Angazhimi me profil të lartë i Ambasadës Amerikane dhe Delegacionit të BE në mbështetje të reformës në drejtësi nuk flet vetëm për rëndësinë jetike që ka kjo reformë për europianizimin e Shqipërisë por edhe për vështirësinë e madhe të realizimit të saj. Shkurt, ndërkombëtarët janë të vetëdijshëm se kundërshtimin më të madh do ta kenë brenda klasës politike, dhe kur them këtë, kam parasysh një pjesë të lidershipit si edhe të deputetëve. Deklarata optimiste, si kjo e fundit ambasadorit Lu, për kinse disa fillesa “uniteti” të lidershipit të të dy kampeve lidhur me reformën (unitet që në fakt nuk duket gjëkundi), nuk është as verbëri dhe as naivitet, por thjesht një taktikë apo “emulacion” për t’ju ngulitur në tru politikanëve shqiptarë se çfarë presin SHBA nga ata. Pra, ata ose duhet të merren vesh për reformën, ose do kenë përballë SHBA!
***
Por pikërisht tek “ultimatume” të tilla që këmbëngulin për konsensus mes liderëve të politikës, qëndron edhe rreziku i kompromentimit të reformës. Sepse një pjesë e lidershipit dhe e klasës politike janë të korruptuar aq palcërisht, sa nuk mund të dakordësohen për një reformë të vërtetë në drejtësi pa ja futur thikën vetes. Ata mund të bien dakord vetëm për një “drejtësi” që nuk i ndëshkon. Por një drejtësi që bën seleksionime duke falur për shkaqe politike të fortët e politikës, nuk do të qe më drejtësi. Perëndia e drejtësisë i ka sytë e lidhura dhe punon vetëm me peshore. Ajo nuk bën dallime nëse në kandarin e saj është vënë një këpucar, një president apo një ish-kryeministër. Gurët e ligjit peshojnë njëlloj. Të reformosh drejtësinë do të thotë t’i japësh fund, në radhë të parë, pandëshkueshmërisë së lidershipit politik. E si mund të shpresosh që ky lidership të bashkëpunojë “en bloc” për një gjë të tillë?! Prandaj ajo që e rrezikon reformën, dhe ngjan vërtet si një paradoks, nuk është mosmarrëveshja por marrëveshja me politikanët e korruptuar. Një gjë e tillë nuk është konsensus por nonsensus!
***
Nuk duhet harruar se pandëshkueshmëria është betonuar pikërisht në majat e politikës, në Olimpin e saj. Dhe pandëshkueshmëria nuk është një nocion abstrakt. Ajo është një realitet konkret që dominon prej 25 vjetësh në Shqipëri. Gjatë këtyre dekadave ajo ka krijuar mbështetësit e vet, mbi të gjitha, në lidershipin politik. Por jo vetëm aty. Sepse këto lidershipe e kanë përdorur korrupsionin për të konsoliduar pushtetin duke korruptuar jo vetëm ca gjykatës e prokurorë, por edhe elektorate relativisht të gjera. Sepse kur këto elektorate të korruptuara votojnë për liderë të fortë dhe të korruptuar si Berisha, që nuk janë ndërruar që nga koha e Luftës së Ftohtë, votojnë në fakt për pandëshkueshmërinë si statuskuo që nuk duan ta ndryshojnë me një tjetër, atë të drejtësisë. Ngaqë ndihen edhe ata të rrezikuar dhe jo vetëm liderët e tyre. Reforma në drejtësi dhe gjithë mbështetësit e sinqertë të saj, duhet të përballen me gjithë këto falanga të pandëshkueshmërisë që do të rezistojnë për jetë a vdekje. Por përballë realitetit të pandëshkueshmërisë, drejtësia ka një disavantazh. Ajo nuk është ende një realitet, nuk ka institucionet e saj. Është akoma një nocion abstrakt. Madje edhe më keq. Ajo është shpresuar më kot në këto 25 vjet, sa shumë shqiptarë që e duan vërtet, megjithatë, e kanë shpallur një ëndërr të paarritshme, thuajse një utopi. Edhe këta janë viktima të një pandëshkueshmërie këmbëngulëse të neglizhuar për mbi dy dekada dhe të një drejtësie të sakrifikuar për interesa më madhore rajonale edhe nga ndërkombëtarët, edhe nga SHBA dhe BE.
***
Por tashmë ndërkombëtarët kanë ndryshuar mendim. Thonë se ka ardhur koha për drejtësi (Pse nuk qe më parë?! E megjithatë më mirë vonë se kurrë!) dhe shfaqen shumë të vendosur. Veç nuk duhet të gënjejnë veten se mund të arrijnë të dhelpërojnë pjesën e korruptuar të lidershipit politik shqiptar, duke e bërë të aderojë pro reformës thjesht me “emulacion”, apo duke i thënë bravo për “unitetin”, ndërkohë që ata po grinden për sugjerimet e Komisionet të Venecias, pikërisht duke nxjerrë yçkla konflikti që synojnë jo dakordësinë, por mosdakordësinë.
***
E vërteta është se liderët e korruptuar dhe autokratë, si Berisha dhe Basha, që punojnë nën rrogoz kundër reformës duke luajtur pjesën sikur shqetësohen për të, që sillen sikur preokupohen se mos reforma prek pavarësinë e institucioneve apo sovranitetin e shtetit, i kanë hyrë rrugës klasike të sabotimit të reformës me anë të konfliktit dhe destabilitetit. Ky është qëllimi i tyre kur bëjnë thirrje edhe për zgjedhje të parakohshme, një skenar që e kemi parathënë këtu e dy vjet më parë.
***
A duhet që amerikanët apo europianët të vazhdojnë të bëjnë sikur nuk e kuptojnë kaq gjë, a duhet që ambasadori Lu të vazhdojë të luajë me kinse është optimist për unitetin e lidershipit të të dy krahëve pro reformës? Ne mendojmë që jo. Sepse është utopike të shpresohet se peshkaqenët e pandëshkuar të korrupsionit, do të bien dakord për reformën, që do të thotë se bien dakord që në një të ardhme jo të largët, të ngecin edhe ata në rrjetat e një drejtësie të pavarur. Konflikti politik mbi reformën në drejtësi synon që ndërkombëtarët (SHBA dhe BE) të bëjnë tolerime duke u lejuar liderëve të korruptuar që ta “reformojnë” reformën në drejtësi duke e bërë të padëmshme për korrupsionin e pandëshkuar. Këtij lidershipi të stërvjetër, të korruptuar dhe konfliktual nuk duhet t’i jepet ky shans.
***
Atëherë si i bëhet? Ka vetëm një zgjidhje. Reforma në drejtësi duhet t’u hiqet atyre prej duarsh dhe t’i besohet sovranit. Ajo duhet të kalojë në referendum popullor. Dhe vetëm kështu ka shanse të fitojë. Dhe ka vërtet shumë, po shumë shanse! Sepse të gjithë shqiptarët e dinë, pavarësisht nga propaganda e PD se gjoja atë e ka bërë Fatmir Xhafa dhe “të kuqtë”, se reformën e kanë shkruar ca shqiptarë por e kanë diktuar ekspertët ndërkombëtarë. Si e tillë ajo është një produkt i distancuar nga çdo gjakim i lidershipit të të dy krahëve. Është një reformë në interes të publikut, të shtet-formimit dhe integrimit të Shqipërisë. Nuk ka asnjë dyshim se në një referendum ajo do të votohej nga shumica dërrmuese e shqiptarëve. Vetëm në referendum SHBA dhe BE do të gjejnë aleatët e vërtetë për reformën në drejtësi që janë shumica e shqiptarëve, elektoratet e dëshpëruara nga padrejtësia dhe pandëshkueshmëria dhe të pa joshura nga lëmoshat dhe thërrimet e tyre.
***
Në të kundërt, të shpresosh ta miratosh atë me votat e liderëve qartazi të korruptuar dhe me duar të përgjakura dhe klaneve rreth tyre, do të thotë t’u krijosh shanse atyre që ta tredhin reformën në drejtësi duke hapur kanatet e një epoke të re për pandëshkueshmërinë e vjetër. Prova e referendumit do të nxirrte në shesh edhe hipokrizinë e liderëve të pandëshkuar. Sepse me akuzat që kanë lëshuar kundër palës kundërshtare, duhet të qenë ata të parët që duhet të kërkonin referendum. Sesi mund të kërkojë Basha konsensusin e Ramës për drejtësinë kur e quan atë “të keqen më të madhe për Shqipërinë që duhet larguar një orë e më parë me çdo mjet” pra edhe me revolucion të dhunshëm të tipit komunist?! A nuk do të qe konsensusi një hipokrizi? Por edhe në krahun e Ramës, si mund të shpresohet konsensus për drejtësi nga liderë si Basha e Berisha që janë përgjegjës politikë direkt për masakra dhe korrupsione si “Gërdeci” dhe “21 janari”?! Konsensusi në këtë rast mund të kishte të bënte me gjithçka, për shembull me rilindjen e padrejtësisë, por kurrë me lindjen e drejtësisë. Një pjesë e lidershipit politik është shumë i diskredituar për t’i besuar atë që ambasadori Lu e quan me të drejtë reforma më e rëndësishme e këtyre 25 vjetëve tranzicion. Është koha që për të vendosë vetë Sovrani. Pra, REFERENDUM!

