Referendum i kotë

redaktor

Letër e nënshkruar,

Kol Rrudha

Zoti Kryeredaktor! Tërheq vëmendje shqyrtimi në “Dita” i poetit të shquar e gazetar njëkohësisht, mbi: “Nëse PS ka apo s’ka 150 mijë anëtarë”, ku çështja shkon deri edhe në anulim kongresi. Pyetja që më vjen për Arben Dukën e madh, në thjeshtësinë e vet, është, gjithnjë në referim të interesave shoqërore e kombëtare: nëse vërtet ndodh, ku gjendet e dobishmja në këtë zhvillim? Këtu e gjej arsyen të sugjeroj, jo kongresi, por referendumi duhet anuluar. Sa më parë, më mirë. Këmbëngulja për referendum, e mbështetur dhe prej kryetarit të asamblesë, duket si një karshillëk i kotë, sepse synon të zgjidhë një çështje të zgjidhur. Fitorja e sigurt e Ramës edhe në këtë referendum, nuk mund të pranohet nga “sifraksionistët” brenda llojit.

Çuditërisht, kjo mendësi e pahijshme dhe për opozitar, në qëllimin e vet, kishte qenë dhe e Ben Blushit më 2009. Zgjedhjet e grabitura nga PD-ja ai i konsideroi të humbura nga PS-ja dhe pa e zgjatur kërkonte dorëheqje të Ramës. Referendumet nuk mund të shpërdorohen për dukuri sherrxhinjsh. Të tillë gjithmonë do të ketë. Në mbyllje, them se Edi Rama në krye të Partisë Socialiste, u zgjodh edhe kryeministër pas votës masive të vitit 2013. Kongresi i fundit dhe statuti që miratoi, duke anuluar të vjetrin, zgjidhi përfundimisht “çështjen-statut”, një provokim djallëzor ky për ta mbajtur këtë vend të stërmunduar në amulli të përhershme. Keqdashës të huaj, s’kanë kërkuar më shumë prej rrëmujaxhinjsh politikë të këtushëm.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *