Prej orës 07:00 të mëngjesit të sotëm janë hapur qendrat e votimit në Maqedoni për referendumin që ka të bëjë me ndryshimin e emrit të shtetit.
Autoritetet maqedonase kanë bërë me dije se të drejtë vote kanë 1.806.336 qytetarë.
Qendrat e votimit do të jenë të hapura deri në orën 19:00. Vota e sotme në referendum konsiderohet historike sa i përket aspiratave të Maqedonisë në rrugën drejt Bashkimit Europian dhe NATO.
Në fletën e votimit, qytetarët do të zgjedhin pro apo kundër ndryshimit të emrit në “Maqedonia Veriore” në kuadër të marrëveshjes me Greqinë.
Një numër i lartë vëzhguesish ndërkombëtarë dhe vendas po monitorojnë të gjithë këtë proces. Autoritetet më të larta të Bashkimit Europian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës u kanë bërë thirrje qytetarëve të Maqedonisë që të votojnë pro ndryshimit të emrit, në mënyrë që vendi të vazhdojë në rrugën euroatlantike.
o.j/dita

Shqiptare! Mos nguteni te rikonfirmoni humbjen e identitetit tuaj shteteror, kombetar,gjuhesor e fetar, para nje sajese qe nuk i ka keto tip[are as kombetare e as shteterore e gjuhesore,por as fetare,Ju duhet kushte per vetimMosni ashtu sic vepruan pa kushte dy shtetet tona me njohjen pa asnje kushtezim te IRJM per shtet