jam dakord!
Vetëm referendumi,- Vox popoli, Vox Dei,- mund të vendosë drejtësinë në binarët e duhur. Bravo Stefani.
Referendum! Dhe sa me pare.
NJE BRAVO te MADHE Z. STEFANI! E VETMJA RRUGE!!
Vetem REFERNDUMI pastron politiken nga banditet me kollare
Referendum por me kusht qe rezultatet e Referendumit te mos i numerojne te deleguarit e Sali Hajvanit dhe te Rames. Rezultatet ti numeroje nje Komision Qytetaresh dhe gazetaresh te kalibrit te Andrea Stefanit,Bedri Islamit ,Thanos,etj etj. Nqs rezultatet e Referendumit do ti numeroje Politika eshte e kote te flasim per rezultat te vertete.Nga kusaret nuk mund te pritet qe popullit ti kthehet malli i vjedhur ? Tung !
Zoti Stefani! Ne mbeshtetje dhe respekt te vecante per kapacitetin tuaj, jo vetem gazetareske, por edhe si nje politikane me i forte se drita e diellit, si nje shqiptare qe vertete e shqetesoje hallet e kombit dhe vendit te vet, dua tu pershendes per kete shkrim brilante dhe te pans hem.
Eshte momenti me delikate nje historine e popullit shqiptare. Dhe no vetem reforma, por reziqe me te medha na presin ne se kjo reforme deshtone apo manipulohet; deri ne c’ekxistence kombetare…..dhe kjo eshte me katastrofikja. Per opinionin tim perendimoret jan ATA qe po shkaterojne pareshtur kete vend, dhe skrupullosin kete popull intelektualishte mjerane.
VETEM REFERENDUMI MBARE POPULLORE ESHTE TERAPIA E KEIJ KANCERI,
REFERNDUM DHE URGJENTE!
Z.Andrea,je shume i perpikt.JU dhe Z.Bedri Islami..po qelloni ne shenje edhe kete here-si gjithmon.Jeni 1-sh ne DITA.Saliu+Luli+Like po vijne verdall si pordha ne breke me manovra bajate me gjoja konsensus,Kur VLAHUTIN e BE ka deklaruar me kohe se :”…reforma duhet votuar edhe pa konsesusin e opozites…”Por Saliu ju turre ashper dhe ajo u terhoq disi nga fronti “luftes ballas”.U fut ne loji fuqishem Lu.Por ai e di se kë ka mik dhe armik Saliu,ndaj betejat do te jen te ashpra.Vetem REFERENDUMI do e mposhte kompanin e horrave me ne krye SALIMILLOSHEVICIN…!
Shyqyr qe e the. Por une jam skeptik deri ne fund per kete safar-vend. Ketu asgje dhe asgje nuk ka per t’u zgjidhur me kete reforme. Edhe me referendum le te behet. Kurren e kurres nuk do t’a besoj (dhe ketu do jemi) qe te shkoje ne gjyq Sala dhe te tjere. Harrojeni! Ky vend s’do t’ja dije as per SHBA as per BE dhe as per aliene.
Shyqyr qe e the. Por une jam skeptik deri ne fund per kete safar-vend. Ketu asgje dhe asgje nuk ka per t’u zgjidhur me kete reforme. Edhe me referendum le te behet. Kurren e kurres nuk do t’a besoj (dhe ketu do jemi) qe te shkoje ne gjyq Sala dhe te tjere. Harrojeni! Ky vend s’do t’ja dije as per SHBA as per BE dhe as per aliene. Kripa nuk mund te shendrrohet ne sheqer.
Shume e sakte dhe bindese. Te adhuroj per forcen e mndimit dhe guximit. Urime
Te lumte dora, z. Stefani. Keta qe “vdesin nga dashuria” per popullin, le t’ja lene ne dore atij te vendose per reformen ne drejtesi.
O Andrea, analizen e ke bere shume te mire, rralle te lexoj dhe kam nje arsye qe lidhet dhe me konkluzionin tend ne fund te shkrimit, qe…Basha te beje nje revolucion komunist. Po ia ke futur fare kot, ti mund te jesh antikomunist, ose jo, por komunistet kane bere revolucion kunder asaj klase politike, kudo ne bote, si kjo e jona, qe e kane bere fertele, e kane shpartalluar vendin dhe ekonomine, qe kane vjedhur e plackitur cdo gje, dhe popullit, te cilin ti e kerkon me te drejte ne referendum, i kane lene kockat, e kane lene te vuaje ne ate fare feje, sa juve ju duket sikur nuk e dini dhe nuk e shikoni por e kerkoni dhe i besoni votes se tij. E po jane keta njerez qe mund te bejne revolucionion “komunist” si thoni ju dhe jo PD e Basha me falangat e tyre.
Megjithate te pershendes per mendimet dhe analizat tuaja, me perjashtim te luftes se pakuptimte antikomuniste, qe do te thote te mohosh shume e shume gjera shume te mira qe pati Shqiperia nga ai sistem….
Te lumte dora, z.Stefani. Ata qe s’lene rast pa deklaruar se “vdesin nga dashuria per popullin”, le t’ja lene dore atij te vendose per reformen ne drejtesi.
DRAFTET SI TE POZITES DHE TE OPOZITES JANE JOKUSHTETUESE PASI PO TI SHIKOSH MIRE MBROJNE INTERESA TE CAKTUARA TE POLITIKANEVE SHQIPTARE QE NESER IKIN ME PARATE E INVESTUARA JASHTE DHE ME FAMILJET E TYRE ….MJERE POPULLI!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Jam plotesisht dakord per referendum!
Referendum por me kusht qe rezultatet e Referendumit te mos i numerojne te deleguarit e Sali Hajvanit dhe te Rames. Rezultatet ti numeroje nje Komision Qytetaresh dhe gazetaresh te kalibrit te Andrea Stefanit,Bedri Islamit ,Thanos,etj etj. Nqs rezultatet e Referendumit do ti numeroje Politika eshte e kote te flasim per rezultat te vertete.Nga kusaret nuk mund te pritet qe popullit ti kthehet malli i vjedhur ? Tung !
e vetmja rruge e paster per te bere drejtesi eshte REFERENDIMI POPULLOR !
shume bukur z. I NDERUAR STEFANI,e ke thene,por ne, te parendesishmit e komenteve te rrugeve ,e kemi thene shume ,shume perpara,dhe shume shume here derisa e kemi bere boz duke e perseritur fjalen REFENDUM MBAREPOPULLOR pafundesisht dhe asgje tjeter !
Duke lexuar kete shkrim mu kujtua botimi i ish presidentit Moisiu gjate kohes se presidences se tij kur Nanoja me Berishen benin loje te dyfshte sikur binin dakort per dhenie konsesusin dhe me vone mohonin ato qe kishin thene per zgjidhjen e problemeve madhore te vendit. Dhe zgjidhja qe bente Moisiu ishte kjo :Ne qofte se ju nuk bini dakort, une ne oren 20.00 do te dal ne tv dhe do ti them popullit se kush jeni: dhe ata te ndodhur perballe ketij kercenimi jepnin menjeher konsesusin. Keshtu duhet te vepronje edhe z. Lu me keta perdryshe qaje reformen ne drejtesi
Vetem REFERENDUMI e zgjidh problemin, nuk ka si te kete rruge tjeter ne kete gjendje ku eshte katandisur vendi dhe drejtesia. Te lumte mendja dhe dora o Andrea Stefani.
Shkrim briland, dakort per REFERENDUM.
Stefan, nuk e ke keq, por nuk e lejojne keta referendumin. Ata kane gjthcka ne dore, edhe gurin, edhe arren. Kam bindjen se sido qe te vertitet keta do te dalin pa lagur.
Kame mendimin se reforma ne drejtesi nuk ka per tu bere kurre.Nuk mund te behet kjo reforme me Sali Berishen dhe Lulezim Bashen qe jane te kredhur ne krime e ne korupsion deri ne gryke.Ata nuk mund te pranojne nje reforme qe do i denoi ata.Reforma mund te behet vetem ne se perjashtohet plotesisht dhe perfundimisht politika.
Pse nuk e di Lu-ja qe Berisha ka vrare?Nje drejtesi qe ka kumbar berishen eshte e deshtuar pa nisur.:Luja do te shpetoje lakren dhe dhine njekohesisht.Hipokriti N-1 eshte Lu-ja.