Referendumi në Katalonjë, Mbreti Felipe VI: I paligjshëm

Gazeta Dita

Në një mesazh të rrallë përpara kombit, Mbreti Felipe VI i Spanjës ka dënuar mbrëmjen e kësaj të marte organizatorët e referendumit për pavarësinë e Katalunjës.

Ai i ka akuzuar ata për “vetënxjerrjen në paligjshmëri” të tyre.

Në fjalimin televiziv përpara kombit, Mbreti Felipe VI tha se situata në Spanjë është kthyer në “ekstremisht serioze”, duke bërë thirrje kësisoj për unitet.

Mijëra njerëz në Katalunjë kanë protestuar për shkak të dhunës së policisë spanjolle gjatë votimit të së dielës, ditë në të cilën u plagosën rreth 900 persona.

Qeveria qendrore e Madridit e ka përshkruar referendumin si të paligjshëm, nisur edhe nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese që e kishte shpallur të tillë që para se të zhvillohej.

Share This Article
2 Comments
  • O palle cfare pune ben, cfare krijon, cfare kontributi jep apo vetem dreka, darka dhe sex me paret e qytetareve.
    Jahte, makina luksoze, qejf o qejf, qytetareve ci qi t’emen te paguajne taksa e ty mos te laget menderja, toc 2 metrosh.
    Me Katalunjen do ta masni mire sumen, nuk mban me uje pilafi, filloji shperberja, rradhen e ka krahina Baske, o mender Mbret.

  • Po Trenat,Avionet,Eskortat,Pallatet,Shkollat private,Banka….etj PRIVATE qe ju si Princ Zoteroni a jane te ligjeshme????

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *