Shumica e sllovenëve i thanë jo martesave midis të njëjtës gjini.
Referendumi i zhvilluar të dielën, vendosi me shumicë votash për të kundërshtuar ndryshimet ligjore që i hapin rrugë martesave të tilla. Ligji për lejimin e martesave homoseksuale u miratua nga qeveria në mars të këtij viti, por kundërshtarët mblodhën mijëra firma që duke e çuar çështjen në referendum.
Votimi i djeshëm i ka thënë “Jo” martesave të tilla, ndërsa në Kodin e Familjes mbetet fraza “bashkimi i mashkullit me femrën”, dhe jo “bashkimi midis dy individëve”.
Pjesëmarrja në referendum nuk ishte shumë e lartë, por gjithsesi mbi 20% që e bën të vlefshëm atë. Të dhënat zyrtare bëjnë me dije se nga 36% e pjesëmarrësve në zgjedhje, 63.5% ishin kundër martesave dhe 36.5% në favor të martesave. Sllovenia është një shtet me shumicë të popullsisë katolike. /Dita/
