Referendumi serb, BE rekomandon grumbullimin e votave, Kurti: E mundur vetëm përmes postës! Kërcënon Vuçiç: Do ketë pasoja nëse nuk lejohet

Ornela

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se është e rëndësishme që qytetarët serbë në Kosovë të ushtrojnë të drejtën e votës në referendumin për ndryshimet kushtetuese në Serbi, që mbahet të dielën, më 16 janar.

Ai tha se edhe në të kaluarën, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), ka lehtësuar grumbullimin e votave të qytetarëve serbë që jetojnë në Kosovë.

Kosova nga ana tjeter i eshte pergjigjur se qytetarët serbë me shtetësi të dyfishtë do të mund të votojnë vetëm përmes postës apo Zyrës Ndërlidhëse serbe në Prishtinë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se votimi në referendumin e një shteti tjetër, në një territor sovran, “nuk është praktikë e pranueshme nga asnjë shtet demokratik”.

“Gjatë një bisede me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Joseph Borrell unë shpreha qëndrimin tonë: Serbët në Kosovë me shtetësi të dyfishtë mund të votojnë në referendumin e Serbisë përmes postës apo në Zyrën Ndërlidhëse në Prishtinë. Referendumi i një shteti tjetër në një territor sovran nuk është praktikë e pranueshme nga asnjë shtet demokratik”

Edhe pse mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë nuk është çështje e përfshirë në dialog, sipas zëdhënësit Peter Stano, kjo gjë ka ndodhur në të kaluarën nën mbikëqyrjen e OSBE-së, dhe palët mund të komunikojnë përmes organizatës.

Menjehere eshte pergjigjur presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, i cili tha se moslejimi i mbajtjes së referendumit në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë “do ketë pasoja afatgjate përtej asaj çfarë mendojnë shqiptarët dhe komuniteti ndërkombëtar”.

“Është shumë më e rrezikshme që po përgatiten për referendumin, e kjo është që të mos lejohen serbët të votojnë. Kjo do të shkaktojë pasoja të gjera”, ka thënë Vuçiç. I pyetur nëse serbët do të lejohen të votojnë në Kosovë, Vuçiç ka thënë: “Do ta shohim”.

“Pasojat do të jenë shumë më të rënda dhe më të gjera sesa shqiptarët dhe QUINT-i e imagjinojnë për momentin. Të respektojmë marrëveshjen e Brukselit dhe gjithçka që është rënë dakord paraprakisht”, ka shtuar ai

o.j/dita

Share This Article
9 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *