Referendumi, AKIP: Pretendimet e qeverisë, të pabaza

redaktor

Aleanca Kundër Importit të Plehrave ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila i hap rrugë referendumit mbi importin e mbetjeve. Në një njoftim për shtyp AKIP falënderon të gjithë firmëtarët ndërkohë që vendimin e Kushtetueses e cilëson si më pozitivin ndërmarrë në periudhën e demokracisë. “Mbi 64 mijë qytetarët firmëtarë mund të ndjehen krenarë se ne të gjithë ia dolëm. Grupi nismëtar e ka të vështirë të harrojë përpjekjet dhe këmbënguljen e të gjithë firmëtarëve për të dhënë firmën e tyre në përputhje me kushtet torturuese të përcaktuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjatë muajve të parë të vitit 2012. Për secilin prej atyre që firmosën, një falënderim i veçantë në emër të të gjithë shqiptarëve. Secili prej tyre duhet të ndihet sot krenar sepse ka kontribuar jo vetëm në forcimin e demokracisë por edhe në mbrojtjen e vendit dhe të jetës sonë nga rreziku i importimit të plehrave. Së fundi, vendimi i Gjykatës Kushtetuese tregon se pretendimet e Qeverisë kundër mbajtjes së referendumit ishin të pabaza”, thuhet në deklaratën e kësaj Aleance.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *