Siç duket Rama kësaj here,
na e paska lexuar gazetën,
kur thoshim-se çështja e mandatit,
duhej zgjidhur qysh në dymijë e trembëdhjetën!
Qysh atëherë-ka shkruar “Dita”,
duhej mbledhur formalisht një kongres,
që të ndreqej neni përkatës,
që mandati i kryetarit mos pritej në mes!
Po socialistët të dehur nga fitorja,
mund t’u jetë dukur veprimi më kot,
por ajo që s’u bë atëherë,
është e pamundur që të bëhet sot!
Ajo që nuk u bë atëherë,
është e pamundur që të bëhet sot,
se kryetari tani nuk zgjidhet në kongres,
por sipas parimit: “Një anëtar-një votë!”
Rama e ka kuptuar pamundësinë,
që kongresi ka për një zgjidhje tjetër,
se ende në kongresin e radhës,
do jetë fuqiplotë statuti i vjetër!
Rama ka vendosur të jetë institucional,
dhe s’do t’i shkeli normat kësaj radhe,
ndaj hodhi në skenë referendumin,
si zgjidhje të paplotë dhe hileqare!
Ka mundësi ky opsion në kongres të fitojë,
një zgjidhje do të gjendet domosdo,
por anëtarësia kur të votojë,
s’e dimë përse do thotë: “Po” – apo “Jo”?!
Fjala vjen, një pyetje mund të jetë:
“A mund t’i pritet Ramës mandati në mes?”,
dhe nëse do kemi një “jo” të fuqishme,
një mandat krejt të ri Edi Rama ka në thes!
Kuptohet që Edi Rama kësaj radhe,
ka menduar me goxha larghedhje,
dhe opsioni që thamë pak më lart,
mund të konsiderohet edhe zgjedhje!
Nëse teorikisht do fitonte “Po”,
edhe pse s’del le ta themi kot,
atëherë Rama do shkonte në zgjedhje,
sipas parimit: “Një anëtar-një votë!”
Ne dimë të hyjmë në zemër të problemit,
asnjëherë nuk dimë të rrimë anës,
ndaj themi që Referendumi në çdo rast,
do jetë në favorin e Ramës!
Varianti i parë që sollëm,
është një rizgjedhje-po e kamufluar,
varianti i dytë çon në zgjedhje,
por në një kohë të vonuar!
Më në fund Rama ka zbritur në tokë,
dhe nuk e quan veten të rikonfirmuar,
ndaj zërat servilë përreth tij,
automatikisht sot janë shuar!
Referendumi do kryhet,
kongresi do votojë unanim,
ai mund të vlejë dhe si zgjedhje,
por edhe si start për votim!

Nese Kryeministri (Rama, se per ate behet referendumi!) do quhet “i zgjedhur”,
ai eshte zgjedhur jo vetem nga socialistet, por edhe nga L-S-istat e Metes, apo jo?
Pse nuk perfshihen ata ne referendum?
Po, Partia Socialiste eshte ne qeveri, por nuk eshte vetem ajo, nuk mbetet dot vetem ajo, PS eshte ne kolacion ekzistencial me LSI.
Pyetja e Referendumit, edhe si konceptim, si permbajtje, eshte anapodha, jo vetem si formulim.
Nese eshte vetem per postin e Kryetarit te PS-se (Rama, se per ata eshte fjala), atehere po, mund te pyeten vetem socialistat.