REFERENDUM!

anazapta

Angazhimi me profil të lartë i Ambasadës Amerikane dhe Delegacionit të BE në mbështetje të reformës në drejtësi nuk flet vetëm për rëndësinë jetike që ka kjo reformë për europianizimin e Shqipërisë por edhe për vështirësinë e madhe të realizimit të saj. Shkurt, ndërkombëtarët janë të vetëdijshëm se kundërshtimin më të madh do ta kenë brenda klasës politike, dhe kur them këtë, kam parasysh një pjesë të lidershipit si edhe të deputetëve. Deklarata optimiste, si kjo e fundit ambasadorit Lu, për kinse disa fillesa “uniteti” të lidershipit të të dy kampeve lidhur me reformën (unitet që në fakt nuk duket gjëkundi), nuk është as verbëri dhe as naivitet, por thjesht një taktikë apo “emulacion” për t’ju ngulitur në tru politikanëve shqiptarë se çfarë presin SHBA nga ata. Pra, ata ose duhet të merren vesh për reformën, ose do kenë përballë SHBA!

***

Por pikërisht tek “ultimatume” të tilla që këmbëngulin për konsensus mes liderëve të politikës, qëndron edhe rreziku i kompromentimit të reformës. Sepse një pjesë e lidershipit dhe e klasës politike janë të korruptuar aq palcërisht, sa nuk mund të dakordësohen për një reformë të vërtetë në drejtësi pa ja futur thikën vetes. Ata mund të bien dakord vetëm për një “drejtësi” që nuk i ndëshkon. Por një drejtësi që bën seleksionime duke falur për shkaqe politike të fortët e politikës, nuk do të qe më drejtësi. Perëndia e drejtësisë i ka sytë e lidhura dhe punon vetëm me peshore. Ajo nuk bën dallime nëse në kandarin e saj është vënë një këpucar, një president apo një ish-kryeministër. Gurët e ligjit peshojnë njëlloj. Të reformosh drejtësinë do të thotë t’i japësh fund, në radhë të parë, pandëshkueshmërisë së lidershipit politik. E si mund të shpresosh që ky lidership të bashkëpunojë “en bloc” për një gjë të tillë?! Prandaj ajo që e rrezikon reformën, dhe ngjan vërtet si një paradoks, nuk është mosmarrëveshja por marrëveshja me politikanët e korruptuar. Një gjë e tillë nuk është konsensus por nonsensus!

***

Nuk duhet harruar se pandëshkueshmëria është betonuar pikërisht në majat e politikës, në Olimpin e saj. Dhe pandëshkueshmëria nuk është një nocion abstrakt. Ajo është një realitet konkret që dominon prej 25 vjetësh në Shqipëri. Gjatë këtyre dekadave ajo ka krijuar mbështetësit e vet, mbi të gjitha, në lidershipin politik. Por jo vetëm aty. Sepse këto lidershipe e kanë përdorur korrupsionin për të konsoliduar pushtetin duke korruptuar jo vetëm ca gjykatës e prokurorë, por edhe elektorate relativisht të gjera. Sepse kur këto elektorate të korruptuara votojnë për liderë të fortë dhe të korruptuar si Berisha, që nuk janë ndërruar që nga koha e Luftës së Ftohtë, votojnë në fakt për pandëshkueshmërinë si statuskuo që nuk duan ta ndryshojnë me një tjetër, atë të drejtësisë. Ngaqë ndihen edhe ata të rrezikuar dhe jo vetëm liderët e tyre. Reforma në drejtësi dhe gjithë mbështetësit e sinqertë të saj, duhet të përballen me gjithë këto falanga të pandëshkueshmërisë që do të rezistojnë për jetë a vdekje. Por përballë realitetit të pandëshkueshmërisë, drejtësia ka një disavantazh. Ajo nuk është ende një realitet, nuk ka institucionet e saj. Është akoma një nocion abstrakt. Madje edhe më keq. Ajo është shpresuar më kot në këto 25 vjet, sa shumë shqiptarë që e duan vërtet, megjithatë, e kanë shpallur një ëndërr të paarritshme, thuajse një utopi. Edhe këta janë viktima të një pandëshkueshmërie këmbëngulëse të neglizhuar për mbi dy dekada dhe të një drejtësie të sakrifikuar për interesa më madhore rajonale edhe nga ndërkombëtarët, edhe nga SHBA dhe BE.

***

Por tashmë ndërkombëtarët kanë ndryshuar mendim. Thonë se ka ardhur koha për drejtësi (Pse nuk qe më parë?! E megjithatë më mirë vonë se kurrë!) dhe shfaqen shumë të vendosur. Veç nuk duhet të gënjejnë veten se mund të arrijnë të dhelpërojnë pjesën e korruptuar të lidershipit politik shqiptar, duke e bërë të aderojë pro reformës thjesht me “emulacion”, apo duke i thënë bravo për “unitetin”, ndërkohë që ata po grinden për sugjerimet e Komisionet të Venecias, pikërisht duke nxjerrë yçkla konflikti që synojnë jo dakordësinë, por mosdakordësinë.

***

E vërteta është se liderët e korruptuar dhe autokratë, si Berisha dhe Basha, që punojnë nën rrogoz kundër reformës duke luajtur pjesën sikur shqetësohen për të, që sillen sikur preokupohen se mos reforma prek pavarësinë e institucioneve apo sovranitetin e shtetit, i kanë hyrë rrugës klasike të sabotimit të reformës me anë të konfliktit dhe destabilitetit. Ky është qëllimi i tyre kur bëjnë thirrje edhe për zgjedhje të parakohshme, një skenar që e kemi parathënë këtu e dy vjet më parë.

***

A duhet që amerikanët apo europianët të vazhdojnë të bëjnë sikur nuk e kuptojnë kaq gjë, a duhet që ambasadori Lu të vazhdojë të luajë me kinse është optimist për unitetin e lidershipit të të dy krahëve pro reformës? Ne mendojmë që jo. Sepse është utopike të shpresohet se peshkaqenët e pandëshkuar të korrupsionit, do të bien dakord për reformën, që do të thotë se bien dakord që në një të ardhme jo të largët, të ngecin edhe ata në rrjetat e një drejtësie të pavarur. Konflikti politik mbi reformën në drejtësi synon që ndërkombëtarët (SHBA dhe BE) të bëjnë tolerime duke u lejuar liderëve të korruptuar që ta “reformojnë” reformën në drejtësi duke e bërë të padëmshme për korrupsionin e pandëshkuar. Këtij lidershipi të stërvjetër, të korruptuar dhe konfliktual nuk duhet t’i jepet ky shans.

***

Atëherë si i bëhet? Ka vetëm një zgjidhje. Reforma në drejtësi duhet t’u hiqet atyre prej duarsh dhe t’i besohet sovranit. Ajo duhet të kalojë në referendum popullor. Dhe vetëm kështu ka shanse të fitojë. Dhe ka vërtet shumë, po shumë shanse! Sepse të gjithë shqiptarët e dinë, pavarësisht nga propaganda e PD se gjoja atë e ka bërë Fatmir Xhafa dhe “të kuqtë”, se reformën e kanë shkruar ca shqiptarë por e kanë diktuar ekspertët ndërkombëtarë. Si e tillë ajo është një produkt i distancuar nga çdo gjakim i lidershipit të të dy krahëve. Është një reformë në interes të publikut, të shtet-formimit dhe integrimit të Shqipërisë. Nuk ka asnjë dyshim se në një referendum ajo do të votohej nga shumica dërrmuese e shqiptarëve. Vetëm në referendum SHBA dhe BE do të gjejnë aleatët e vërtetë për reformën në drejtësi që janë shumica e shqiptarëve, elektoratet e dëshpëruara nga padrejtësia dhe pandëshkueshmëria dhe të pa joshura nga lëmoshat dhe thërrimet e tyre.

***

Në të kundërt, të shpresosh ta miratosh atë me votat e liderëve qartazi të korruptuar dhe me duar të përgjakura dhe klaneve rreth tyre, do të thotë t’u krijosh shanse atyre që ta tredhin reformën në drejtësi duke hapur kanatet e një epoke të re për pandëshkueshmërinë e vjetër. Prova e referendumit do të nxirrte në shesh edhe hipokrizinë e liderëve të pandëshkuar. Sepse me akuzat që kanë lëshuar kundër palës kundërshtare, duhet të qenë ata të parët që duhet të kërkonin referendum. Sesi mund të kërkojë Basha konsensusin e Ramës për drejtësinë kur e quan atë “të keqen më të madhe për Shqipërinë që duhet larguar një orë e më parë me çdo mjet” pra edhe me revolucion të dhunshëm të tipit komunist?! A nuk do të qe konsensusi një hipokrizi? Por edhe në krahun e Ramës, si mund të shpresohet konsensus për drejtësi nga liderë si Basha e Berisha që janë përgjegjës politikë direkt për masakra dhe korrupsione si “Gërdeci” dhe “21 janari”?! Konsensusi në këtë rast mund të kishte të bënte me gjithçka, për shembull me rilindjen e padrejtësisë, por kurrë me lindjen e drejtësisë. Një pjesë e lidershipit politik është shumë i diskredituar për t’i besuar atë që ambasadori Lu e quan me të drejtë reforma më e rëndësishme e këtyre 25 vjetëve tranzicion. Është koha që për të vendosë vetë Sovrani. Pra, REFERENDUM!

Share This Article
6 Comments
  • kokate e politikes jane ne sherbime te amerikes dhe antishqiptariazmite qe na rethone dhe amerika tjeter thiote e tjeter bene ne realitete kjo eshte realja qe po jetojme shkatrimine kure vjene nga amerika terorizmi FMN dhe thote vrisni e priosni dhe merjuni parrate qe kane biznesite te vogel kjo nuk durohete dhe nuk flete per grabitjen e pasuris kombetare si nafta e berja e investimve me miliona euro 1 km autostrade kute standarti botrore e ka te shenusre sa vete ketu vidhete pa meshire kjo eshte demokracia amerikane me FMN bastarde si cekic ne kok poshte antishqiptarizmi i pameshirshem me ne krye keta te bleret qe a udheheqin

  • Se kush po e saboton reformen, kete e di i madh dhe i vogel ne Shqiperi. Ata jane Sali Berisha dhe Ilir Meta si kapo te korrupsionit dhe Bujar Nishani si militant i verber i PD dhe babait shpirteror Saliut.

  • Ndaj bindjen e forte me A.Stefanin,,,,vetem nje REFERENDUM popullor mund te behet garanti I pacenueshem I kalimit te Reformes Qilizem ne Drejtesi dhe efekteve te mezipritura prej saj,nga shumica e derrmuese e Popullit Shqiptar.

  • Eshte loje e gjith kjo shemtire politike qe ndodh ne shqiperi. Vota e 23 qershorit ishte vote per te denuar Sali Berishen dhe kelyshet e tij per shkaterimin e ketij vendi per 25 vjet.Por mazhoranca ra ne kurthin e ngritue nga Saliu me k/zagarin e ketij kombi ILIR METEN.Gjithnje e me teper po qartesohet roli i dyshimte e K/ministrit Edi Rama i cili ka mare persiper shkaterimin e P.S.te dhe dorezimin e saj tek L.S.I.ja e like floririt,prandaj shtrohet si domozdoshmeri ngritja ne protesta e mbare popullit dhe ti kerkojne qeverise denimin e kriminelave dhe hajduteve te ketij kombi duke shkuar edhe drejt referendumit.Kjo gje do te beje qe kasta e kriminelave si Sali Berisha e kompani te mos marin flamurin e dekriminalizimit por te ndeshkohen per krimet e kryera.Eshte turp per mbare popullin qe sharlatane nderkombetare na trajtojne sikur jemi fise egersirash dhe mundohen qe me amulline qe krijojne te godasin perfundimisht historine e nje kombi nnga me heroiket ne europe.

  • —————————————————————————-

    Z.Rama

    i vetmi qe ngul kembe per reforme te thelle ne Drejtesi

    te tjeret

    Meta, Berisha, Basha dhe opozita kunder sepse i druhen “Arresimevet”, prandaj perpiqen t’a kthejne politikisht berjen e reformes.

    ————————————————————————————–

  • Re forma po sabotohet nga Lu-Lu.te qe sot mbajne penge edhe politiken edhe te ardhmen e ketij vendi.Sai kryekrimi po bene ç’mos me ç’do kusht se do te hape “kasaforten” ne qofte se “miqte” e tradhetojne e per pasoje mund e duhet te humbasin Shqiperine nje pike strategjike ne lojrat gjeopolitike te superfuqive!Ndaj Ai ose (atij) i jipen garancira se ushtaret e gardes se tij duke filluar nga Lu-ja i SHQUP.it kurr nuk do te shkoje ne dyert e drejtesise pasi do te dalin te palarat e pazaret e pista qe deklaron edhe atdhetari e Shqiptaro-Amerikani ,GERI KOKALARI!Nje pyetje shpesh na ngacmon se perse Lu-ja i rruges se Elbasanit nuk takon z.Rama,apo ky i dyti i ka mbyllur deren per kete problem si nje here ne nje kohe i ndjeri Shehu me Carçanin!Mos vajtja e nje e dy tek çelsi i ç’drejtesise Meta eshte presion qe i behet ketij nga pala kundeshtare se:Po vajti Sala e Luli perpara drejtesise ,eshte edhe Likja qe ka radhen ,ndaj me ç’do kusht duan ta lene vetem Ramen duke sabotuar reformen per (LSI-Lulin,Salen dhe Ilirin)!Sensibilizoni popullin si me mbetjet kimike dhurate se su pranua nga populli e drafti ti drejtohet popullit sovran per draftin si i vetmi legjitim i pa kompromentuar ne afera armesh,trojesh,pasurish shteterore,megavjedhjesh e falje trojesh per interesa te paleve te treta!R E F E R E N D U M dhe vetem R E F E R E N D U M per te çimentuar nje here e mire shtyllen me te forte te demokracise se nje vendi,shtyllen e DREJTESINE pavaresisht se kush shkon prapa hekurave.Sept Blater e Mishel Platini i zhduken nga faqja e arrenave te futbollit “miqte” vetem e vetem se te dy bashkepunuan duke mos ia dhene ne 2022 spetaklin me te madh futbollistik “Kamp.Boteror” Amerikes por Katarit ,duke i akuzuar per shuma 1 million euroshe te pa dokomentuara, ndersa tek ne qe jane vjedhur e gjithe pasuria e ketij vendi e jane bere disa kokra miliardere duke perfituar te gjithe djersen e ketij populli e pasurine e ketij vendi Salinjte e Lulet rruhen e behen lloj lloj makinacionesh vetem e vetem qe mos te shkojne perpara dyerve te drejtesise duke u marre peng (per garanci) i gjithe sistemi i drejtesise!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *