi i TVSH-së dhe barrës fiskale për lëndët e para, heqjen e akcizës së naftës që përdoret për bujqësinë; krijimi i një sistemi funksional të ujitjes dhe të kullimit të tokave (premtohen të investohen 160 mln USD për rimëkëmbjen e sistemit të kullimit dhe vaditjes) dhe deri te zgjidhja e problemit të pronësisë së tokës bujqësore, me synimin për të nxitur rritjen e strukturave të ekonomive bujqësore.

Sipas programit të qeverisë së re, “Ekonomia bujqësore vazhdon të jetë një veprimtari ekonomike e rëndësishme (me mbi 18% të Prodhimit të Brendshëm Bruto). Reforma 20-vjeçare e sektorit të bujqësisë ka mbetur në një strukturë shumë të vogël të ekonomive bujqësore, më pak se 2 hektarë/ferma. Shqipëria vazhdon të jetë një vend neto importues agrar, me 7 herë më shumë importe sesa eksporte, dëshmi kjo për vështirësi në rritjen e konkurrencës së sektorit bujqësor e ushqimor vendas. Prandaj nxitja e prodhimit bujqësor, nëpërmjet uljes së kostos dhe rritjes së konkurrueshmërise mbetet një objektiv parësor. Megjithatë ekspertët flasin se reduktimi është i mirë, por jo heqja e TVSH-së për inputet bujqësore. Heqja e TVSH-së sipas ekspretvë të fushës mund të nxiste kimizimin dhe importet, ndërkohë që i duhet kushtuar më shumë vëmendje pasurisë gjenetike vendase, por duke e vlerësuar nga ana tjetër programin në këtë fushë si risi pasi mbështetet në rrugë konkrete për t’i dhënë hov zhvillimi ekonomik sektorit bujqësor.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *