Reeker: Zgjedhjet të suksesshme, qeveria e re të nisë reformat

anazapta

Zv.ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Philip Reeker, vlerëson zgjedhjet në Shqipëri, duke i quajtur ato të suksesshme. Gjatë një video konference nga Nju Jorku, Reeker ka përshëndetur zgjedhjet dhe reagimin e udhëheqësve politikë, shembull ky i një procesi demokratik në rajon.

“Dua të theksoj se zgjedhjet e qershorit përbëjnë një arritjet të rëndësishme në evolucionin demokratik të Shqipërisë si dhe një provë të rëndësishme, ndërsa Shqipëria i afrohet statusit të kandidatit në BE. Kolegët e mi evropianë e kishin bërë të qartë se të gjithë do t’i ndiqnin nga afër këto zgjedhje. Mendoj se Shqipëria u bashkua me disa vende të tjera të rajonit, që gjatë vitit të fundit kanë zhvilluar zgjedhje të suksesshme në përputhje me standardet. Dua të theksoj gjithashtu se puna e vështirë për ndërtimin e demokracisë nuk përfundon me numërimin e votave dhe shpalljen e fituesve. Ne jemi të kënaqur që përpjekjet për formimin  e qeverisë së re duket se po vazhdojnë normalisht. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin dhe të inkurajojnë qeverinë e re të veprojë në bazë të mandatit të fuqishëm, që ajo siguroi nga votuesit dhe të përqendrohet në procesin e kandidatit në BE”- tha ai.

Reeker tha se  qeveria e re duhet të përqendrohet në reforma të rëndësishme, të nevojshme për të arritur këtë objektiv si dhe në forcimin e shtetit juridik, në nxitjen e transparencës dhe të përgjegjësisë. Ai përsëriti qëndrimin amerikan mbi nevojën, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet e tjera të Ballkanit, që qeveritë duhet të përqendrohen në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Reeker përsëriti angazhimin e Shteteve të Bashkuara në mbështetje të aspiratave të vendeve ballkanike drejt integrimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *